Mahiri e Feridja gjejnë provën që fsheh Serah

Intervista - - TELENOVELA -

Familja e Ferides, afrohet akoma më shumë me familjen e Sinanit, gjë që e shqetëson shumë Feriden.

Mahiri shkon të takojë Dajlanin dhe i kërkon që të mos tregohet i ashpër me Nexhdetin, derisa ai të mund t’i çojë drejt arrestimit të Adjutantit. Dajlani i thotë se po e bën vetëm për të, pasi gjendjen në të cilën e ka katandisur Nexhdeti gjithçka që ai i la në ngarkim, me siguri do ta paguante me jetë. Nexhdeti, Jilani dhe Turguti, gëzohen që gjithçka në planin e tyre shkoi shumë mirë dhe dy të parët i kërkojnë Turgutit që t’i prezantojë me bosin e këtij trafiku. Turguti u përgjigjet se do t’i prezantojë kur vijë momenti i duhur.

Mahiri i kërkon Dajlanit si nder që të futet në qelinë e të atit për një natë, pasi ai ka mbetur fare i vetëm, tani që të gjithë kanë përfituar nga amnistia. Kur Mahiri futet në qeli tek i ati, ai nuk arrin dot ta besojë dhe i thotë se nuk do të ishte gëzuar kaq shumë as nga lajmi se do ta lironin. Atë natë ata e kalojnë të dy dhe të nesërmen, Mahiri ikën, duke marrë me vete dhuratat që Nazifi ka bërë me duart e tij, për njerëzit e tij të dashur...

Malihu takohet me Feriden dhe i tregon se familjet e saj dhe të Sinanit po planifikojnë që t’i martojnë brenda një muaji, maksimumi dy. Feridja shokohet. Melihu vazhdon ta këshillojë që të mos i ketë shumë besë Sinanit.

Ilknuri vazhdon të qëndrojë në spital, për kontrollet e vazhdueshme dhe e gjithë familja është e shqetësuar për shëndetin e saj dhe të fëmijës që po pret. Ilknuri i nënshtrohet operacionit dhe e humbet fëmijën. Bulenti vjen të pyesë Songulin se si është Ilknuri, por ajo e përzë, duke thënë se gjithçka ndodhi për faj të tij.

Jasini ngarkon edhe Kemalin që të kërkojnë ndonjë kasafortë bankare me emrin e Seras ose të ëmës, ndonjë vend ku Sera mund të ketë fshehur kopsën e Turgutit. Nilaj e merr Orhanin për ta nxjerrë shëtitje dhe ai i kërkon të shkojnë në spitalin ku është shtruar Ilknuri.

Turguti shkon të heqë mjekrën te Nexhdeti. Ai e pyet nëse është e vërtetë që do të martohet dhe se kush është kjo grua. Nexhdeti i thotë se është ish-e fejuara e Mahirit dhe i thotë se mbase ai e njeh. Turguti i përgjigjet se nuk e njeh dhe Nexhdeti, e pret qëllimisht me brisk, por i thotë atij se e bëri padashje. Pastaj ai i thotë se duhet të bëjë diçka që Mahiri e Dajlani të mos i bëjnë gjë, tani që kanë dalë nga burgu...

Feridja takohet me Jasinin e Mahirin dhe ky i fundit vazhdon të këmbëngulë që ajo të mos përzihet në këtë punë, pasi do të jetë ai dhe Jasini që do ta gjejnë kasafortën dhe do ta hapin, pasi është e rrezikshme për Feriden të merret me punë të tilla.

Orhani shkon të takojë Ilknurin dhe i thotë se ka ardhur ta përshëndesë pasi nuk do të kthehet dhe ikën, megjithëse ajo i lutet të mos ikë. Songuli e ndjek nga pas, por ai nuk kthehet.

Feridja shkon në bankë vetëm dhe i thotë menaxherit se do që të hapë një kasafortë. Kur punonjësi hap bllokun, ajo mundohet të shikojë emrat e tjerë që janë në të, por nuk zbulon dot gjë. Ajo e pyet për detajet e sigurisë dhe ai i thotë se çelësat e kasafortave i mban gjithmonë ai, përveç t ë mërkurave, kur do ta ndihmojë asistenti i tij, pasi ai e ka pushim...

Turguti nis ta bëjë Serën të frikësohet për daljen e ish- bashkëshortit të saj nga burgu për shkak të amnistisë. Turguti i thotë se përkrah tij, atë nuk ka për ta prekur kush sepse e mbron ai, por gjoja shqetësohet për sigurinë e nënës së Seras, pasi në atë lagje ka shumë hajdutë. Turguti e pyet nëse familjarët e saj i mbajnë gjërat e kushtueshme në shtëpi, apo kanë hapur ndonjë kasafortë sigurie në bankë. Serah i thotë se nuk kanë kasafortë në bankë, por shqetësohet nga kjo pyetje...

Mahiri shkon në spital, ku mëson për ardhjen dhe ikjen e Orhanit. Safija i lutet që ta gjejë Orhanin dhe ta sjellë në shtëpi. Ismeti i tregon Mahirit se Orhani ishte me nje nga vajzat e bordellos, ndaj Mahiri shkon ta kërkojë në bordello. Sureja i thotë atij se Orhani ka dalë, por kur të kthehet, ajo do ta lajmërojë. Mahiri niset të ikë, por Nilai i thotë të shkojë të pyesë Jilanin... Mahiri shkon, por Jilani urdhëron ta nxjerrin jashtë dhe i thotë se nuk e di ku është Orhani. Mahiri e kërcënon se nëse del e kundërta, ai ka për ta paguar. Orhani shkon te Jilani dhe ky i thotë se do të shkojë të punojë si shofer në bordello. Orhani i thotë se do që të punojë me të, por Jilani i thotë se duhet t’u bindet urdhërave të tij dhe nis të tallet me të...

Feridja takohet me Mahirin e Jasinin dhe u tregon se si funksionojnë punët në bankën ku Serah ka hapur kasafortën dhe se është e pamundur që ta hapin ata, për shkak të sigurisë. Feridja u thotë se mund ta gjejë ajo numrin e kasafortës së Seras, pasi askush nuk mund të dyshojë te një gjykatëse... Ata lënë takim të nesërmen në orën dhjetë para bankës, por në shtëpinë e Ferides është shtruar mëngjesi për familjen e Sinanit dhe nuk e lënë të dalë. Në një moment, ajo hiqet sikur do të shkojë në banjo dhe ikën fshehurazi nga shtëpia.

Në bankë, Feridja shkon të takojë asistent menaxherin dhe i thotë se do të shkojë në dhomën ku janë kasafortat. Burri pyet nëse Mahiri do të vijë brenda dhe ajo i thotë se po, pasi ai është i fejuari i saj. Ndërsa asistenti hap bllokun, feshehurazi, Feridja zbulon numrin e bankës, që Sera e ka hapur me emrin e mbiemrin tjetër. Asistenti u jep çelësin e kasafortës së Ferides dhe i lë vetëm. Mahiri e thyen kasafortën. Brenda, ata gjejnë kopsën e Turgutit dhe që të dy shokohen...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.