PYESNI NJËRI-TJETRIN

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Sa t ë kënaqur j eni nga pushimet? Si ju shkuan dhe ku shkuat? Dua sa më shumë përgjigje se unë s’bëra dot pushime sivjet, ndaj jam kurioze për të tjerët... Marsiania

- Kot fare. Pa dashnore. Beke Sarande

- Në Greqi, në Santorini... Kelmend Keli Firaku

- Po me çfarë lekësh të shkojmë me pushime? Dhe 500 euroshin e fundit që kisha në bankë, e kishte marrë njëri për të fshirë djersën e ballit nga vapa e korrikut.

- Vajta në Himarë, u kënaqëm. Parti, çdo mbrëmje. Eldi

- Jo, në shtëpi! Ku të shkoja?! Ana

- Në Francë, ku u kënaqa. Pushime të paharrueshme kalova. Oni

- A e keni dëgjuar atë historinë e asaj drejtoreshës në Ministrinë e Arsimit, që edhe diplomat e veta i kishte fallco? Ç’bëhet kështu? Pak se punësojnë vazhdimisht të paaftë, mangut këtë kishim, të na drejtojnë edhe njerëz pa shkollë... Ç’më thoni? Bora

- Po ka shumë personalitete me diploma fallco. Nëse do të jesh në majë të karrierës, merr një diplomë me lekë dhe të vlen shumë. Të paaftët, fatkeqësisht, na drejtojne. Kla

- Ore, vras mendjen, këta Dëshmitarët e Jehovait, kush i paguan që e çojnë kohën dyerve të shtëpive, që të ngjiten e s’të shqiten? Fe është kjo, që korruptojnë njerëzit në lagjet e varfra? Në lagjen time, i kanë bërë njerëzit budallenj, e u shkojnë pas vetëm se kanë interes e jo për fe... Po këta vetë, sa paguhen vallë, që kanë kaq kohë në dispozicion? M. M

- Nuk e di nëse paguhen, por di që kanë shumë kohë në dispozicion, saqë të presin me minuta të

- A ju vjen keq që keni lindur shqiptarë? Me çfarë kombësie do të kishit dashur të lindnit? Unë për shembull, do kisha dashur të kisha lindur gjerman... A ka më mirë se ata? M.M

- Unë kam lindur në Gjermani dhe jam e lumtur për këtë. Po, edhe mund të jesh shqiptar dhe të mendosh e të sillesh si i huaj, për shembull si gjerman. K.M

- Më mirë një mik apo një çiflig? Çapkëni

- Po pate çifligun, të vijnë vetë miqtë, për interes. Thjesht, mos humb çifligun. Kla tëra që t’ua hapësh derën. Duhet t’i pyesim ku e gjejnë kohën, të na e japin borxh. K.M

- Njerëzit po shkallojne me këta të Jehovait! Prit kur ta shikojne veten te varur ndonje dite! Migena Gena Kuka Hidri

- Xhorxh Soros investon fort. Mondi Driza

- Pretendojne se perhapin fene, por misionet e t yre nuk j ane thjesht fetare. Kur gjejne tipa te shkathet, inteligjentë dhe me perspektive, i edukojne, trajnojne, i dërgojne ne misione te ndryshme dhe na i sjellin si te suksesshem. Me pak fat, behen dhe ministra te Rilindjes. Njerëzit e zakonshem perdoren si mburoje ose si reklame, pasi u eshte shpëlare truri. Ilir Sheri

- E ke kollaj me e gjet kush paguan. Tower guards ne wiki edhe kaq. Shkodra Sot

- Pse flisni kaq me siguri per gjera për të cilat s’keni as njohurinë me te vogel? Pse nuk shikoni qe prifterinjte po dalin pedofilë e po i ngrejnë ne hirearki e myslimanet po behen xhihadista e prapë midis tyre ka besimtarë të devotshem e qe besojnë vertet? Nga feja ne vetvete s’ka ardhur asnjehere asnje e keqe, ka probleme me te rendesishme. Gjithsekush ka besimin e tij. Me mire dikush me besim, t hem une, se nje i pafe, domethënë, ateist. Geront Dyrmishi

