10 cilësitë e një dashnori të mirë

Intervista - - INTERVISTA -

Nuk është e lehtë të përshkruash një burrë të mirë në shtrat, ama, ne themi se ia kemi arritur disi... Artikulli flet për burrat, por cilësitë dhe këshillat, vlejnë për të dyja sekset!

1. Ai është i kujdesshëm...

... dhe: Arrin të kuptojë dëshirat e tjetrit

Kjo është cilësia bazë e një dashnori të mirë: Të dish të kuptosh tjetrin në të gjitha nivelet, domethënë të kuptosh trupin, rënkimet, reagimet, frymëmarrjen, t ensionin e muskujve, shikimet dhe psherëtimat gjithashtu. Atëhere nxirr jashtë “antenat” dhe mundohu t ë kapësh valët e tjetrit. Një këshillë: Duart që ngërthehen duke ju shtyrë lehtaz, nuk janë kurrë shenjë e mirë.

2. Ai është “i etur për seks”

Siç thuhet mes shokësh, je më i mirë në shtrat “kur ke uri për seks”. Kështu, burri dhe gruaja, të krijuar për t ë bërë dashuri dhe riprodhuar në çdo stinë, mund të përfitojnë sa të mundin nga misteret e Kamasutrës. Një gjë është e sigurtë: Në shtrat janë të mirë ai ose ajo, të cilit i pëlqen seksi. Është pak a shumë si fakti që kuzhinierë më të mirë bëhen ata që janë llupës.

3. Ai është aventurier e lojcak...

... dhe: Nuk ka frikë të rrezikojë

Dashnori i mirë nuk mjaftohet me pozicionin e misionarit; jo sepse ky fundit nuk t ë dhuron asnjë ndjesi, por sepse ky dashnor është kureshtar, lojcak, i pëlqen të provojë gjëra të reja dhe të flirtojë me limitet e veta e të partneres së tij. Një dashnor i mirë, e di që reagimi i thithave ndryshon sikurse moti, që nga- njëherë refuzimi është një ftesë për më shumë, etj. Kështu, të gjitha dhomat e shtëpisë kthehen në një fushë loje për të: Moketi, parketi, lavamani, lavatriçja, etj. Kështu është edhe me përkëdheljet: Një dashnor i mirë vë në punë krijimtarinë e tij, si për shembull, duke përkëdhelur me gjuhë shtyllën kurrizore. Me një fjalë, ai eksploron dhe aq më mirë që e bën këtë ( megjithëse një herë keni thyer lavamanin).

4. Dashnori i mirë zotëron teknikën e trupit të njeriut...

... dhe: Ai zotëron gjithë mekanizmat e trupit

Ka shumë sekrete për të nxehur këtë makinë misterioze; trupin e njeriut. Si fillim këshillohet të njihet mirë anatomia e trupit: Klitorisi, pika G, prostata, maja e penisit, etj. Janë shumë terma anatomie, te të cilët duhet përqendruar gjithë dashuria dhe delikatesa e mundshme. Dashnori i mirë, pra, zotëron lëvizjet e duhura, me rrotullime, valëzime etj. Disa e kanë kuptuar se lëpirja e faqeve nuk të shkakton asnjë ndjesi, ndërsa të tjerë arrijnë të zgjojnë gjithë ndjesitë duke përkëdhelur një pikë pas llapës së veshit. Megjithatë, është mirë të mos ngjitesh shumë pas teknikës, si një midhje pas shkëmbit të saj, pasi dy trupa nuk reagojnë kurrë njësoj ( dhe kjo është e bukura e seksit). Mund të testoni pra teknikat tuaja, por duke patur gjithmonë parasysh cilësinë e parë, atë të të qenit i kujdesshëm. Në fund, dijeni se aleati më i mirë i teknikës është ritmi, që nuk duhet të bjerë...

5.

Dashnori i mirë ka besim në vetvete...

... dhe: I harron komplekset

Një dashnor/ e i/ e mirë nuk ka frikë të bëjë dashuri si në errësirë, ashtu edhe në dritën e ditës, nën neonet e kuzhinës, etj. Harrojeni celulitin, grimasat, tingujt e pakontrollueshëm dhe bezditë e tjera të shkaktuara nga ligjet e rëndesës dhe dëshirës... Mos e vrisni mendjen për këto gjëra! As për depilimin, apo të brendshmet që keni veshur. Nuk mund të zgjedhësh dot (gjithmonë) momentin e një t akimi, por mund të zgjedhësh të relaksohesh dhe të kesh besim te potenciali yt seksual.

