Pse nuk u thoshte prindërve që më donte?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- E dashur “Intervist a”, shpërndajeni ju l utem per l exuesit t uaj këtë letër, sepse dua një mendim... Jam një vajzë 20 vjeçe, e dashuruar marrëzisht. Edhe pse jam e fejuar me një tjetër tani, e kam dashur shumë ishtë dashurin. Ka qenë një njeri super për mua!

Një ditë po takoheshim si zakonisht, pinim kafe. Atë ditë ishte ditëlindja ime dhe ai më kishte bërë një dhuratë shumë të bukur; ishim shumë të gëzuar të dy. Ai më bënte shumë surpriza. Atë ditë më pa vëllai dhe e rrahu ish-të dashurin tim, u zunë keq. Ky sherr vazhdoi një muaj, mirëpo i sh- i dashuri im vinte fshehurazi e më takonte, më sillte dhurata. Një ditë do të ikte në Greqi pa më treguar mua, unë nuk dija gje. Pastaj më merr në t elefon dhe më t hotë: “Unë i ka!”. Jam mërzitur shumë... Si iku ai pa më përshëndetur mua? Flisnim shpesh në telefon, por ai nuk ndenji shumë në Greqi e erdhi për Shën Valentin. Më takoi, por vëllai na pa prapë dhe u zunë. Ai iku prapë në Greqi. Më mori në telefon, por vëllai e kuptoi që flisnim dhe ma theu telefonin. Kështu, i shkëputëm kontaktet me njëri- tjetrin për rreth 2 vjet dhe babi më fejoi me një djalë tjetër, por unë e dua shumë atë që kisha... Më thoni pak, pse nuk i thoshte ai familjes sime: “Unë e dua vajzën!”? Edhe sot, ai vuan për mua. Pse nuk u thoshte prindërve që më donte? Pse?

- Po pra, mirë e ke thene, pse valle? Pse? Je qe je, sa rri duke shkrujt historinë dy ore, çoji nje mesazh ne Facebook, WhatsAp, Viber, Hotmail, Yahoo, Weibo, Tango, Skype, ose ndonje gje tjeter ça mund te kete ai dhe merre vesh pergjigjen! Klajdi Kurtesi

- Sepse s’do të jetë ndier gati. Maringlen Kapllani

- Kjo pse- ja pra eshte ajo qe ben diferencen... Kur ta takojme, edhe ne do ta pyesim: “Perse? Perse, valle?” Bardhi Gega

- Sepse ai te donte vetëm për seks. Gjergj Mirdita Suli

- Shqiptari e ka mendjen vetem te dashuria. Çfare budallallëqesh, o Zot! Ncncncnc Linda Anastasi

- Sepse nuk te ka dashur siç është per te dashur, te ka dashur se per momentin s’ka pasur tjeter. Ti vazhdo jeten me ate qe je sot. Harroji ato kujtime pa vlerë, harroji ato kujtime per interes. Uroj te jesh e lumtur dhe, ne dasem! Roland Skendaj

- Nuk të ka dashur sa duhet, prandaj... Një njeri që të do, nuk lë pengesë pa kaluar; kemi dëgjuar plot histori të tilla. Mblidhe mendjen dhe jeto jetën tënde; atë njeri nuk vlen as ta kujtosh! Duaje pak më shumë veten dhe, edhe nëse një ditë ai vjen e të mashtron me fjalë të bukura, tregoji rrugët. Një njeri që s’është aty për ty kur ke nevojë dhe që s’të del për zot, kur ti për shkak të tij përplasesh me familjen tënde, nuk është njeri. Harroje, sepse do t’i bësh vetes një nder të madh... Ai të ka bërë nder, duke ikur tani, sepse një ditë, një ditë, gjithsesi, do të ikte... Marsiania

Kjo është rubrika jonë për ju, që u jep mundësi të na pyesni për dilemat që keni. Do të jenë vetë lexuesit që do t’ju japin përgjigje ne gazetë dhe ne Faqen tonë te Facebook-ut Gazeta Intervista, e mendime, ndaj na shkruani... Do të gjeni patjetër një zgjidhje për çfarë ju shqetëson!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.