INTERVISTA NË PLAZH

Kush është për plazh?! (TRIP-I VAZHDON)

Intervista - - SPECIALE -

Hë mo, si ma kaluat javën? Kushtet atmosferike jo vetëm që kanë qenë në favorin tuaj, por ju kanë përkëdhelur më shumë seç duhet! Kjo, në fakt, nuk na bën të ndihemi mirë neve që rropatemi :p zyrave për t’ju bërë juve të ndiheni edhe më mirëëëë! Prandaj, do na pëlqente ndonjë shi nga ai i beharit (shqiptarët e kanë klasifikuar tani :p) për të na bërë neve të ndihemi më mirë :p Hehe! Hë, se bëjmë shakaaa J Jo për gjë, po shiu bie dhe neve na ulet produktiviteti. Sa i përket këtij të fundit, bëni mirë të lexoni rubrikën. Jo për gjë, por do kënaqeni!

… e dimë shumë mirë që, pasi keni lexuar reportazzhet tona të mëparshme, tani jeni duke vrarë mendjen se çfarë ndodh me të rinjtë shqiptarë plazhistë, pas pasdites. Përgjigjet janë po aq sa vetë pyetjet dhe, me siguri, jeni duke imagjinuar mijëra e mijëra inskenime. Tani, që të dyja palët (si çunat, si gocat) i qanë edhe hallet (halle-halle kjo dynja!) dhe na mbetet të flasim për pjesën e tretë të ditës (shpëtuam edhe ne nga halli ynë! )

Mbasdite, në plazh, nuk rrihet shumë, se dita bëhet trefish e lodhshme kur bëhen llogaritë në darkë. Ç’faturë e gjatë do jetë se! Pas fytyrave serioze (më të qeshura, goca! Ishte turk ai zëvendës kryeministri që bëri deklaratën e famshme se gratë nuk duhet të qeshin shumë, mos u shqetësoni ju :P) kemi shfaqjen (më dominante kur futen në det e lëvizin sa andej- këtej) e tiparit të fryrjes te të dyja palët. Gocat, më krenare se kurrë, përveçse fryhen poshtë e lart e lart e poshtë, i fryjnë ato buzët e shkreta aq shumë, sa kemi frikë se do t’u ngelen ashtu edhe në dimër. E, mirë këto që janë të fryshme, po fryjnë edhe sytë aq sa do t’u plasin... dhe pse?! Vetëm se ajo bjondia përballë i ka format disi më të theksuara, vetëm se ajo i paska rrobabanjot më të bukura, vetëm se ajo qenka nxirë pak më shumë dhe e paska lëkurën perfekte.

Eh, mor çuna, sa rehat që jeni! Ju rrini aty në shezlong, të fryrë sigurisht, por falë Zotit, ju fryheni veç lart e nuk fryheni poshtë. Dhe sytë, s’besojmë t’i fryni (pa cmirë) dhe buzët, gjithashtu. Domethënë, buzët bëni mirë të mos i fryni, pavarësisht se ndikoheni aq shumë nga gocat që janë gati gjithë kohës me telefon në dorë për ato selfiet e bekuara. Me mijëra

- Në vend të një reportazhi -

selfie në fakt, që ju kapin në disa pozicione le të themi disi të çuditshme, që ju i zbuloni vetëm kur janë të hedhura në Facebook (e dimë që ju bie pika, që na raftë neve ishalla! :P). E pas këtyre fryrjeshfryrjeve, ekspozimeve e çekspozimeve, veshjeve e zhveshjeve, vjen nata...

Nata është bekimi i përjetshëm i të gjithë të rinjve! Fillimisht, le të kthehemi në dhomë, ku çunat mjaftohen me një dush 10 minutësh, me një bluzë të thjeshtë e pantallona ashtu si ua ka qejfi t’i veshin e, po qenë mirë me humorin, ndonjë rregullim flokësh (nëse kanë flokë, sigurisht :P). Ndërkohë, në shtëpinë përballë (osë ngjitur, majtas, djathtas, poshtë, lart, ku i dihet), po ndodh një gjullurdi e vërtetë! Gocat kanë hapur koleksionin pranverëverë 2014 që kanë marrë me vete, por përfundojnë gjithmonë duke veshur rrobat e shoqeve (ato të shkreta janë gjithnjë më t ë bukura!). Pastaj, ka edhe nga ato “shoqe” që as nuk duan t’ua prekësh rrobat e jo më t’ua marrësh, por pas ankesave “nuk kam gjë për të veshur”, “nuk më shkon asgjë”, “e urrej jetën time”, “do rri në shtëpi sonte”, detyrohen të tregohen zemërgjera... Dushi pas plazhit zakonisht zgjat 20 minuta dhe, duke llogaritur që j anë 4 a më shumë goca… mjerë çunat! Pastaj duhen shtrirë flokët, duhen piastruar, si i thoni ju… po ca i kanë qejf kaçurrela, të tjera zgjedhin ndonjë model alla “as vetë se di ç’kam bërë, por ka dalë lezetshëm”. Pas flokëve vjen fytyra, duhet bërë makeup-i (jo se nuk ishte bërë, por fatkeqësisht, e hoqi uji i dushit :p). Një sh-

