Cilat ushqime luftojnë kolesterolin?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje redaksi! Kam lexuar shpesh në rubrikat tuaja artikuj për ushqimet që na bëjnë mirë. Unë jam nga ata tipa që dua që problemet shëndetësore t’i luftoj me ushqime e jo me ilaçe, ndaj dua të di sot se cilat janë perimet apo frutat që na ndihmojnë të ulim kolesterolin dhe yndyrnat në gjak? Faleminderit. Ana

- Përshëndetje Ana. Jemi shumë dakord me ju; para se të shkojmë deri tek ilaçet, është mirë të dimë se cilat janë mënyrat e tjera që mund të përdorim për të parandaluar sëmundjet dhe për ta mbrojtur trupin tonë, ndaj pa humbur kohë, po ju japim informacionin që kërkoni.

Thjerrëzat - Përmbajnë fibra të cilat ulin kolesterolin, deri në largimin e tij nga trupi. Fasulet po ashtu bëjnë pjesë në familjen e thjerrëzave, ndaj konsumojini ato, pasi ndikojnë në uljen kolesterolit dhe yndyrnave në gjak.

Bizelet - Kanë shumë proteina dhe janë të pasura në fibra e isoflavonoide, përbërës bimor i cili ul ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak

Arrat - Arrat kanë në përbërje të tyre një llojë substance e cila ndikon në përthithjen e kolesterolit. Duke u marrë në sasi të kufijzuara, janë shumë të mira për shëndetin. Të mira janë edhe bajamet e lajthitë.

Vaji i ullirit - Yndyrnat e pangopura që gjenden në vajin e ullirit ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit. Mundohuni të përdorni dy lugë gjelle çdo ditë.

Dardhat - Pektina, një substancë që e gjejmë te dardhat, e nxjerr kolesterolin jashtë trupit para se të thithet prej tij. Fruta të tjera të pasura me pektinë janë mollët, bananet, portokallet dhe pjeshkët. Edhe lëkura e dardhëve është e pasur me fibra.

Çaji - Kërkuesit besojnë se antioksidantët që përmban çaji (jeshil dhe i zi) janë të lidhur drejtpërdrejt me uljen e kolesterolit.

Avokadot - Avokadot përmbajnë sasi të mëdha të acidit oleik, yndyrë e pangopur e shëndetshme, që ndihmon në rritjen e kolesterolit të mirë dhe uljen e kolesterolit të dëmshëm. Avokadot janë gjithashtu të pasura me fibra dhe një përbërës bimor që mban nën kontroll kolesterolin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.