Stelina: Tradhtia s‘do një rast të dytë

Dafina Zeqiri më kopjon!

Intervista - - MUZIKE -

“Le ta dinë”, thotë Stelina në këngën e saj, ndërsa e pyetur për jetën e vet, përgjigjet se është singëll; ndonëse i dedikon këngë dashurisë. “Dashuri kam mjaft, thotë ajo, por jo për një person në veçanti”. Thotë se ka marrë shumë kritika, ndër të cilat disa i janë dukur shumë pa vend. Për më shumë rreth Stelinës, muzikës që ajo bën edhe jetës personale, ju ftoj të lexoni intervistën e bërë më anë të internetit…

Rita Rrjolli: - Përshëndetje Valmira… apo Stelina! Si të të drejtohem?

Stelina: - Përshëndetje nga Stelina!

- Ku ndodhesh tani që po flasim?

- Jam e shtrirë në dhomën time të gjumit.

- Si ka ecur deri më tani kënga jote e fundit “Le ta dinë”?

- Nuk ka shumë që e kam lançuar klipin dhe interesimi i mediave në përgjithësi, është ai që tregon më shumë se si u prit klipi.

- Duket sikur do t ’i shesësh mend botës me fjalët e këngës... A mendon se ke ziliqarë?

- Uroj që po, se ai që ka ziliqarë në këtë botë, ka gjithçka. Ziliqarët, gjithsesi mua s‘më prishin punë.

- A është e domosdoshme për ty që ndjenjën tënde ta dinë të gjithë të tjerët?

- Hëm… Ka raste kur njeriu ndjen nevojën të flasë, të shpërthejë, se i duket se është i ndrojtur dhe me shpalosjen e shpirtit, ndihet më rrehat. Më ka ndodhur edhe mua të flas ndonjëherë kështu…

- Sa kohë të mori realizimi i këngës “Le ta dinë”?

- Këngën e kisha realizuar në shtatorin që lamë pas, por e lançova së fundmi, domethënë, ka vonuar të dalë në treg e jo të realizohet sepse për t’u realizuar, është realizuar brenda ditës.

- Po klipin, pse zgjodhe ta bësh në Shqipëri?

- Desha të provoj punën me “Max Producion”. Kjo ishte arsyeja dhe besoj se ka rezultuar për mirë.

- Duket se Dafina Zeqiri ka kopjuar klipin tënd, duke përdorur madje të njëjtin djalë si model… Si të është dukur k jo gjë?

- E vërt etë… Artistët shpesh e quajnë inspirim e jo kopjim, por klipi im ka dalë shumë më herët se ai i Dafinës. (Qesh)

- Kjo këngë duket sikur i është dedikuar një dashurie të madhe... E vërtetë?

- Po, kjo këngë u është dedikuar të gjithë atyre që duan dikë me shpirt dhe pa komplekse.

- Ti, kujt ia ke dedikuar?

- Kënga është punuar nga Ad hoc dhe po e le që, kur të dashurohem, t’i përshtatet dashurisë sime, sepse është e sigurtë që do të jetë e pa kushte dhe pa komplekse.

- Modeli në këngë, ka tiparet e mashkullit tënd ideal?

- Hehehe… (Qesh) Nuk e di, por kur të gjej mashkullin, do të them a ngjan, a jo.

- Me një fjali, ç‘është dashuria për ty?

- Dashuria për mua është çlirim i ndjenjave nga shpirti karshi një djali që të ngacmon çdo hormon të trupit. Nëse bën të shtoj edhe një fjali tjetër, do thoja: Ndjen nevojen e tij për ta parë, për të folur, ose edhe vetëm për të heshtur përballë tij, duke e shikuar drejt në sy.

- Po zhgënjimin, e ke njohur?

- Besoj se të gjithë njerëzit në jetë e njohin zhgënjimin.

- Më mirë një zhgënjim në dashuri, apo në shoqëri?

- Zhgënjimi, ngado që të vijë, dhemb, por e rëndësishme është që zhgënjimi të të forcojë, të të jap mësime dhe mos të mbetesh mbrapa nga gjithë ajo ndodhi.