It goes on and on, and on and on!

tresë, dy shtresa, tre, katër, pesë, gjashtë dhe skulptura u ndërtua, faleminderit zoti Odhise Paskali! Por, shtresat nuk mbarojnë asnjëherë, pasi gocat e kanë gjithmonë pudrën në çantë, në rast se djersa, nga kërcimi i tepërt, i “tradhton” : p. Pasi bëjnë makeup-in alla cirk, gocat më në fund i mpenjohen për gjënë më kryesore: Të veshin rrobat që i kanë provuar për dy orë rresht, dy orë më parë...

Çunat janë ulur t’i presin në ndonjë kafe, se, aq të bukur sa janë bërë, s’ka lezet të presin në shtëpi :p ndërko- hë që gocat më GLAMOUR, më FASHION se kurrë ndonjëherë, mundohen të ecin atë pjesë rruge që kanë për të bërë në këmbë ( po këta, pse nuk na morën me makinë që te dera e shtëpisë, të shihnin edhe ato gocat përballë ç’makinë kemi?!) në mënyrën më t ë mirë të mundshme, por thjesht, mundohen. Çunat çohen urgjentisht nga kafja, se gocat nuk duhet të presin, marrin makinat (po, po, ato të bukurat dhe me shkëlqim, janë makinat, sigurisht) dhe, let’s go te klabi më i njohur i zonës, për të kaluar një natë të bukur shitje mendjeje : p. Shqetësimi i vetëm i gocave janë flokët (sa vapë që është, do më bëhen kaçurrela! Sa vapë që është, do më bien kaçurrelat! :( ), ndërkohë që shqetësimi i vetëm i çunave, besojmë se e kuptoni cili është :p.

Të rinjtë tanë kanë tre qëllime kur shkojnë në klabe: 1. Të gjuajnë e të gjuhen. 2. T’u tregojnë të tjerëve çfarë jete po bëjnë dhe...

3. Të bëjnë qejf me të vërtetë, pa u i nteresuar ndokush tjetër përveç vetes!

Dhe... duke u kujdesur për dy të parët me gjithë shpirt, kujtojnë se kanë realizuar edhe qëllimin e tretë. Ose, ose, ai është koncepti i tyre i “të bërit qejf, po qejf, ama!”. Tani, që të shkosh në klab para mesnate, kjo nuk mund të ndodhë asnjëherë. Njerëzit e rëndësishëm vijnë gjithmonë më vonesë : P. Prandaj, ashtu siç janë sajuar makina makina, fillojnë të “eksplorojnë” qytetin, por jo në versionin “Dora Eskploruesja”, por në atë “Fast and Furious”. Dikur bëhet ndonjë xhiro “e lehtë” sa për fillim, pastaj situata nxehet dhe çunat fillojnë garat. Çdo çun është i shoqëruar nga një shok që jep kurajo “jepi gaz” dhe nga dy shoqe që mundohen aq shumë të mos e japin veten (po ne jemi mësuar me këto), por që përfundojnë gjithmonë duke ulëritur derisa çunat detyrohen të ulin shpejtësinë. Pas “garave”, duhet shkuar në destinacionin e menduar në fillim (ndonjëherë, nuk është ai :p). Ata janë aty, më të bukur se kurrë, më me para në xhepa se kurrë… Ata janë gati për të bërë pak qejf pas stresit të jetës së përditshme (me sa duket, prindërit ua kanë hedhur stresin me bluetooth) dhe ata janë më të gëzuar se kurrë. Prandaj, për të zbuluar se ç’ndodh përtej hyrjes së klabit, na ndiqni në numrat në vazhdim... Suspancë… :P

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.