- Po gratë shqiptare pse zgjedhin thikën të vrasin fëmijët e tyre? Çfarë dreqin po ndodh? Filipi

- Është një nga mjetet më të përdorshme për kuzhinën, gjatë gatimit. K. L

- Janë kafshë, jo nëna, prandaj. Mirela

- Është viti i prindërve vrasës. Klaudia

- Si ju duket një tip tullac që del në televizor me syze e me kufje në vesh dhe që lyen thonjtë? A nuk ju duket si ufo? Shabani

- Jo, aspak, është trendy dhe përpiqet të përhapë kulturë ndryshe. Pse, vetëm femrat të lyhen? Kështu mbase mendon ai dhe përpiqet t’u ngjajë femrave. Alba - Ka edhe të tillë. Eni - Duhet të vërë edhe paruke, të ngjajë tamam “zonjë burrë”. Klaudia

- Pse ka kaq shumë shqiptarë që flasin greqisht në Jug? Unë shkova ca ditë me pushime në Himarë dhe m’u acaruan nervat... Kaq pa gjak e pa identitet jemi ne shqiptarët? Marsiania

- Qetësohu, s’ka më lidhje identiteti e gjaku. Mbase janë minoritarë grekë. M.K

- Po sepse janë minoritarë dhe janë në trojet e veta, moj Marsiane!

- Si ju duket mbyllja e universiteteve private? A është ky një vendim i drejtë? Altini.

- Mbyllja e atyre universiteteve të cilat nuk plotësonin kushtet, është shumë e drejtë, sepse në emër të ligjit po vjelin studentët që i besuan dhe iu afruan për emër. Ani.

- Shumë mirë që u mbyllën. Dea

- Kush e ka fajin, Edi Rama që u premton shqiptarëve shëndet ësi f alas apo shumica e shqiptarëve që mendojnë se në Shqipëri shëndeti duhet të jetë falas, si në kohën e xhaxhit? Filipi.

- Kush e kush ka mendimin e vet dhe gjejnë pikën e përbashkët në mendime të ndryshme, aty ku përafrohen më shumë. Ato mendime përkrahin. M.K

-A j eni t ë mendimit që pushimet më mirë të bëhen në Shqipëri në vendin tonë, edhe pse pak shtrenjtë, sesa të pasurosh një vend të huaj? Timi.

- Varet si e mendojnë. Komoditetin e ke më cilësor jashtë se këtu në Shqipëri.

- Ç’do të thotë për ju të jesh burrë, në kuptimin e plotë t ë fjalës? Çfarë e bën një mashkull të quhet vërtet burrë? Ana.

- Asnjë burrë nuk e di këtë përgjigje. Femrat ia dinë më mirë përgjigjen kësaj pyetjeje.

- Çfarë ndjeni kur shikoni djalin e Fullanit që fshin djersët me 500 euro?

- S’ka pas facoletë i shkreti... U erdhi dita të tallen me paratë e popullit, pse të mos e shfrytëzojnë?

- A ka ndonjë politikan apo fondacion këtu që mbron shtresën e varfër, sepse unë nuk njoh të tillë? Maria

- Nuk do këtë, se do ta kishim marrë vesh.

- Sa të pavarur ndiheni në familje dhe a keni problem të shpreheni lirshëm për çdo lloj teme me ta? Bora

- Varet nga familja se si i krijon marrëdhëniet me fëmijën. Jo të gjitha familjet sillen njësoj, merr parasysh mentalitetin, prejardhjen, arsimin e prindërve, moshën e tyre dhe do ta kuptoni se familje të ndryshme kanë sjellje të ndryshme me fëmijët.

