Mund të bëjë seks kur ka penis të vogël?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje Dr. Evi! Kam dëgjuar se ka disa meshkuj që nuk mund të kryejnë dot marrëdhënie pasi e kanë organin e pazhvilluar. A është e vërtetë kjo? Partneri im thotë se e ka penisin të vogël... A futet rasti ynë këtu? A mund të kemi një fëmijë nëse marrëdhënia funksionon? Ju lutem, do të doja të më kthenit një përgjigje këtë herë, nëse marrëdhënia jonë mund të funksionojë. Nuk do të doja ta kaloja kohën me një dyshim të tillë. Nuk dua të ndihem fajtore nëse vendos të prish marrëdhënien. Me respekt, Aulona.

Dr. Evi Dani, seksologandrolog: - Fjala “organ i pazhvilluar” është një t erm i përgjithshëm, por s hpesh- herë, i paspecifikuar. Kur themi që kemi organ të pazhvilluar, mua si mjek më shkon mendja në radhë të parë për një patologji hormonale që quhet hipogonadizëm e që ka t ë bëjë j o vetëm me moszhvillimin e organeve seksuale, pra, që ato ngelen të pazhvilluara në madhësinë e penisit të një fëmije, por kjo gjendje shoqërohet edhe me shenja të tjera, si obezitet i shtuar, disporpocion të krahëve me trupin, mungesë të shenjave sekondare seksuale etj. Një përqindje e mirë e meshkujve kanë dëshirë që ta kenë penisin e tyre në përmasa sa më të mëdha, duke menduar që një penis i madh arrin të ketë një jetë seksuale, një orgazëm shumë cilësore për të dhe sidomos, për partneren e tij. Një penis i madh e bën këtë person që të mendojë se është më burrëror, më i sigurtë dhe më krenar për qenien e tij si mashkull. Në rast se ky mashkull mendon se e ka penisin e vogël, kjo hyn në gjendjen psikologjike që njihet si “small penis sindrom” (sindroma e penisit të vogël). Kjo gjendje i bën këta meshkuj të jenë më inferiorë, të mos takohen, apo të mos dëshirojnë të kontaktojnë me partneren femër, nuk duan të martohen për arsyen e vetme sepse ndihen të paaftë për të kryer aktin seksual, pra, me pak fjalë, e ndjejnë veten të zhvlerësuar. Kjo gjendje mund të shoqërohet me faktorë të t j erë psikologjikë në jetën e tyre.

Më vijnë herë pas here pacientë të tillë. Penisi i tyre është më se normal dhe ata përsëri duan si e si të rrisin përmasat e tij. Në bazë të studimeve që janë bërë dhe kam bërë edhe unë, me matjen e madhësisë së penisit, ka dalë që madhësia mesatare e penisit në 400 raste meshkuj të jetë 13-16 cm në ereksion, gjë për të cilën unë kam folur gjatë tek emisioni i Arjan Çanit “Zonë e lirë”. Një penis në përmasa më të mëdha nuk do të thotë që partnerja e tij të ketë kënaqësi seksuale më të mëdha se ajo tjetra që ka partner me penis të vogël. Në bazë të një studimi të bërë te femrat, 70 % e tyre nuk e vlerësojnë shumë madhësinë e penisit. Për rastin tuaj konkret, duhet vizituar i fejuari juaj, ndoshta për të diferencuar atë dyshim të kotë ndonjëherë që një penis me madhësi mesatare mund t’ju duket ndoshta i pazhvilluar. Mund të vini që të dy bashkërisht të më kontaktoni. Ndoshta unë do të jem ai që me profesionalizëm do t’ju qetësojë, që marrëdhënia juaj të mos prishet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.