Pyetje-përgjigje për seksin...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Është e vërtetë që pilula pakëson dëshirën për të bërë dashuri?

- Kjo ndodhte me produktet e mëparshme, në të cilat dozat e hormoneve ishin më të larta. Në realitet, ndodh më shpesh që rënia e dëshirës të lidhet me arsye psikologjike. Për shkak të traditës kulturore dhe fetare, në shumë çifte, marrëdhënia seksuale është akoma e lidhur me riprodhimin. Kjo do të thotë se kënaqësia justifikohet vetëm nëse provohet në funksion të lindjes së një fëmije. Marrja e pilulës tregon se je e aftë ta përjetosh seksin si kënaqësi, si komunikim dashuror, duke e shkëputur nga funksioni i riprodhimit.

- Është e vërtetë se prezervativi ul ndjeshmërinë dhe e bën seksin më pak të kënaqshëm?

- Prezervativi nuk i ndryshon ndjesitë deri në atë pikë sa të mos ndjesh kënaqësi kur bën dashuri. Në disa raste, ai redukton lehtësisht ndjeshmërinë e penisit, por sot në treg ka prezervativë aq të hollë, sa praktikisht, nuk ndjehen fare. Në realitet, më shumë të bezdis mendimi se prezervativi pengon kontaktin e plotë, pra, një intimitet më të plotë. Ka çifte që e kanë problem momentin e vënies së tij, sepse u duket sikur ndërpret lojën dashurore dhe prish atmosferën romantike. Kjo varet nga çifti, i cili duhet ta kthejë këtë moment në një lojë. Për fat të keq, është më mirë ta vësh në ereksion, sepse ekzistojnë më pak rreziqe që ai të çahet.

- Kohët e fundit, im shoq nuk ka patur shumë dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale. Edhe unë, gjithashtu, por nga ana tjetër, jam e shqetësuar... Mungesa e dëshirës tregon se një çift është në krizë?

- Jo domosdoshmërisht, edhe pse duhet mbajtur shumë parasysh. Mund të ndodhë që njeri prej partnerëve t a marrë gjithçka si t ë mirëqenë dhe rutina të hyjë në marrëdhëniet e çiftit. Gjithashtu, mund t’u kushtohet më shumë vemendje aktiviteteve jashtë familjes (punës në veçanti) dhe mund të krijohet një klimë e lënies pas dore të partnerit, gjë që shkakton uljen e dëshirës tek ai. Natyrisht, nëse çifti është në konflikt e në t ension, mungesa e dëshirës është një simptomë e largimit emotiv. Dëshira mund të ulet edhe për shkak të një mosfunksionimi seksual. Kur seksi provokon ankth, tension apo dhimbje, është gjithnjë i pakënaqshëm dhe është e natyrshme që të mos ndjesh dëshirë.

- A mund të ndihmojnë substancat afrodiziake?

- Kërkimi i këtyre substancave për të ndezur një seksualitet të shuar ka karakterizuar gjithë historinë e njerëzimit, duke filluar nga ushqimet ( që nga stridhet, te djathrat e ndryshme), ekstraktet e ndryshme ( si kantaridina, ekstrakt i një insekti), nga esencat vegjetale (për shembull, xhinseng) dhe ilaçet ( sidomos, ato hormonale). Hipotezat kanë qenë të ndryshme, por eksperimentet në lidhje me to kanë treguar se janë shumë pak efikase. Ka njerëz që përdorin alkoolin, bile edhe drogën, për të kapërcyer ndrojtjen dhe për t’u bërë më të shpenguar, por më shumë gjejnë zhgënjimin sesa zgjidhje për problemet e tyre. Fakt është se dëshira e ka burimin së pari në tru dhe afrodiziaku i vërtetë për këtë do të ishin emocionet, intimiteti, dashuria dhe pasioni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.