“E adhuroj trupin tim!”

Intervista - - MUZIKE -

Arjana Bregu: - Zanfina, përshëndetje! Kënga jote, e lançuar së fundi, “Every night” vjen me qëllimin që të dëgjohet “every day”?

Zanfina Ismajli: - (Buzëqesh) Sigurisht që qëllimi i çdo kënge është t ë shndërrohet në hit dhe ky është edhe qëllimi i këngës sime.

- Komenti i parë që shoqëron videon e sapopublikuar është: “Femra shqiptare më seksi që ekziston”…

- Dëgjoj e lexoj komente të tilla dhe mendoj se çdo femre do t’i pëlqenin këto. Unë për vete jam shumë e kënaqur me pamjen time, sidomos me trupin. E adhuroj trupin tim!

- Është e vështirë të jesh këngëtare në Shqipëri apo përkundrazi, kjo është gjëja më e lehtë për t’u bërë sot?

- Që të dyja këto mund të jenë të sakta, por të jesh këngëtare e mirëfilltë dhe e suksesshme është e vështirë sepse konkurrenca po shtohet çdo ditë e më shumë.

- Çfarë e përcakton drejtimin e asaj që vjen më pas në karrierën e një këngëtareje?

- Po ja, nëse ke një këngë që bëhet hit, duhet të kesh shumë kujdes që këngën e ardhshme ta bësh hit më të madh, në mënyrë që t’ia kalojë këngës së kaluar. Dhe, duhet të sjellësh gjithmonë risi, në mënyrë që të mos dukesh e njëjtë për sytë që të shohin në secilin klip.

- Nëse nuk del me një këngë në treg, pra, nuk je në “qarkullim”, je e shqetësuar? - Po, zakonisht, po. - Si ndihesh kur e shikon veten në klipin e radhës? E shijon apo je e stresuar duke gjetur defektet, me frikën nëse do t’i vërë re publiku, apo jo?

- Gjithmonë e shijoj, ndërsa sa u përket defekteve, ato publiku do t’i shohë edhe nëse unë do të tentoja t’i fshihja. Syrit të publikut nuk i ikën asgjë.

- Ç’mendon për “zhveshjet” nëpër klipe?

- Mendoj se trendi hollivudian ka ardhur te ne dhe po përcillet nga shumica.

- Nëse do të të kërkoja të më rendisje karakteristikat e tua si këngëtare...

- Gjithmonë kam bërë këngë të mirëfillta e jo komerciale, edhe pse me këngë të tilla, rruga drejt suksesit është më e shpejtë. Ama, se sa do të zgjasë, nuk ka garanci.

- Për ç’arsye mund të ndodhë ta ndryshosh tani drejtimin e karrierës tënde?

- Gjithmonë me qëllimin që të vij më ndryshe se herën e kaluar. Arti nuk e duron monotoninë.

- Një nga përvojat e tua më të bukura...

- Njeriu mëson nga përvojat, qofshin ato të bukura apo të hidhura. Edhe unë kam të tilla, por s’do të dija, në këtë moment, cilën t’ju tregoja.

- Një risk që e ke marrë përsipër dhe ia ka vlejtur...

- Kur kam filluar të këndoj, e kam ditur se po i hyj një rruge të rrezikshme, ama rreziku ia ka vlejtur 100%. - Çfarë të lodh? - Më së shumti, më lodhin gënjeshtrat e njerëzve.

- Nëse dikush të lëndon në një mënyrë ose një tjetër, cila është rruga që zgjedh për t’iu përgjigjur? Ta lëndosh edhe ti, apo ta l ësh të kalojë këtë, si të mos kishte ndodhur kurrë?

- Kur lëndohem, zakonisht, bëhem më e egër për një kohë të shkurtër, por jam pak tip hakmarrës dhe, nëse në të ardhmen do të më vinte rasti t’ia ktheja “borxhin”, atëhere do t’ia ktheja.

- Një gjest, një shenjë, një tipar që të duket tërheqës te një mashkull...

- Tipari që më pëlqen më së shumti është qëndrimi, sidomos nëse do të ishte si qëndrimi im.

- Të pëlqejnë meshkujt e qetë, të shtruar apo ata që duket sikur e kanë të shkruar fjalën “rrezik” në ballë?

