Leonora Posloska: Të dashurin e mbaj veç për vete

Intervista - - FAQE 1 -

Nëse jeni duke lundruar me pultin tuaj nëpër kanale televizive, sigurisht që nuk do t’ju shpëtojë pa parë klipi që vjen nga Leonora Poloska, titulluar “Me neve”, ku baladat tanimë i lënë vendin muzikës rrep. Një bashkëpunim me B- boy, e sjell këngëtaren në një eksperimentim të ri muzikor, që i shkon mjaft për shtat. A ka vendosur ajo të rikthehet fuqishëm në muzikë? A ka projekte të reja që e presin? A po jeton një histori dashurie? Le ta lëmë më mirë Leonorën të përgjigjet...

Arjana Bregu: - Leonora, u bënë të lodhshme baladat që këtë herë kemi një këngë rrep?

Leonora Poloska: - (Buzëqesh) Jo, kurrsesi. Unë në balada e gjej veten, mirëpo më pëlqen të jem universale sa i përket muzikës.

- Pjesa e rrepit është shumë i nteresante dhe duket se ti e bën mjaft mirë. Mendon se të shkon më shumë roli i vajzës së mirë, apo asaj të

keqe? - Si

mendoni j u? (Buzëqesh)

- Mund të kishe zgjedhur çdo reper tjetër për këngën… Pse pikërisht B-boy?

- Sepse është një djalë muzikal dhe u përshtatëm mjaft mirë në këtë bashkëpunim.

- Do të bëje një klip ku të merrje edhe të dashurin me vete?

- Asnjëherë, të dashurin e mbaj veç për vete! (Buzëqesh)

- Fakti që ke munguar gjatë në muzikë, të ka frymëzuar mjaftueshëm për të vazhduar intensivisht në këtë fushë?

- Definitivisht, mund të thuhet se po.

- A ka Leonora kundërshtarë në muzikë?

- Është e natyrshme. Çdo gjë, sipas Ajnshtajnit, është relative. (Qesh)

- Cila është për ty kënga më e mirë e të gjitha kohërave?

- “Let it be”.

- Po aktivizohesh me koncerte apo mbrëmje muzikore aktualisht?

- Këto janë synimi dhe axhenda ime për momentin.

- Cili ka qenë suksesi yt më i madh në jetë?

- Jam duke e pritur. (Buzëqesh)

- Jashtë muzikës, çfarë ta bën të bukur ditën?

- Dielli.

- Ke dashur ndonjëherë të biesh në peshë apo ta kesh munduar veten me dieta të rrepta?

- Dieta të rrepta jo, por vetëm ushtrime dhe ushqim të shëndetshëm, të ekuilibruar.

- Çfarë rregulli ke zakonisht kur nis të zgjedhësh dhuratën për dikë?

- Jam spontane.

- Kohëve të fundit, është kthyer gati në trend shtatzania...

- Për momentin, fokusin e kam në gjëra të tjera.

- Cilat janë idetë e tua për një shtëpi të ngrohtë?

- Harmonia.

- Cila është fusha ku do të doje të hidheshe në veprim tani?

- Në atë të kreativitetit, të krijimit të diçkaje me vlerë.

- Të pëlqen të bësh plane afatshkurtra apo afatgjata?

- Varet për çfarë bëhet fjalë...

- Ndodh të të prishen planet në minutën e fun-

dit?

- Shumë herë. (Qesh)

- Një ndryshim që e ke vënë re te vetja me kalimin e kohës?

- Përveç ngjyrës së flokëve? (Qesh)

- Si është Leonora jashtë skenës? Ka gjëra që nuk i shfaq në skenë?

- Bëj lakror, laj, pastroj…

- Nëse ndodhesh në shtëpi, e shfrytëzon kohën për të gatuar diçka, për të parë një film apo për të fjetur?

- Të gjitha këto, sipas mënyrës që i ke renditur. (Qesh)

- Çfarë mendon se është tipike e femrave sot?

- Gjithçka, përveç must aqeve dhe mjekrës. (Buzëqesh)

- Mendimi yt për komunitetin LGBT në Shqipëri?

- No comment.

- Çfarë do t’i thoje një shoqeje që sapo është ndarë nga i dashuri?

- Do të isha reale dhe nuk do t’i mbaja anën nëse do të ishte me faj.

- Për çfarë do t’i jepje fund një lidhjeje të rëndësishme?

- Vetë ideja fund, nuk lë

vend - Çfarë për shpjegim. është e rëndësishme për harmoninë e një çifti?

- Kompromisi.

- A e ke një lidhje të bukur aktualisht?

- Nuk di a ekziston një lidhje e bukur. (Buzëqesh)

- Sa rëndësi i jep fatit në jetën tënde?

- Aspak. Unë gjërat që kam dashur, i kam realizuar me punë.

- Po pamja, në çfarë mase ka ndikuar?

- E kujt? (Qesh)

- Jotja e kujt tjeter? Ke ndonjë defekt ti?

- Ndoshta s’e kam vërejt. (Qesh)

- Cila është një cilësi e jotja?

- Kokëfortësia.

- Për çfarë do të grindeshe me dikë?

- Për zi ose bardhë. (Qesh)

- Cilat janë vlerat më të shtrenjta për ty?

- Karakteri, mbi të gjitha. Prej tij, derivojnë të tjerat...

- Interesohesh për politikën?

- Do, s’do, vetë ajri ta imponon.

- Pushimet, në Shqipëri apo jashtë saj? Vendi i preferuar?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.