KOÇO KOKËDHIMA

Intervista - - AKTUALITET -

Deshëm t’i bënim një intervistë edhe deputetit socialist që ka qenë në qendër të mediave këtë javë, Koço Kokëdhimës. Me zotin Koço deshëm t ë përqendroheshim te problemet e punësimit. Se, na bëri përshtypje ajo çka deklaroi ai këtë javë, që zyra e tij në Sarandë, por edhe zyrat e tjera në Vlorë etj., kanë ndihmuar shumë njerëz për t’u futur në punë. Nuk e vëmë në dyshim këtë. Edhe viktima e ngacmimit seksual në Sarandë qe futur në punë në një hotel, pasi zoti Koço ia kishte kërkuar këtë pronarit në një mbledhje. Pyetja jonë për zotin Koço, do të ishte: Pse nuk ua lë ai në dorë këtë punë zyrave të punës që ka hapur zoti Veliaj?! Pastaj, pse duhet të futen në punë vetëm socialistët? Vetem ata janë të varfër dhe kanë nevoja?! Po atyre që nuk janë socialistë dhe që nuk kanë votuar për zotin Koço, si do t’u vejë halli?!

Gjithashtu, deshëm ta pyesnim zoto Koço edhe për atë që u shkruajt në shtyp këto ditë

nga një i afërm i tij. Ai shkruante se zoti Koço ndihmon gjithë banorët e zonës së tij që kanë halle shëndetësore. Mjafton një sms drejtuar atij dhe, për votuesit e zotit Kokëdhima, që janë në spital, hapen gjithë dyert, gjenden ilaçet etj. Prapë po pyesim: Po ata që kanë votuar kundër tij, apo që nuk dinë numrin e celularit të zotit Koço, ç’duhet të bëjnë? Duhet të vdesin?! A është normale të vazhdohet kështu? Kjo është rruga si do të rregullohen gjërat

në këtë vend? Duke u shkuar nga prapa deputeteve për një hall apo vend pune? Dhe, së fundmi, si e shpjegon zoti Koço faktin që për këto gjëra nuk flet njeri? Më shumë zhurmë në sht yp e në media bëhet për dëshirën seksuale të një 60 vjeçari, sesa për këtë perversitet shoqëror. A thua se është më e rëndë shfaqja e një perversiteti, apo ndëtimi i një sistemi pervers të futjes në pune, apo të përfitimit të shërbimeve të shtetit, në këmbim të një vote…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.