Flori sjell i pari: icebucketchallenge për ALS

Intervista - - JAVA VIP -

Chris Brown, Jennifer Lopez, Rita Ora e shumë këngëtarë të tjërë me famë botërore janë bashkuar në nismën më të re, Ice challenge ( sfidës me akull) për t’u sensibilizuar për sëmundjen ALS. Ai që e realizon videon duhet të nominojë dikë tjetër dhe ky i fundit një person tjetër e kështu me radhë. Brenda 24 orësh nominimi, personi, ose duhet të realizojë hedhjen e kovës me akull në kokë, ose duhet të dhurojë para për të sëmurët në fjalë, ose duhet t’i bëjë të dyja këto. Kështu, në Shqipëri, Flori Mu- majesi ishte i pari që e mori këtë nismë duke futur në këtë rreth më pas edhe shumë këngëtarë të tjerë nëpërmjet nominimit. Flori, Elvana, Klajdi Haruni, Getoari, Ronela e shumë të tjerë e kanë pranuat nominimin e kolegëve duke hedhur ujë me akull në trup. Kjo nismë po përhapet aq shumë saqë duket sikur po kthehet në një trend, siç ishte dikur “selfie”, por këtë herë, ajo ka një qëllim human: Sensibilizimin për sëmundjen ALS ( skleroza amiotrofike laterale, që njihet edhe si sëmundja e Lu Gerigut).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.