Alehandro e Monse bëjnë dashuri

Intervista - - TELENOVELA -

Alehandro shkon në kasollen ku gjen mbetjet e një darke romantike dhe mendon se Monserrati dhe Hoze Luisi kanë qenë atje së bashku. Kur arrin në pronën e tij, Alehandro i thotë Monserratit se e di që ajo ka qenë në kasolle me Hoze Luisin dhe e shan atë “prostitutë”. Ajo e qëllon. Megjithatë, ai i thotë se shpreson që ajo të mos jetë shumë e lodhur pasi ka ndërmend ta trajtojë si gruan e tij dhe e hedh në krevat. Në fillim, Monserrati e kundërshton, por pastaj i jepet pasionit dhe e shijon atë moment...

Monserrati vazhdon ta pyesë me këmbëngulje Rosarion nëse e njeh nënën e Alehandros, sepse ajo ka jetuar në të njëjtën fermë me të. Maria nuk humbet kohë dhe ia shpreh edhe një herë tjetër dashurinë e saj Alehandros, duke i vjedhur atij një puthje, së cilës ai i përgjigjet. Hoze Luisi shkon në shtëpinë e madhe dhe tronditet kur sheh aty Dimitrion dhe Adolfon. Më vonë, Hoze Luisi shkon të bisedojë me Alehandron të cilit i tregon se është i dashuruar me një grua që është e ndaluar për të...

Nadia merr guximin dhe e akuzon Pedron se ai nuk e prek me dorë ngaqë nuk i pëlqejnë gratë, por ai i përgjigjet se, edhe në qoftë se i pëlqejnë, ajo nuk e bën të ndjejë asgjë... Adolfo flirton me Marian. Hoze Luisi dhe Refugio fillojnë të bëjnë gati gjërat e tyre, për të ikur nga ferma. Hoze Luisi thotë se Monserrati do të largohet bashkë me ta. Monserrati del nga shtëpia për të ikur me Hoze Luisin, por në kopsht, takon Adolfon...

Adolfo i thotë Dimitrios se ka një plan për Monserratin dhe i jep para atij. Viktori dhe Nadia i jepen pasionit dhe j anë gati duke bërë dashuri... Alehandro tregohet i dhunshëm me Marian dhe i kërkon asaj që t’i tregojë gjithçka që di. Në atë kohë, vjen Dimitri dhe i thotë se ajo që ka ndodhur është se Monserrati është përpjekur të arratiset përsëri. Alehandro i bërtet Rosarios se nuk po e bën mirë punën, pasi nuk po e ruan dot Monserratin, ndaj duhet të mbledhë gjërat e veta dhe të ikë nga ferma.

Monserrati i dërgon një letër Hoze Luisit, ku i kërkon të largohet, sepse dashuria e tyre është e pamundur, i kërkon të mos e bëjë më të vuajë dhe të dalë nga jeta e saj. Monserrati i kërkon Alehandros ta puthë, duke e ditur se Hoze Luisi po i shikon, por në atë moment vjen Maria, e cila arrin t’i acarojë... Alehandro niset t’i shkojë pas Marias, por Monse e ndalon.

Më vonë, Monserrati i thotë Marias se e ka Alehandron në duart e saj. Ajo i përgjigjet se e ka gabim nëse mendon se mund ta kontrollojë atë me një përkëdhelje, pasi nëse do të ishte kështu, Alehandro do të qëndronte me të. Viktori i flet Nadias dhe në telefon përgjigjet Pedroja...

A do ta zbulojë ai se gruaja e tij ka një dashnor?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.