Gjurmët e kontinentit të lashtë janë fshehur në oqean

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Në ranoren e ishujve të Mavrikisë gjeologët kanë zbuluar mbeturina dheu vullkanik dhe rëre të një per i udhe shumë të lashtë. Formimi i këtyre formacioneve ka ndodhur afersisht dy milliardë vite më parë. Sipas mendimet të tyre janë pikërisht këto formacione dhe dhe kjo rërë që kanë ndikuar në zhdukjen e vijës së ndarjes midis dy kontinenteve të vegjël që ekzistojnë tani bashkarisht në Oqeanin Indian. Sipas mendimit të shkencëtarëve këto dhera dhe kjo rërë kanë qënë pjesë përbërëse e një kontinenti të zhdukur i cili ekzistonte në vend të Oqeaniit Indian. Ishullli Mavriki ndodhet në zonën jugperëndimore të Oqeanit Indian nja dy mijë kilometra në lindje të kontinentit afrikan. Ky ishull konsiderohet si një “tokë e re” që është formuar afërsisht tetë milionë vjet të shkuara gjatë veprim- tarisë vullkanike të atyre viseve. Ky rajon edhe tani njihet si një zonë sizmike dhe në vitin 2012 për shembull atje janë fiksuar tërmete të fuqishme që kanë arritur deri afro 6 ballë.

Pikërisht këtu, në Mavriki, një grup gjeologësh norvegjezë, duke studjuar proceset e ndryshme sizmike, zbuloi shtresa që janë fomuar para se të dilte nga uji vetë ishulli. Kështu, për shembull, atje u zbuluan kri- stale cirkoni që mund të formohen vetëm gjatë proceseve ttë mineralizimit magmatik. Burimet më të aferta për krijimin e tyre gjinden në Afrikë. Kjo i shtyu gjeologët të mendojnë se kristalet e cirkonit, të cilat kanë një moshë prej dy milliardë vitesh kanë qënë pjesë përbërëse e lëndës magmatike të kontinetit të vjetër, i cili për shkaqe që ende nuk janë studjuar “eshte mbytur” në oqean.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.