Shpendët e dikurshëm kishin krahë shumë të gjatë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Shpendët e lashtë kishi n krahë shumë të gjatë Dimensioni i krahëve të disave prej tyre arrinte deri në 6 metra e gjysëm. Sipas skeleteve të gjetura, deri tani qëndrojnë në krye zogjtë shtegtarë që përshkonin distanca të gjata.

Rekordin e mban një shpend i gjetur në Karolinën Jugore përmasat e krahëve të të cilit arrjnë deri në dhjetë metra.

Shumica e shkencëtarëve janë të mendimit se ai shpend ka jetuar 25- 28 milionë vjet më parë. Pjesa më e ruajtur e skeletit eshtë ajo e shpatullës, që po studjohet nga shkencëtari Deneil Ksepka i universitetit të Karolinës Veriore.

Ai dhe kolegët e tij pal eontologë mendojne se krahu i “viganit” është dy metra e gjysëm i gjatë vetëm duke matur eshtrat, pa muskujt, mishin dhe pendët.

Kështu që si përfundim, përmasat e krahëve arrijnë deri në 6,4 m. Gjigandi i lashtë ka marrë emrin Pelagornis sanders, që në gjuhën e lashtë greke do të thotë “Zogu i deteve te hapura”.

Sandersi peshonte deri në 40 kilogramQ. Mendohet se këto shpëndë kanë kapëcyer me sukses oqeanet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.