Pse VIP-ate huajmë zgjedhin mua?

“Kam ambicie të ekzagjeruar. Ambicia më ka çuar këtu ku jam sot, në një kohë rekord.“

Intervista - - MUZIKË -

Edhe pse mund të duket një emër i ri në fushën e kërcimit, Andi Murra është një ndër koreografët më të talentuar dhe më të paguar në Shqipëri. Këtë verë, ai u shpall fitues i Summer Fest… Jemi shumë kuriozë të dimë se, çfarë taktike ka ndjekur Andi me grupin e tij, që janë takuar menjëherë me suksesin?! Ai, në këtë intervistë, na tregon jo vetëm për këtë të fundit, por edhe detaje të bashkëpunimit të ngushtë që ka me Noizyn dhe me personazhe të tjerë të njohur shqiptarë dhe të huaj...

- Andi, sapo u shpalle kampion në Summer Fest. Çfarë u desh për të arritur deri këtu?

- Këmbëngulja për të arritur qëllimin që i kisha vënë vetes. Vlerësoj shumë punën dhe mënyrën e organizimit të stafit të Top Channel, pasi juria e zgjedhur ishte shumë profesionale. Konkurrenca, natyrisht, ishte e fortë, pasi ndryshe nga herët e tjera, grupet pjesëmarrëse vinin nga të gjitha tre- vat shqiptare. Një falënderim të veçantë kam për të gjithë mbështetësit e QSC dhe OTR. Jo rastësisht, jemi grupi që ka arritur numrin më të madh të fansave, mbi 12 mijë dhe fitorja u dedikohet tërësisht atyre.

- Grupi yt i kërcimit pati një impakt të menjëhershëm edhe te suksesi... Çfarë taktike ndiqni ju?

- Një pyetje shumë me vend nga ana juaj. Të them të drejtën, ekziston disiplina e fortë dhe orët e tejzgjatura të provave. Natyrisht, duhet të përmend eksperiencën time jashtë, që është një faktor i rëndësishëm. Dua të falënderoj pjesëtarët e grupit për vullnetin e madh që kanë treguar. Përveç pasionit që kanë për kërcimin, treguan se ishin profesionistë të vërtetë në një kohë rekord, prej një viti e tetë muaj.

- Një nga bashkëpunimet e tua më të ngushta është ai me Noizyn. Cila është e veçanta e punës me të?

- Noizy është artisti më i mirë në Shqipëri dhe bashkëpunimi im me të ka qenë një sukses i padiskutueshëm. Kam pasur mbështetjen e miliona fansave OTR që e kanë përkrahur bashkëpunimin dhe për këtë, jemi ndjerë shumë krenarë. Sinqerisht, nuk kam fjalë për atë artist, madje e kam thënë edhe publikisht se, edhe Eminem po të ishte në Shqipëri, nuk do kishte aq shumë famë e sukses sa ai, prandaj nëse do të më duhet të flas për të dhe gjërat e tij, duhet shumë kohë. Gjej rastin ta falënderoj nga zemra për mbështetjen e veçantë që më ka dhënë, my broth Noizy (vëllai im, Noizy).

- Me kë ke bashkëpunuar tjetër?

- Bashkëpunimet janë të shumta nga kjo pak rrugë që kam nisur qëkur u ktheva nga Italia. Si fillim, me Fjolla Morinën, Dhurata Dorën, Stinen, Elvana Gjatën, Mr Elvis. Ndërsa bashkëpunimet e fundit kanë qenë tërësisht me artistë të huaj, si: Akcent, Emil Lalassaria, Adam Clay, Nana etj.

- Po ata me të cilët pret të bashkëpunosh?

- Në fakt, këtë vit kemi shumë e shumë projekte të reja, por shumica do të jenë me artistë të huaj... Gjithsesi, deri në momentin që të realizohen, nuk dua të bëj asgjë publike.

- Sa ka qenë pagesa më e madhe që ke marrë? Ku?

- (Qesh) Pa dashur të tre-

gohem modest, mund të them që jam një ndër më të paguarit.

- Bashkëpunimi që të ka lënë përshtypje jo të mira...

- Nuk mendoj se kam patur ndonjë bashkëpunim që më ka lënë përshtypje të këqija sepse të bërit art është shumë e vështirë dhe ka gjithmonë shumë probleme. Edhe për këtë, punojmë që të përmirësohemi çdo ditë e më shumë.