- Cili nga shtetet e huaja mendoni se është vërtet aleat miqësor i Shqipërisë? Nardi.

- Honululuja. hahahaha Ku ka patur në histori Shqipëria aleat? Të gjitha shtetei i janë afruar për ta copëtuar, askush për të ndihmuar. Kla

- Si do të reagonit nëse ju ngacmon një maniak në rrugë? Bora.

- Doja të thoja; të lajmëroja policinë, po nuk po ka policë në rrugicat ku kalojnë maniakët... M. M

- Këtu çdo ditë dëgjon për krime në familje. Çfarë po ndodh me vendin tonë? Nuk është parë e dëgjuar të ndodhin kaq shumë vrasje në një vend kaq të vogël. Ju, si mendoni, përse ka kaq shumë krime këtu, cilat janë arsyet e shtimit të tyre? Bashkimi.

- Dhe jashtë shtetit ka përqindje të lartë të krimit në familje, madje shumë më shumë se këtu dhe me mënyrat më makabre, të paimagjinueshme, veçse ne nuk i marrim vesh. S’besoj se ka lidhje vendi, ka lidhje mënyra e jetesës dhe presionet që të ushtron kjo mënyrë jetese. Bora

- Mendoj se duhet bërë një protestë për turizmin këtu, që çdo gjë e ofrojnë me euro, kjo nuk më duket e drejtë. Ne kemi lekun shqiptar, përse duhet të jenë të gjitha hotelet apo blerjet të llogaritura me euro? A ju duket e drejtë kjo gjë? Albina.

- Pak e nga pak duhet ta përdorim euron, pasi kështu na do bota. Jemi duke ecur në tapetin europian dhe disa kushte i kemi të detyrueshme t’i zbatojmë. S’më duket e drejtë, por mendimin tonë s’e merr parasysh politka europiane. Meri

- Në qoftë se do të merrnit vesh që shoqja juaj e ngushtë flirton me të fejuarin tuaj, si do të vepronit? Meri.

- A do ketë shance, pyet? Nëse bën këtë pyetje, mendoj se përgjigjen e ke negative. Pastaj, mos e mbaj shoqen afër kur të jesh me të fejuarin se kjo është histori që dihet dhe ka shumë shoqe që ta marrin të dashurin, të fejuarin, burrin... Varet sa e aftë je ti që ta mbash pranë partnerin.

- Mua më duket më me vend të hapen shtëpi publike, sesa të bredhin rrugëve këto të përdalat. Ju, si e shikoni këtë gjë, a duhet ligjëruar një gjë e tillë edhe në vendin tonë, tashmë? Eltoni.

- Më mirë jo se pastaj do ta dinin partneret ku do ju gjenin nëse nuk do t’u përgjigjeshit në telefon. hahaha Kela

- Dikush më tha që populli shqiptar është shumë sherrxhi. A jeni dakord me këtë përcaktim? Neta.

- A kishte statistika për këtë? Ballkanasit j anë pak si shumë gjaknxehtë. Krista

- Sikur të thotë Ambasada Amerikane: “Jeni të lirë të shkoni, t ë qëndroni e punoni në Amerikë!”, çfarë mund të ndodhë vallë në Shqipëri? Klajdi

- Në qoftë se do ta thonte më një prill, do ta besoja, por nuk do të shkoja, pasi s’besoj se na duhen se e dinë që jemi një popull që i bie qylit. Anxhi

- Do kishim ikur të gjithë. Për pak ditë, Shqipërinë do ta merrnin për tokë të virgjër. Kla

- Shoh që shumë të rinj dëshirojnë patjetër të largohen nga Shqipëria! Mendoni që ky vend nuk po na ofron asgjë? Kristi

- Nuk ofron për njerëzit dembelë dhe me paragjykime, pasi edhe në tokë të huaj do pastronin si të gjithë ata që kanë vajtur në emigrim. Daniela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.