Dafina Zeqiri dhe Gold Ag në fillimet e karrierës së tyre!

Intervista - - JAVA VIP -

Ajo, një vajzë e ëmbël, ndërsa, ai një djalosh serioz… Këtë përshtypje të japin këta dy personazhe teksa i sheh në foto. Po flasim për Dafina Zeqirin dhe Gold Ag, të cilët para shumë vitesh duket se paskan patur edhe miqësi me njëri- tjetrin. Atëhere, Dafina ka qenë një vajzë e thjeshtë, pa ndërhyrjet estetike dhe pa ekstravagancën që e karakterizon në performancat e saj. Sot, ajo është një ndër këngëtaret më të preferuara që këtë verë pati një axhendë mjaft të ngjeshur me koncerte. Edhe skandalet kanë qenë pjesë e jetës së saj artistike, ku do të veçonim ndarjen me Ledrin. Shumë po përflitet se ata të dy janë ribashkuar pas bashkëpunimit në klipin “Got ur back”, edhe pse Ledri pohon se janë vetëm miq. Megjithatë, teksa shohim këtë foto, na merr malli për ëmbëlsinë e Dafinës së atëhershme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.