Hoze Luisi heq dorë nga Monserrati

Intervista - - TELENOVELA -

Monserrati vazhdon të besojë se Alehandro ka urdhëruar vrasjen e Bruno Gamboas, për të fajësuar Hoze Luisin. Huventino bëhet gati të vrasë Alehandron, i sigurtë se Monserrati do të jetë e lumtur po të mbetet e ve. Maria vazhdon të intrigojë kundër Monserratit, duke i folur Alehandros keq për të. Hoze Luisi i thotë Monserratit se nëse ajo ka vendosur të mos arratiset me të, atëhere atij nuk i bëhet shumë vonë nëse Alehandro e zbulon të vërtetën. Alehandro vendos të ftojë për drekë kapiten Robledon dhe Monserrati shqetësohet, pasi kështu mund të zbulohet Hoze Luisi. Huventino i vë armën në kokë Alehandros, ndërkohë që ai po fle...

Alehandro e urdhëron Rozarion ta informojë menjëherë nëse Monserrati do të ikë, por i thotë të mos i tregojë gjë së shoqes. Maria i tregon Juventinos së është më se e sigurtë që mes Monserratit dhe Antonios ka diçka. Viktori e ofendon Nadian, duke i thënë se e ndihmoi shoqen të arratisej me të dashurin sepse edhe ajo është njësoj. Ajo ia hedh verën fytyrës. Alehandro fillon të marrë masa, pasi nëse Hoze Luisi është gjallë, ai me siguri do të përpiqet të lidhet me gruan e tij. Alehandro i thotë Hoze Luisit se zakonisht, armiku është më afër se sa njeriu e mendon. Ky i fundit bëhet nervoz.

Alehandro e paralajmëron Monserratin që të mos tentojë të ikë, pasi ai është i gatsbhëm të shpenzojë edhe qindarkën e fundit vetëm për ta gjetur. Maria nis të pyesë Hoze Luisin. Ajo i thotë se nëse ka jetuar në Aguazul, me siguri e ka njohur Monserratin. Ai i thotë se jo. Kapiteni Robledo arrin në fermë dhe Alehandro e prezanton me Hoze Luisin, por Robledo nuk e jep veten. Hoze Luisi i lë Refugios një letër për t’ia dhënë Monserratit. Rozario i tregon asaj se Antonio ka ikur përgjithmonë dhe ajo nis të qajë...

Alehandro mendon se Antonio po i jep Monserratit informacion mbi vendndodhjen e Hoze Luisit. Hoze Luisi e pyet Anxhelikën nëse di ndonjë vend ku ai mund të fshihet. Ajo i tregon për kasollen e braktisur, por Huventino dhe Loreto mund të takohen në të njëjtin vend. Ale- handro i hap zemrën Monserratit dhe nis t’i tregojë se nëna e tij quhej Rozario... Monserrati i rrëfen Nadias se megjithëse përpiqet ta trajtojë Alehandron si armik, ka nisur të ndjejë për të...

Vëllai i Jozefinës zbulon se dasma është e rreme, kështu që shkon menjëherë ta kërkojë Dimitrion në shtëpi. Lauro nuk e kupton qën- drimin e tij, por ai i thotë se do ta vrasë djalin e tij sepse është tallur me Jozefinën. Anxhelika zbukuron kasollen ku është fshehur Antonio, duke vënë qirinj dhe lule. Esmeralda informon Monserratin se Hoze Luisi është fshehur dhe i thotë se mund të shkojnë së bashku tek ai. Alehandro hyn në dhomë, por nuk e gjen Monserratin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.