- Cilës pjesëmarrje i ke thënë: “Jo”?

- Kjo pyetje më step pak... Nuk është se nuk ka patur, por nuk mund t’i bëj publike.

- Ndjen aromë konkurrence?

- Konkurrenca të vë në lëvizje dhe të bën të punosh më mirë, por unë nuk shikoj shumë të tjerët. Jam aq i zënë me projektet e mia saqë nuk më nge-

let kohë të mendoj për të tjerët. Gjithsesi, të gjithë kolegëve u uroj suksese!

- Me cilin do të doje një përballje sfiduese në kërcim?

- Me cilindo që i duket vetja i aftë të përballet me mua!

- Me çdo lloj muzike do të përshtateshe në kërcim?

- Patjetër. Çdo beat, çdo tingull mund të shndërrohet në lëvizje, madje edhe në koreografi. Gjëja më e mirë që ka zhanri hip-hop është se përshtatet me gjithçka, mund të bësh me muzikë klasike, house, techno etj., ndërsa kërcimet e tjera kanë vetëm muzikën e tyre. Prandaj në botë konsiderohet si kërcimi më ekzemplar, me më shumë shou.

- Nëse të kërkohet t’i bësh koreografinë një kënge tallava, do ta pranoje menjëherë apo do të mendoheshe dy herë?

- (Qesh) Do ta mendoja sepse njeriu që krijon mund të krijojë gjithçka, pavarësisht muzikës. Çdo tingull është i bukur.

- Këngëtari që paguan më mirë...

- Të gjithë paguajnë shifrën e kontratës; këto gjëra vendosen para se të fillojë klipi.

- Po ai më kurnaci?

- Nuk e di… S’më vjen ndonjë emër për momentin.

- Të flasim pak për ty... Ç’do të thoje për veten?

- Rregullat e mia janë: Ushqim, gjumë, kërcim...

- Nisur nga mbiemri, më lind pyetja: Çfarë e ke Nadir Murrën?

- Po, e kam diçka, kemi mbiemrin të përbashkët. (Qesh)

- Sa të dashura ke?

- Tani, na ndryshove temë! (Qesh) Jam aq i apasionuar pas kërcimit sa nuk do të doja të ndryshoja temë. Faleminderit do t’u thoja të gjithëve që më duan dhe më ndjekin në gjërat e mia.

- Por unë prapë te femrat do të ngelem... Të pëlqejnë ato që e bëjnë vetë hapin e parë?

- Rëndësi ka ta shpre-

hësh atë që ke; të tjerat, të shkojnë si të shkojnë.

- Si ia bën që një femër ta kuptojë se ti e pëlqen?

- Nuk bëj asgjë. (Buzëqesh)

- Nëpër ambiente me muzikë, ndodh t’i ftosh ti vajzat për të kërcyer apo e kundërta?

- Të dyja rastet ndodhin.

- Deri ku shkon ambicia jote?

- Ambicia më ka çuar këtu ku jam sot, në një kohë rekord. Kam ambicie t ë ekzagjeruar, por më mirë ia lëmë kohës këtë gjë, pasi ajo do ta vërtetojë më së miri çfarë synoj.

- Ka patur ndonjë moment kur ke menduar se të tjerët janë treguar paragjykues me ty? Kur?

- Po, në fillimet e mia. Kjo ka ndodhur kur i sha në vendlindjen time, në gjimnaz, tek ushtrohesha në ambientet e shkollës. Të tjerët e shikonin si diçka të çmendur sepse në atë kohë as nuk ia kishin i denë çfarë do t ë thoshte break dance.

- Kur rebelohet Andi?

- Normalisht, për gjërat që më prekin më shumë. Jam tip shumë nevrik, kuptohet, jo në të gjitha rastet.

- Periudha që të bën më nostalgjik...

- Nuk kam periudha. Ndoshta momente, po.

- Je gjendur shpesh në periudha të vështira?

- Po, në shumë raste. Edhe unë kam patur një të kaluar të vështirë. Ndoshta kjo më ka mësuar që t’i marr vetë frenat e jetës dhe të bëhem më i fortë në terren.

- Çfarë ke në mendje tani?

- Vetëm realizimin e projekteve të reja dhe mendimin se si do të jetë e ardhmja ime.

- Projekti i radhës do të jetë me…

- Projekti i radhës do jetë diçka e bukur, këtë jua siguroj. (Buzëqesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.