- A je njeri që i fal gabimet, Stelina?

- Përderisa Zoti është ai që fal, kush jam unë që të mos fal?! - Nëse do të gjendeshe përballë një tradhtie, do ta falje?

- Do të distancohesha; tradhtia s‘do një rast të dytë.

- A beson se njeriu mund të dashurojë më shumë se një herë në jetë? - Po, e besoj. - Le të flasim pak për konkurrentët në t regun muzikor... Pse thonë që këngëtaret kosovare jan ë shumë xheloze për njëra-tjetrën?

- Eh… Këtë s’e di, nuk i punët e tyre të brendshme! (Qesh) As merrem me ato e aq më pak më pëlqen t’i diskutoj. Gjithkush, le ta udhëzojë veten në rrugën që e mendon si të duhurën.

- A ke mike të ngushta këngëtare?

- Po, kam mjaft dhe më bëhet qejfi që i kam.

- Po ndonjë duet, ke menduar të bësh?

- Po, kam diçka në mendje, por do të vijnë pas dy projekteve që do të dalin së shpejti.

- Edhe pse e re në moshë, emri yt po lakohet nëpër televizione... Si ndihesh?

- Kam fatin që në media po flitet mirë për mua. Kjo, pa dyshim, s‘ka zbritur nga qielli dhe papritmas. Është puna ime ajo që ka “fshirë pluhurin”, në kuptimin e mirë të fjalës. Unë ndjehem e nderuar dhe e detyruar që të vazhdoj punen time, sepse është dikush që e do dhe e pret atë.

- Në rast se do të të bënin kritika, si do të reagoje?

- Tani s‘ më kujtohet tamam, por në ditën e dytë të publikimit të klipit kam marrë kritika të ashpra nga një portal i Shqipërisë, të cilët më cilësuan si demode për kohën sot. Flokët me stil “alienësh”, fustanet si fustane dasmash, se e kisha marrë djalin në klip më të bukur se vetja, se përdorimi i çarçafëve të bardhë s‘është në modë, se kisha përdorur tinguj të çuditshëm etj. etj. Reagova duke qeshur dhe e shpërndava lajmin edhe në profilin tim në Facebook. Mbase kritiku që kishte shkruar për mua ishte i specializuar për modën dhe muzikën, pasi kishte zbuluar edhe se alienët kishin flokë. (Qesh) - Jeta-VIP të pëlqen? - Jam fytyrë publike, jo VIP dhe kjo ka dallim. Bëj jetë shumë të thjeshtë, më pëlqen shumë thjeshtësia.

- Nëse je e ftuar në një mbrëmje, nuk shkon me vonesë, për t ’i dhënë rëndësi vetes?

- Jo s‘ka ndodhur kurrë të vonohem, përkundrazi, shkoj 10 minuta përpara.

- Besoj se kërkesat dhe propozimet janë rritur...

- Kërkesa po, kam nga më të ndryshmet, edhe nga ato që të martohem. Bëj shaka…

- Si ka qenë vera e sivjetshme, sa u përket angazhimeve?

- Po, kam një plan të ngjeshur.

- Po përsa u përket pushimeve?

- Në Peskara të Italisë... - Me... - Me familjen time. - Nuk të t ërheq bregdeti shqiptar?

- Pëlqej çdo skaj të botës ku flitet shqip e dua t’i kaloj pushimet aty, por ngaqë kam familjarët atje, kësaj radhe vendosa t’i kaloja jashtë.

- Gjërat që nuk mungojnë kurrë në çantën tënde...

- Telefoni, dokumentet dhe paratë. Pa këto, s‘dal në rrugë.

- Dëshira më e madhe që ke, për momentin?

- Që mëshira e Zotit të prekë çdo qenie të krijuar.

- Disa fjalë të fundit, për ata që të ndjekin?

- Thjesht, i përshëndes dhe i falënderoj që besojnë tek unë dhe që më përkrahin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.