Pse nuk më qetësohet dhimbja e kokës?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një pyetje për doktor Jasharin: Jam një zonjë e divorcuar. Kam shumë dhimbje koke, kryesisht te tëmthat e sheshi i kokës. Vetëm serumet që bëj, më qetësojnë nja tre orë. Pastaj, më fillon prapë dhimbja. Me këto dhimbje kam 13 vjet, qëkur kam lindur një djalë të vdekur të cilin e kam mbajtur 20 ditë të vdekur në bark. Ju lutem, më thoni çfarë mund të kem, pasi ilaçet nuk më qetësojnë? Jam në pritje të përgjigjes. Me respekt Ana.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: -E nderuar zonjë, të jetosh me të kaluarën është një dëm i madh që njeriu i bën vete dhe shkelja e ligjit shpirtëror. Kjo është aq e vërtetë saqë thuhet se e shkuara dhe e ardhmja janë “hajdutët” më të mëdhenj të kohës dhe të lumturisë sonë. E shikoni se çfarë ndodh? Lindja e një fëmije të vdekur para 13 viteve, divorci etj., ju kanë bërë me shumë dhimbje koke që prej 13 vjetësh, aq sa thua se ilaçet nuk të qetësojnë. Unë e di shumë mirë se përse nuk i qetësojnë ilaçet këto lloj dhimbjesh koke, ka plot të tillë që më vijnë me analizat dhe EEG që u dalin shkëlqyer e megjithatë, dhimbja e kokës nuk u pushon. Që në seancën e parë unë e kuptoj se kjo gjë ndodh pasi tek ata, dhimbja e kokës është mënyra me të cilën trupi i tyre i përgjigjet stresit, ankthit, panikut, frikërave dep- ersive. Ata nuk e besojnë këtë gjë dhe ndodh që të më thonë: “O doktor, po unë njoh plot të tjerë që kanë strese e ankth më shumë se unë e megjithatë, nuk kanë dhimbje koke. Kjo gjë është e vërtetë, u them unë, por ju j eni ajo l l oj “race” që i përgjigjet stresit, ankthit, frikërave, pikërisht në këtë mënyrë, pra, me dhimbje koke, kurse disa të tjerë skuqen, zverdhen, djersijnë, qajnë etj. Ju nuk jeni fajtorë për këtë gjë, por e keqja këtu është se ju as nuk e besoni se keni nevojë për psikolog, sepse vetëm përmirësimi i mënyrës së të menduarit do të jetë shërimi juaj, pra, përpunimi i aftësive tuaja relaksuese e referuese, kryesisht me ca teknika që ne i quajmë “teknikat e humbjes së mendjes”. Këto teknika duhen njohur e zbatuar pasi ju bëni në fakt të kundërtën dhe më konkretisht, sa herë që ju kap dhimbja e kokës, në vend që të qetësoheni e të relaksoheni, ju, gati si në alarm apo panik, thoni: “Ja, përsëri! Ma shkatërroi jetën kjo dhimbje që s’po ma shërojnë as doktorët. Mos kam ndonjë kancer në tru?!” etj. etj. Pikërisht këtu fillon edhe më shumë dhimbja e kokës dhe kjo bëhet gjithnjë e më shumë një burim stresi, siç edhe e shpjegova se vetë stresi sjell

reagimin me dhimbje të shtuara koke. Ky lloj “rrethi vicioz” nuk është i lehtë as për t’u kuptuar e as për t’u ndaluar, pavarësisht se shumë klientë e kuptojnë se veprojnë njëlloj sikur të duan që t’ia shkaktojnë vetes dhimbjen e kokës. Ju më thoni në letrën tuaj se vetëm serumet ju qetësojnë jo me shumë se 3 orë dhe dhimbjet fillojnë përsëri. Unë këtë e kuptoj shumë mirë, pasi serumet me i l açet gjumëvënëse i ndërpresin jo dhimbjet, por shkaktarin e tyre, mendimet dhe pastaj sapo truri del nga përgjumja, ai fillon avazin e vjetër.

- Ngjashëm me këtë, mund të kujtojmë se çfarë mund t’i bëjnë ilaçet një njeriu xheloz i cili vuan në çdo çast “tradhtinë” imagjinare të së dashurës, aq sa nga kjo i dhemb edhe koka. Ilaçet në këtë rast e bëjnë atë që të mos jetë në gjendje të mendojë se ka të dashur apo se ajo e tradhton, pra, edhe në këtë mënyrë ato e qetësojnë, porse kjo gjendje s’mund të mbahet e tillë, pasi pas pak orësh, truri kthjellohet dhe sapo t ’i i kë efekti i drogërave, ai i kthehet po të njëjtit avaz. Këta lloj njerëzish unë nuk i përgjum me il-

açe kimikate pas të cilave ata nuk janë në gjendje të ngasin makinën, të mësojnë apo të bëjnë dashuri, por i shëroj me psikoterapi e hipnoterapi dhe me ilaçe 100 % bimore, të cilat rregullojnë ekuilibrat dhe rrisin aftësitë konjitive të trurit. Unë përdor me ta disa lloje psikoterapish, sidomos kur shoh se përvojat e tyre të hershme janë tronditëse dhe kanë lënë gjurmë, edhe kur duken se janë harruar apo nuk kujtohen me ndërgjegje. Kam përdorur me sukses edhe një metodë që quhet EMDR. Sipas mjekes italiane Kiara Libero, në librin “Kura natyrore kundër depresionit”, botuar edhe në shqip ( faqe 43), EMDR- ja bazohet në parimin sipas të cilit një kujtim tronditës, ndonjëherë, magazinohet në kujtesë në mënyrë të ndryshme nga kujtimet normale apo të këndshme; imazhet, tingujt, ndjesitë e lidhura me atë moment nuk ripërpunohen nga truri, por mbeten ashtu siç janë përjetuar për herë të parë. Kjo bën që këto kujtime të kthehen dhe të paraqiten në formën e tyre të ankthshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë mendime obsesive, makthe,

forma depresive, si edhe kurthe paniku. Kush ka pësuar një traumë, e di që rrallë e kujton me ndërgjegje të plotë atë që ka ndodhur, porse i përjeton të gjitha ndjesitë, pa e kuptuar se pse. Kjo metodë tip hipnoze teraupetike, “punon” me kujtimet duke lejuar komunikimin midis dy hemisferave të trurit, të cilat kanë në fakt funksione të ndryshme, por edhe plotësuese ndaj njëra- tjetrës... Besoj se e kupton, e nderuara zonjë, se këto raste, për

fat të keq, shkojnë te psikologu në fund, në vend që të shkojnë në fillim.

Besoj se u kuptuam se dhimbja juaj e kokës, ju është bërë kronike për shkak të stresit e ankthit kronik, ndaj edhe shërimi juaj do të vijë duke çaktivizuar burimin që e shkakton këtë lloj dhimbje, pra, “vatrën” e alarmit tuaj kronik. Kjo gjë nuk arrihet menjëherë, vetëm me pak seanca, por gjithsesi arrihet plotësisht dhe ky, për ju, është besoj një lajm i mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.