Makarona linguini me pulë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Përbërësit ( për 4 vetë):

- 350g linguini - 2 speca të mëdha - 2 qepë - 2 thelpinj hudhër - 100 gr spinaq i njomë, i vogël (nëse doni) - disa domate-qershi - 3 fileto të mëdha gjoks pule - Piper djegës - 1 limon - 2 lugë çaji me gjalp të kripur - Piper, kripë - Majdanoz i freskët - Vaj ulliri

Përgatitja:

Pritini specat për së gjati, qërojini e pritini qepët në feta të holla dhe shtrydheni hudhrën me shtry- dhëse. Të gjitha këto, skuqini në një tigan me vaj, shtoni kripën dhe piperin. Prisni në rripa gjoksin e pulës dhe marinojeni me pak kripë, vaj, piper djegës dhe limon. Pasi qepët dhe specat të jenë skuqur, shtoni pulën me marinadën dhe lëreni të skuqet me zjarr të ngadaltë. Në fund, shtoni majdanozin e prerë hollë. Zieni e kulloni makaronat dhe hidhini gjalpin, së bashku me një thelpi hudhër të shtrydhur. Përgatisni pjatat duke vënë në fillim makaronat, pastaj përzierjen me speca e fileto pule dhe në fund, mund të shtoni, nëse doni, disa gjethe spinaqi të freskët dhe domate-qershi të prera në mes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.