ATA QË NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

prodhuesit e trafikantët e drogës, apo me policinë? Mos vallë me heshtjen e tyre duan të fitojnë votat e prodhuesve të drogës që, siç duket, qenkan të shumtë? Apo kanë pjesën e tyre në parcelat e mbushura me marijuanë?! Ja, për këto deshëm të pyesnim 11 deputetët e qarkut të Shkodrës, por nuk mundëm të takonim as Agron Çelën, as Mark Frrokun, as Mimoza Hafizin, Nard Ndokën, Paulin Sterkajn, Tom Doshin apo edhe Jozefina Topallin. Asnjëri prej tyre nuk e hap telefonin këto ditë për gazetarët... ka për të vënë në vijë punën në bankë, sikur të rishikojë ndryshimit të Guvernatorit apo Këshillit Mbikqyrës, kredibiliteti i Bankës dëmtohet 10 herë më shumë sesa është dëmtuar nga vjedhja e thesarit. Pra, sipas zotit Bode, më mirë të vazhdohet me vjedhje e me zotin Fullani në krye, sesa të bëhen ndryshime. Një pyetje kishim për zotin Bode: A nuk mund të jetë edhe e pavarur, edhe në rregull, Banka e Shqipërisë? A nuk mund të jetë edhe e pavarur, edhe e miradminstruar, pa vjedhje apo shpërdorime miliona dollarëshe nga ato që bën zoti Fullani? Ç’vlerë ka pavarësia e Bankës kur asaj i fluturojnë paratë majtas e djathtas?! Apo, siç ka thënë shoku Enver Hoxha, se parimet janë më të rëndësishme se gjithçka, se ne vdesim, bar hamë, e parimet e pavarësinë tonë nuk e shkelim?

As Lulzim Bashën, kryetarin e PD-së, nuk e takuam dot këtë javë. Zotin Basha deshëm ta pyesnim pak për ato çka shkroi në Facebookun e tij të enjten se: “Pasiguria në rritje dhe krimi në ngjitje, janë prodhim i drejtpërdrejtë i keqqeverisjes që shkatërroi policinë dhe promovon krimin deri në Kuvend! Kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin!”. Si mendoni, zoti Basha, kjo është opozita që kërkohet sot në Shqipëri? Të rrish nën hijen e çadrës së diellit, buzë pishinës dhe të përçartësh fjali në Facebook?! Të shkruash me fjalë të përgjithshme, pa treguar asnjë fakt apo opsion t ëndin? Nëse është kështu, atëherë në Shqipëri kemi 1.086.600 politikanë, aq sa përdorues ka Facebook... Ah, edhe për diçka tjetër deshëm të pyesim zotin Basha: Ku e ka dëgjuar atë shprehjen me gishtin dhe hënën, në Hollandë? Ne që kemi qenë në shumë shtete të Europës e që dimë ato gjuhë që di zoti Basha (me përjashtim të hollandishtes), nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë... Dhe pastaj, për çfarë gishti e ka fjalën ai, për atë të mesit, apo gishtin e madh?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.