Ç’po më shohin sytë?!

Intervista - - SPECIALE -

Ne, qeniet humane, paskëshim qenë fare të çuditshëm dhe gazmorë! Në fakt, në fakt, kështu duhet të jemi të gjithë dhe ata që s’ndjekin këshillën tonë, i ftojmë të shohin këto fotot

1. Po dal në diell, të mos nxihem!

Epo, ka edhe kështu! Po, po, njerëz që urrejnë rrezet e diellit në plazh (si munden!). Vajza ose gruaja (ende nuk ia dimë identitetin) që është në foto, me këtë mbulim, na bën të pyesim: “Po pse dreqin thjesht nuk ka ndenjur në hije?!” Për këtë (dhe më shumë), do t’i marrim personit në fjalë një intervistë të lezetshme dhe do ju bëjmë me dije

Të “varrosesh” në rërë

Të gjithë e dimë dhe na pëlqen shumë ta bëjmë t ë famshmen “varrosje” në rërë gjatë kohës që jemi në plazh, por duket se kjo vajza këtu, e ka marrë shuuuumë seriozisht! Shpresojmë që askush të mos i vërë kapakun. Se, s’i dihet…

Ups, më iku djali!

Nëse është djalë apo vajzë gjinia e bebit fatkeq në foto, këtë ne nuk e dimë dhe nuk kemi ndërmend t’i marrim intervistë këta prindërit, se na e kanë thyer zemrën! : p Nuk duam të imagjinojmë çfarë i ka ndodhur bebit të shkretë, por shpresojmë të mos jetë lënduar shumë, ndërkohë që prindërve u sygjerojmë të marrin ndonjë libër me i nstruksione “Si të kujdesem për fëmijët kur jam në plazh?”… ose, ose: “Si t’i mbaj fëmijët në krahë, kur nuk kam fuqi?”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.