FACEPLAZH, #INSTA DET

Intervista - - SPECIALE -

Po na duket sikur kanë shkuar rrjetet sociale me pushime more shokë-ni! Epo, nuk guxojmë të hapim këto Fejsbuk-ët e Instagramërërërat vetëm #det, #diell, #sedicaposhkruajporëndësikaqëposhkruajdiçka, #fotojafletvets’kanevojëpërkoment. E dimë e dimë, privatësia tani ka shkuar në nivelet 0, po mirë kjo, po duken gjërat në foto aq të bukura, perfekte, të kulluara sa na çuditin! Më poshtë keni një krahasim të gjërave, situatave e vendeve gjatë kohës që jeni me pushime; si janë në të vërtëtë dhe si na duken neve, në rrjetet sociale!

#Oh, sa plazh i pastër!

Pikërisht kaq perfekte na duken plazhet nëpër rrjetet sociale, kaq të pastër, të bukur, saqë jo na vjen zili, por plasim nga inati! Epo tani, në plazh kemi shkuar dhe ne (kur ishte hera e fundit? :P), por perfekt nuk na është dukur! Në fakt, ja, si është në të vërtetë…

#Plazh i pastër?!

#Të ndërtosh kështjellë rëre…

Ja si është të ndërtosh kështjella rëre në fotot që shohim në rrjetet sociale. Themi me vete: “Gjë më të bukur s’ka, jo!”. Në fakt, ja si është të ndërtosh kështjella rëre në realitet (Nëse arrin të mposhtësh valët e detit, në fillim)!

#Kështjellë e pushtuar…

#Çfarë flokësh!

E diçka tjetër që na çudit është floku kaq i rregullt në plazh more njerëz! Po a merrni mashë me vete? Se, nuk ka mundësi... Mirë mirë, deti ka efektin e vet, por në foto duket kaq perfekt, kur në realitet, është kështu (jo tamam, po jemi pak ironizues ne të redaksisë, nëse e keni marrë vesh. )

#Flokë janë këto?!

4. #Ua, sa çift i lezetshëm!

Pa i mohuar lumturinë në çift ndokujt, tani e dimë që shumica kanë buzëqeshur vetëm sa për foto : P, ose janë detyruar… Në fakt, çiftet në plazh, nëpër fotot që hedhin, duken si ata në reklama, kur në të vërtetë, janë kështu, si ky këtu )

#E dashur gomardare…

#Notarë të vërtetë

Tani, që moda e fundit e kërkon të bësh një foto ose video nën ujë, fotot ku njerësit tregojnë se sa notarë të mirë janë, sa mirë e njohin detin dhe sa pastër e bukur është nën këtë të fundit, nuk kanë të sosur.

Gjithçka duket e përsosur, por është e përsosur sa për foto, besojmë ne. Ja, si është të notosh në detin egoist, në realitet…

# Noti? Ç’është noti?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.