6. Ai di të komunikojë...

... dhe: I pranon dëshirat e tij

Nganjëherë, bile shpesh, është e r ëndësishme t ë flasësh, që nga shprehja e emocioneve e deri tek e folura e ndyrë në shtrat. Qëllimi nuk është të bëhesh një diktator në shtrat, një dominues që urdhëron (megjithëse disave u pëlqen kjo...), por të thuash atë që ndjen, për ta drejtuar më mirë t j etrin dhe për t ’ u kënaqur më shumë. Mund t ë evitosh pyetësorin e hollësishëm, por pyetja: “Të pëlqen kjo?” nuk bën kurrë keq kur je duke ecur në një terren të panjohur, pa folur për fjalët e guximshme që mund të bëjnë një efekt të fuqishëm nëse pëshpëriten si duhet dhe në momentin e duhur. Me një fjalë, nëse do një shpullë në të pasme, t huaje pa frikë dëshirën tënde.

7.

Dashnori i mirë është energjik...

... dhe: Nuk rri duke pritur nga tjetri.

Armiku numër një i burrave është gruaja që rri shtrirë në shtrat si një yll deti, pa lëvizur. Armiku numër një i grave: Egoisti që men- don vetëm për vete, i paaftë të përmbajë veten. Kur bën dashuri, është mirë t’i dedikohesh 100% seksit (qoftë kjo edhe vetëm për 5 minuta). Kështu, krijon përshtypjen e këndshme se po provon diçka të fortë, që ia vlen dhe që është unike. Seriozisht, nuk bëhet fjalë të kursesh energjitë e tua në shtrat! Sidomos nëse keni parasysh se harxhoni afro 200 kalori për një gjysmë ore. Kështu, pra, motivohuni dhe kapërceni kufirin e 400 kalorive të djegura!

8. Një dashnor i mirë jeton momentin...

... dhe: Është aty për të dhënë e marrë kënaqësi

Të shohësh të çarat e tavanit, perdet, pluhurin mbi mobilje nuk është mirë, por mbi t ë gji t ha është një pengesë e s i gurtë në rrugën e orgazmës. Për t’u kënaqur vetë dhe partneri/ ja, duhet të dëgjosh trupin tënd, të përjetosh momentin, ndjesitë. Të vetmet pyetje të lejuara në këto momente, j anë: Ku j anë prezervativët? Si t’ia bësh për ta puthur në këtë moment? Sa duar ka ai? Pra, gjëra që kanë lidhje me momentin dhe jo pyetje të tipit: Çfarë të vesh nesër në mbledhjen që kam me klientët?

9. Një dashnor i mirë është sensual...

... dhe: U kushton vëmendje lojërave paraprake

E keni parasysh filmin «Dashnori» (L‘Amant), me s kenar të Margëritë Dyras? Sensualiteti dhe erotizmi nuk janë nocione flu për ata që dinë si të veprojnë në shtrat. Për këtë duhen harruar klishetë dhe sidomos, ndryshoni zonën e trupit ku duhet të përqendroheni. Lërini pak mënjanë organet s eksuale dhe përqendrohuni më shumë në pjesën tjetër të trupit, jo më pak erogjene dhe po aq seksi: Gjinjtë, gusha, të pasmet, kurrizi, këmbët... Trupi është një hartë gjeografike që duhet eksploruar me sensualitet, me një fjalë, pa pasur frikë për rrugët që duhen ndjekur, as për kohën që nevojitet për këtë. E kuptuat?

10. Një dashnor i mirë është bujar...

... dhe: Dhuron veten e tij për kënaqësinë tuaj

Në dashuri duhet të tregohesh bujar dhe të krijosh një marrëdhënie besimi. Kur jep pa e menduar se çfarë do t ë marrësh në këmbim, tjetri e ndjen dhe është i predispozuar t ë dhurojë edhe ai momente të bukura. Kështu, krijohet një hapësirë pri t s hmërish, mund të kesh besim se tjetri do të mendojë për ty dhe anasjelltas. “Po, ai mendon për mua, kështu që edhe unë do t’ia shpërblej duke menduar për të”. Pikërisht ky shkëmbim e bën seksin më të bukur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.