Dorashka që revolucionarizon lodrat seksuale

Intervista - - INTIMITET -

Ja, një shpikje që mendohet se do të revolucionarizojë lodrat seksuale dhe masturbimin e femrave. Një grup shpikësish, i quajtur Gloving Life Team, ka krijuar The Glov (dorashka), për më shumë kënaqësi. Ka marrë fund epoka kur vibratorët nuk mbaheshin mirë në dorë! Me The Glov, që është si një Robokop seksi, ju vini në dorë një dorashkë ergonomike që bën të mundur një penetrim më natyral. Ju mund të përdorni lodrat tuaja seksuale në të, sepse është konceptuar që në të, të vidhosen lloje të ndryshme lodrash, që nga vibratorët klasikë, deri te “lepurushët” (rabbit) e famshëm. Dorashka në fjalë përbëhet nga lateksi, është e butë për trupin dhe krijon lidhjen mes dorës e lodrës seksuale, me një kënd 90 gradësh dhe vibracione të përfshira në të. Krijuesit e saj kërkojnë financues në sitin e internetit Indiegogo, ku saktësohet se kjo lodër, përveçse e “rehatshme” dhe “elastike”, është edhe “kundër ujit” dhe së shpejti, do të dalë në versione të reja, përveç ngjyrës çiklamin të ndezur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.