Lori Hoxhës i soset durimi

Intervista - - JAVA VIP -

Edhe pse rrallë i lexon komentet që bëhen për të në Facebook, Lori Hoxhës i janë kthyer ato në fobi. Sa herë që futet të hedhë një sy, ajo lexon me frikën se mos sheh ndonjë gjë që do t’ia kthejë mbrapsht ditën. Kjo ndodh me pothuajse të gjithë personazhet e njohur, pasi të qenit person publik, siç edhe e dimë tashmë, i ka të dyja anët, si pozitiven, ashtu edhe negativen, por e tejngopur me vrerin dhe inatet e shfryra, Lori më në fund e ka shprehur haptazi që ky fakt e shqetëson tej mase, madje akoma më shumë, e shqetëson fakti që 99% të këtyre komenteve bëhen nga femrat të cilat shprehen me urrejtje. “Pikërisht femra, thotë ajo, që do të sjellë në jetë femra. S’e kuptojnë këto femra që çdo femër është e bukur ashtu siç e ka bërë Zoti? S’e kuptojnë këto femra që një fjalë vret e një fjalë merr edhe jetë?”. Nga reagimi i saj, i cili është shumë më shumë se ky që po sjellim për ju, duket që për Lorin është mbushur kupa, ndaj edhe ka reaguar publikisht, me shumë fjalë, të cilat shkurtimisht, mund të përmblidhen në: “Jetoni dhe lërini të tjerët të jetojnë!”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.