Dua të punoj në Itali...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje! Jam një vajzë që s apo kam përfunduar s t udimet e l arta për parukeri dhe jam e interesuar të filloj punë në Itali. I drejtohem koordinatores së INAS- it Shqipëri me këtë pyetje: Cilat janë dokumentet që më duhen për të filluar punë si parukiere? Me respekt, Enkelejda.

Beskida ALIAJ, koordinatore “INAS–ALBANIA”:

- E nderuar l etershkruese! Për t’u punësuar në Itali, është e domosdoshme një kontratë pune me kohë të përcaktuar apo të papërcaktuar nga nj ë punëdhënës italian, e cila i dërgohet Sportelit të Emi- gracionit pranë Prefekturës së zonës ku ushtron aktivitetin punëdhënësi.

Dokumentacioni që duhet të paraqitet për kërkesën e vizës për punësim:

* formulari i kërkesës për vizë (duhet përdorur një formular për secilin aplikant për vizë, i plotësuar në secilën pjesë të tij dhe i firmosur);

* pasaporta e vlefs hme ( s kandenca e pasaportës duhet t ë jetë të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës që kërkohet);

* një fotokopje e pasaportës;

* 2 fotografi të kohëve të fundit të formatit teser;

* fotokopje e Autori zi mit ( Nulla Osta) l ëshuar nga Sporteli i Vetëm për Emigracionin (SUI) prej jo më shumë se 6 muaj;

* Certifikatë personale ( vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar kompetencën terri- toriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës).

Kini parasysh: Të gjitha dokumentat dhe deklaratat në shqip të lëshuara nga autoritetet lokale, duhet të jenë të përkthyera në gjuhën italiane dhe të apostiluara nga Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare.

Certifikatat e gjendjes civile duhet të jenë të lëshuara nga jo më shumë se 6 muaj.

Formularët për kërkesën per vizë dhe modularët në përdorim mund të shkarkohen nga siti i Ambasadës www.ambtirana.esteri.it (në veçanti, konsultohuni në sektorët “Viza” dhe “Modulistikë”), si dhe shpërndahen pa pagesë në Zyrat e Ambasadës. Përfaqësia Diplomatike apo Konsullore ka të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë në rast nevoje. Po kështu, paraqitja e dokumentacionit të kërkuar nuk sjell domosdoshmërisht lëshimin e vizës. Ju falënderoj për besimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.