- Nuk më pëlqejnë tipat e rrezikshëm, edhe pse përgjithësisht, femrat tërhiqen prej tyre. Por, nga ana tjetër, nuk më pëlqejnë as shumë të qetë. Më pëlqejnë meshkujt inteligjentë, që kanë sens humori...

- Do të ishte diçka “e ndaluar” të bije në dashuri me dikë që për nga mosha, mund të kishte qenë babai yt?

- Nuk e besoj kurrë se do të më ndodhte sepse në këtë rast kam një kod moshe...

- Por ja që dashuria nuk njeh kode, thonë. Nëse do të ndodhte, si do ta menaxhoje?

- E sigurtë që nuk do të më ndodhte!

- Cilat janë fragmentet më domethënëse që kanë shenjuar jetën tënde?

- Fëmijëria, kur kam filluar të këndoj, fillimi i luftës në Kosovë, kthimi...

- Një kujtim, dhuratë nga fëmijëria?

- Barbi i parë që ma ka blerë nëna. E kërkoja për një kohë të gjatë sepse në atë kohë në Kosovë nuk kishte dhe, kur më erdhi, gëzimi im ishte i papërshkrueshëm.

- Çfarë e ka zëvendësuar tani frazën “Zanfina, motra e Adelinës?”

- Tani thërrasin emrin tim. (Buzëqesh)

- Ka plot raste motrash që janë krejt e kundërta e njëra-tjetrës. Ti dhe Adelina, kur bini gjithnjë dakord dhe kur, në kontradiktë?

- Unë e Adelina s’kemi qenë kurrë të ngjashme. Kohëve të fundit, biem në kundërshtim për gjëra të zakonshme mes motrash.

- Gjërat i thuhen më mirë motrës, mamit apo një shoqeje? - Që të trijave. - Cila është një klishe e dobët që e përdorin meshkujt për të hyrë në bisedë me ty?

- “A je ti këngëtarja?”. (Buzëqesh)

- Ç’këshillë i jep një shoqeje që sapo është ndarë nga i dashuri?

- Do t’i thoja se koha shëron çdo plagë.

- Po të jetoje në një tjetër epokë, cilën do të kishe dashur të përjetoje? - Shekullin XVI. - Nga çfarë do të hiqje dorë për dashurinë?

- Do të hiqja dorë nga disa imtësira, por asnjëherë për diçka që për mua ka shumë rëndësi. Njeriu që të dashuron vërtet, nuk t ë kërkon të ndryshosh.

- Kujtimi që e ruan si të çmuar?

- Ditari im, që e kam shkruar në moshën e adoleshencës.

- Cili është rregulli që e respekton kur bëhet fjalë për paraqitjen?

- Më pëlqen të përqendrohem te sytë…

- Një detaj interesant në klipin e fundit janë flokët e tu të gjatë, që mua më sollën ndërmend një personazh vizatimor, flokët e së cilës kishin fuqi magjike. Nëse edhe flokët e tu do ta kishin këtë cilësi, për çfarë do të doje të shërbente?

- Do kisha dashur t ë bëhem e padukshme për disa ditë.

- Cilat kanë qenë zgjedhjet më të mira që ke bërë në jetë?

- Që kam filluar këndimin dhe kam kryer Fakultetin Juridik...

- Gjërat ndodhin rastësisht apo gjithçka e ka një arsye?

- Unë besoj në fat dhe mendoj se gjithçka ndodh për një arsye.

- Ne të gjithë bëjmë gabime, por cili është ai që do ta përsërisje me dëshirë?

- (Qesh) S’më pëlqen as të mendoj për gabimet, lëre më t’i përsëris.

- Cili është burimi i të gjitha mëkateve? - Lakmia! - Çfarë do të duhej të ishte ilegale dhe nuk është?

- Hëm... Gënjeshtrat dhe lëndimet!

Të jesh motra e Adelina Ismajlit dhe t’ia dalësh të krijosh individualitetin tënd, kërkon sigurish tt alent, sharm dhe përkushtim; cilësi falë të cilave, më e vogla e familjes Ismajli, ka arritur të lakohet thjesht si Zanfina… Në intervistën e mëposhtme, këngëtarja shpreh veten në dimensione të ndryshme, duke na zbuluar kështu veç talentit profesional, edhe një temperament interesant.

Foto: Avni Selmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.