Urime

Intervista - - POSTA -

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Uroj nga zemra z. Gjok Uldeda, për shpalljen Qytetar Nderi i Kelmendit. Urime Gjokë dhe, ngrije telefonin.

- Keti Gjoça, është tashmë kaq e afirmuar si gazetare e TVSH-së. Ndërkohë, intervista me Ministrin e Bujqësisë, z. E Panariti, qe nga më të spikaturat.

- Kursi profesional “Leva e Arkimedit” është një refleksion i drejtpërdrejtë se nuk duhen vetëm juristë. Urime, i dashur Met!

- Nuk e di a e keni vënë re se pulsin, ritmin më të cilin punon gjithë aparati i Këshillit të Lartë të Shtetit. Urime të gjithëve, veçanërisht ty, Bujar Leskaj.

- Më gëzove shumë, Bilbil Mema. Caktimi yt si drejtor i Shkollës së Policisë është një gjë kaq pozitive! Urime!

- Më the, H. Fratari, se një arkitekt nga Milano, vjen dhe porosit 10-15 këmisha te firma Kler. Të uroj nga zemra, miku im Flamur Hoxha, për imazhin që ke krijuar.

- Po, kur shkoj në Shkodër dhe takoj L. Luken ose Paulin Radovanin, bie gjithnjë fjala edhe për ty, Paulin Gega, njeri vërtet fisnik. Urime!

- Elbasani po restauron rrugicat karakteristike. Urime bashkisë! Urime, i dashur Qazim Sejdini!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.