Të nxihesh a të mos nxihesh, kjo është çështja!

Intervista - - SPECIALE -

Ne, si redaksi, në këtë rast, do preferonim të mos nxiheshim fare :p. Ky çuni në foto (gjumash, me siguri), përveçse ka fjetur në plazh, gjë që neve na duket një mision i pamundur :p, ka harruar se aty lart është edhe dielli me rrezet e tij dhe, pa u sikletour fare e pa e prishur rehatinë, ka vazhduar gjumin, ashtu siç fle në shtëpi. Ja, edhe pasojat duken qartë… Nisur nga bluzja që ka veshur, neve na pëlqen të mendojmë se gjumi ka qënë shkaktari kryesor i kësaj nxirjeje alla Lejdi Gaga.

Kaq ishte edhe për këtë javë. Tani, jeni të lirë të vazhdoni t’i vini flakën, të bëni selfiet tuaja dhe, bëni ç’bëni, shkrepeni edhe ndonjë selfie me gazetën “Intervista”! Ne, sigurisht që ju duam shumë! (Pa ju s’do ishim fare, jo për gjë )

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.