Fushata skandaloze: “Fillimi i shkollës”

Intervista - - INTIMITET -

Nuk është hera e parë që firma American Apparel bën reklama skandaloze. Kësaj radhe, fushata me titull “Fillimi i shkollës”, nxjerr në skenë vajza të reja shkolle, sipas stilit të Lolitës, me funde të shkurtër, prej nga duken mbathjet, në një dekor si ai i shkollës. Sipas gazetës “Le Figaro”, në Britaninë e Madhe, këto klishe kanë zemëruar shumë shoqata të mbrojtjes së fëmijëve, bile njëra nga fotot është hequr nga qarkullimi. “Përdorimi i fëmijëve për qëllime seksuale nuk mund të justifikohet kurrë”, ka thënë Piter Bradlei, drejtues i njërës prej këtyre shoqatave. “American Apparel duhet të na i kursejë fantazitë e saj për nxënëset”, ka shtuar një gazetare në gazetën britanike “The Guardian”. Megjithatë, ka edhe të tjerë që e kanë parë me sy më pak kritik këtë fushatë. Ja, si është shprehur një internetist në blogun e tij: “Sinqerisht, unë do të ndjehesha keq nëse vajza ime do t ë vihej në një pozicion të tillë, por është detyra ime ta mësoj të mos e bëjë këtë, jo e American Apparelit. Detyra e kësaj firme është të shesë veshje, gjë që mendoj se ata e bëjnë shumë mirë”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.