Feridja i lutet Sinanit të mos e lërë

Intervista - - TELENOVELA -

Feridja dhe Mahiri e gjejnë bosh kasafortën e Serës. Ndërkohë, shikojmë në retrospektivë se si, në ditën e dasmës së saj, Serah së bashku me të ëmën e kanë hapur atë kasafortë. E ëma i lutet Serës që të mos e zhdukë atë dokument, që ajo dikur i ka thënë se është garancia e saj, por Serah i përgjigjet se tashmë është martuar me Turgutin, ka nisur një jetë krejtësisht të re dhe nuk ka nevojë për asnjë garanci...

Në shtëpinë e Ferides, ata shqetësohen se si ka mundësi së ajo i ka lënë duke ngrënë mëngjes dhe është larguar pa u treguar asgjë, duke i turpëruar edhe në prani të Sinanit dhe të nënës s ë t i j . Mehmeti zemërohet shumë me Feriden...

Serah, ndërsa kërkon pasaportat, gjen në dollapin e Turgutit, letrat e dashurisë që ai i shkruante Ferides, madje edhe në kohën kur vendosi të martohej me të. Nga ana tjetër, Turguti pyet nënën e saj nëse Serah ka ndonjë sekret që ai nuk e di... E ëma vjen në shtëpi dhe nuk i tregon së bijës se ka shkuar në lokal me Turgutin dhe bisedën që ka bërë me të, por vë re se e bija është duke qarë...

Mahiri dhe Feridja ulen më lokal, ku Feridja vë re se Mahiri është çarë t e dora. Ajo përpiqet t’i fshijë gjakun, por ai shkon në banjo për ta larë dhe në atë moment vjen Sinani, i cili e qorton Feriden për sjelljen e saj. Mahiri i shikon së bashku dhe l argohet pa rënë në sy.

Turguti vjen në zyrë dhe gjen Serën, e cila ia bën të qartë se i ka lexuar letrat që ai i kishte shkruar Ferides, pa patur guximin për t ’ia dhënë. Serah shkon duke qarë në zyrën e saj, ku ndodhet Umiti dhe Zejnepi, e cila i kërkon atij të largohet pasi Serah ka një problem personal. Umiti e dëgjon Serën duke thënë se “gjithçka ka qenë gënjeshtër, se ai e ka mashtruar duke i thënë se e donte, ndërkohë që martesa e tyre ishte fallco” dhe këtë ai ia tregon Ferides.

Daljani nis të ndihmojë të varfërit, i shqetësuar për mënyrën se si është sjellë Nexhdeti në mungesën e tij. Ai jep urdhër që dikush të shkojë të blejë këpucë në dyqanin e Nazifit dhe t’ua shpërndajë ato të varfërve. Ndërkohë, nga ana e tij, Nexhdeti, i vendosur për të qenë vetë i fuqishëm dhe i zemëruar me sjelljen e Daljanit ndaj tij, i kërkon Jilanit që ta vrasin dhe Nexhdeti të zërë vendin e Daljanit. Jilani nuk është dakord, por Nexhdeti përpiqet ta bindë, duke bërë edhe pazaret se si do t’i ndajnë bashkë pasuritë e Daljanit...

Feridja shkon ta takojë Mahirin në dyqan dhe i thotë se ka një çështje të rëndësishme për të diskutuar. Ai i thotë ta presë në shtëpinë e Kostas, ku do të vijë edhe Jasini, pasi aty mund ta fotografojnë me të dhe t’i prishin punë. Në shtëpinë e Kostas, Feridja i tregon Mahirit për problemet e Seras dhe e pyet nëse është më mirë që ajo të afrohet me Seran, që të mësojë problemet që ajo ka. Mahiri i t hotë s e është shumë naive që mendon se Serah, që është e lidhur me një vrasës, mund t’i hapë zemrën asaj, por Feridja i përgjigjet se nuk e ka fjalën që të bëjë thashetheme me Serën, por ta detyrojnë atë të flasë. Mahiri habitet se si ka mundësi që pikërisht ajo, të bëjë një propozim të tillë, por ajo i thotë se nuk po nënkupton që ta rrëmbejnë, por po i kërkon atij të gjejë një mënyrë të mesme për t a bërë Seran t ë flasë... Mahiri i thotë se gjithçka mund të rregullohet nëse ajo e fton Seran... Feridja niset t ë i kë, por Mahiri i thotë se do ta shoqërojë ai deri në shtëpi, sepse është shumë vonë për të ikur vetëm...

Turguti, përpiqet ta bëjë sërish Seran për vete, duke i thënë se shumë shpejt, Feridja do të dalë plotësisht nga jeta e tyre, sepse ai ka një plan... Nexhdeti i tregon Ajtenit se ka bërë gati ftesat e dasmës së tyre, që do t ë bëhet shumë shpejt... Jilani vendos të bashkohet me Nexhdetin në planin për të vrarë Daljanin.

Sinani shkon për darkë në shtëpinë e Ferides, por ajo vonohet. Atëhere ai vendos të largohet dhe i thotë Kerimes t’i bëjë të fala Ferides, pasi deshi të diskutonte me të detajet e dasmës së tyre.

Sinani del nga shtëpia, por futet në maikinën e tij dhe në f s hehtësi, pret ardhjen e Ferides. Ai e shikon kur Mahiri del nga makina e saj dhe i del përpara, ndërkohë që Feridja është futur në shtëpi. Sinani e kërcënon Mahirin të qëndrojë larg së fejuarës së tij, ndërkohë që Feridja po përballet me zemërimin e të atit.

Mahiri takon rastësisht Osmanin dhe i thotë se do t a ndihmojë, meqenëse edhe ai i ka ndihmuar ata. Osmani e kupton se ka qenë Jasini ai që i ka treguar Mahirit për këtë. Mahiri shkon në dyqan, ku Azmiu i thotë se një burrë ka blerë shumë këpucë dhe Mahiri i thotë Osmanit se mund të ppunojë në dyqanin e tyre dhe se, derisa të gjejë një vend për t ë fjetur, edhe mund të flejë aty.

Sinani i bën presion Ferides që të mësojë të sillet dhe t’i japë fund lidhjes së saj me Mahirin, nëse do që ai të mos i japë fund asaj fejese. Feridja i lutet të mos e lërë...

Mahiri pyet I l knurin nëse është mirë dhe ajo i t hotë se do t ë bëhet më mirë. Është dita e diplomimit të Songulit dhe Mahiri i jep asaj këpucët që i ati ka bërë për të. Songuli preket, por Mahiri i thotë se ai i ka sjellë atë dhuratë për gëzim dhe jo për hidhërim. Të gjithë nisen të shkojnë në ceremoninë e diplomimit të Songulit...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.