Si të bëj një njoftim tërheqës?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Ju lutem, më ndihmoni që njoftimi im të ketë sa më shumë i mpakt te njerëzit. Më tregoni teknikat e ndërtimit të një njoftimi tërheqës...

- I/e nderuar, sa më real të jeni në një njoftim, pa e ekzagjeruar atë, aq më shumë do të keni sukses dhe do të jeni i besueshëm. Mjafton të thoni të dhëna të sakta, të mos mburreni, të jeni të sinqertë në atë çfarë thoni, pra, të ketë lidhje e shkruara me realitetin, që kur të takoheni, të jeni siç e keni përshkruar veten. Së pari, të thoni moshën e vërtetë, statusin tuaj civil, origjinën dhe ku jetoni, nëse jeni i punësuar ose jo dhe çfarë kërkoni te një femër apo mashkull.

Së fundi, mund të përshkruani pak nga tiparet tuaja fizike, thjesht kryesoret dhe ndonjë hobi tuajin. Një njoftim i shkurtër dhe me të dhëna të sakta, ka më shumë sukses sesa njoftimet e stërzgjatura dhe me fjalë të mëdha, pa baza. Ju urojmë fat!

Përgatiti faqen:

Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.