Promocion në Loto “6 nga 39”: “Milionerë për një vit” dhe shumë çmime të tjera

Intervista - - LOTARIA -

Promocioni me telefonata në Loto “6 nga 39”, shpalli dy fituesit e tjerë Znj. Anastasi Mema dhe Znj. Nafie Mani, të dyja nga Elbasani. Dy zonjat kanë fituar nga 200 mijë lekë (të vjetra), secila vetëm përmes një telefonate në studio.

Çmimet dhe surprizat nuk kanë të sosur gjatë të gjithë muajit gusht me Lotarinë Kombëtare dhe dy promocioneve të ndryshme në Loto “6 nga 39”. Këtë të diel jemi njohur me dy fituesit e radhës të promocionit me telefonata, të cilat janë znj. Anastasi Mema dhe znj. Nafie Mani. Të dyja fitueset e javës së dytë të promocionit janë nga Elbasani. Zonjat kanë arritur të telefonojnë të parat gjatë shortit të ditës së diel në numrin pa pagesë 0800 0639 dhe plotësonin kushtin e vetëm për të qenë fituese: Kishin një biletë të Loto “6 nga 39” me të paktën dy parashikime të vlefshme për një nga shortet e javës së kaluar.

Por ky promocion i ri dhe shumë interesant nuk përfun- don me kaq. Gjatë të gjithë muajit gusht, lojtarët e Loto “6 nga 39”, përpos çmimeve t ë shumta, do t ë kenë mundësinë të fitojnë edhe nga 200 mijë lekë (të vjetra), secili, vetëm përmes një telefonate. Promocioni i ri përfundon ditën e fundit të muajit, të dielën e 31 gushtit.

Si funksionon promocioni i ri?

Të gjithë lojtarët që marrin pjesë në Loto, mund të bëhen pjesë e promocionit duke telefonuar drejtpërsëdrejti në studion e Loto “6 nga 39” gjatë hedhjes së shortit të ditës së diel, në numrin pa pagesë 0800 0639.

Dy telefonuesit e parë do të fitojnë nga 200 mijë lekë (të vjetra) secili. I vetmi kusht që duhet të plotësojnë telefonuesit është që të kenë një biletë të Loto “6 nga 39” me të paktën dy parashikime të vlefshme për një nga shortet e javës përkatëse. Nuk ka rëndësi nëse bileta e vlefshme është për shortin e ditës së enjte, apo për shortin e ditës së diel. Mjafton që të jetë një biletë e vlefshme me të paktën dy parashikime për shortet e javës përkatëse.

Verifikimi i biletës së vlefshme do të kryhet drejtpërsëdrejti në studion e Loto “6 nga 39”. Telefonuesit do të japin numrin e biletës së tyre dhe, pasi të kryhet verifikimi përkatës, telefonuesi do të shpallet fitues. Çmimet e fituara do të tërhiqen më pas në zyrat qendrore të kompanisë Lotaria Kombëtare në kryeqytet.

Surpriza më e madhe e promocionit në Loto “6 nga 39” do të vijë në shortin e datës 4 Shtator, ku një nga lojtarët e Loto, që do të dorëzojë më shumë parashikime gjatë muajit gusht, do të fitojë çmimin e madh “Milioner për 1 vit”. Një nga l ojtarët fatlumë do të marrë nga 1 milionë lekë (të vjetra) në muaj, çdo muaj, për një vit rresht. Mënyra për të marrë pjesë në këtë promocion është tepër e thjeshtë. Lojtarët duhet të ruajnë të gjitha biletat që kanë luajtur gjatë muajit gusht dhe më pas, duhet t’i dorëzojnë ato në zyrat qendrore të kompanisë Lotaria Kombëtare. Fitues do të shpallet lojtari që do të ketë numrin më t ë madh të parashikimeve.

Kujdes, nuk ka rëndësi numri i biletave të dorëzuara, por numri i parashikimeve. Një biletë me 12 parashikime të vlefshme do të numërohet 12 herë. Gjithashtu, një biletë e plotësuar për disa shorte radhazi, do të numërohet për aq shorte sa është luajtur.

Lojtarët mund të dorëzojnë biletat e tyre çdo ditë të javës, e hënë në të premte, nga ora 09:00 deri në 17:00, në zyrat qendrore të Lotarisë Kombëtare.

Afati i fundit për dorëzimin e biletave të luajtura gjatë muajit gusht është deri më datë 3 Shtator 2014. Në shortin e datës 4 shtator do të shpallet edhe fituesi i promocionit, i cili do të marrë çdo muaj, për 12 muaj rresht, shumën e një milion lekëve të vjetra.

Përveç promocioneve fantastike, të gjithë mund të luajnë çdo ditë të enjte e të diel edhe për Jackpotin, i cili po rritet pas çdo shorti, si dhe për shumë çmime të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.