Kozeta Turishta, lë Nevvs 24 për “Pasdite në Top Channel”

Intervista - - JAVA VIP -

Gazetarja Kozeta Turishta, njëherësh edhe zëdhënëse e Postës Shqiptare, të cilën e keni parë dikur në edicionet informative të TVSH dhe së fundmi në lajmet e Nevvs 24, është larguar edhe nga aty për të drejtuar formatin e pasdites në “Top Channel”. Ky i fundit, është parë të ndërrojë disa moderatore duke nisur nga Arbana Osmani, Genta Popa, Lira Burgija dhe në fund, Ulpiana Lama. Duke filluar nga data 1 shtator, në drejtim të këtij programi do të shikoni spikeren simpatike të Nevvs 24, Kozeta Turishta. Vetë Kozeta nuk i ka kursyer vlerësimet për këtë program dhe prezantueset e tij të mëparshme, duke mos harruar edhe televizionin pjesë e të cilit ishte deri tani. “Kënaqësi e vecante dhe fat për këtë mundësi në TCH, do bëj më të mirën që të gjithë të ndjeheni krenar për mua...”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Pas përmirësimit t ë shëndetit, Shpëtim Saraçi do t’i rikthehet muzikës, si pjesë e stafit të “The Voice Albania” në Top Channel. “Kënqësi e madhe të rikthehem në punë, të jem pjesë e stafit të The Voice of Albania në Top Channel. Pa asnjë diksutim, ekrani më modern shqiptar! Falënderimet më të mëdha për të madhin Zot që më mbajti në jetë e për ju që më mbështetët në ditët më të vështira. Ju detyrohem gjithë jetën”, është shprehur kompozitori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.