Mesila Doda: Protestat do t’i zhvillojmë meFacebook

Intervista - - AKTUALITET -

këtu dhe akoma nuk kanë vënë gjë në vijë. U janë trashur tulet se marrin nga 20 mijë lekë në muaj dhe bëjnë sikur punojnë. Po nuk kanë faj këto, jo! Fajin e ka kryetari i bashkisë, që nuk ua pret koromanen, pa e di unë se si do të qaraviten pastaj...

- Çne punonjëset e bashkisë në zyrat e PD-së?

- Ç’ka këtu për t’u çuditur? Ato paguhen nga bashkia ku kryetar është zoti Basha, që është edhe kryetar i partisë dhe është normale që t’i vërë në punë për të sistemuar zyrat e partisë. Pse, ne gratë deputete do të pastrojmë? - Pse, po bëni punime? - Këto ditë po bëjmë një sistemim të përgjithshëm, po hapim zyra e do të krijojmë ambiente, sepse këtu do të transferohet i gjithë grupi parlamentar i partisë sonë. Doktori, kryetari i Partisë Demokratike, zoti Basha dhe grupi parlamentar morën vendim që partia jonë të mos bëjë më jetë parlamentare bashkë me maxhorancën, por më vete, këtu, në zyrat e partisë. Ndaj po bëjmë rregullimet e duhura, ku do të ngremë strukturat tona që nga komisionet permanente e deri te komisionet e përkohshme, do të zhvillojmë seanca njësoj si ato që do të mbajë maxhoranca.

- Si vendosët kështu?

- Kryetari Basha, dy ditë para se parlamenti të fillonte sesionin e vjeshtës, thirri një grup të ngushtë nga ne dhe bëri një konsultë se si do të vijonte qëndrimi ynë këtej e tutje përballë pozitës. “Si mendoni, na tha, të futemi apo të mos futemi në Parlament?”. I pari që doli kundra ishte Strazimiri, të cilit i kishte hyrë frika në palcë. “Unë nuk vete më në atë parlament, tha, sepse që të enjten e parë, ata do të më rrahin. Apo nuk janë kthyer edhe nga pushimet e verës dhe janë të gjithë të karikuar!”. Edhe Eduard Halimi ishte kundra, pasi edhe atë e kishin kërcënuar me rrahje kolektive. Po i këtij mendimi ishte edhe ideologu i ri i partisë sonë, zoti Kaç Islami, të cilit, megjithëse shquhet për trimëri, i kishte ikur fytyra. Desha s’desha, u pajtova edhe unë me mendimin e shumicës dhe atë të Doktorit.

- Ndoshta për këtë lloj të ri opozite foli edhe zoti Paloka kur propozoi që parlamentarizmi për demokratët të zhvillohet jashtë sallës së tij...

- Pikërisht për këtë lloj opozite moderne! Nuk kemi pse të vemi në sallën e Parlamentit kur fare mirë ngremë strukturat tona si komisione, grupe pune, diskutim ligjesh e për të gjitha problemet që ka vendi. E imagjinoni ju se sa bukur do të jetë? Nuk do të ketë përplasje fizike mes pozitës e opozitës! Ata marrin vendime në sallë, ne i kundërshtojmë që nga zyrat e SHQUP-it. Ambiente për mbledhje kemi sa të duash. Kryetar Lulin e kemi gjithë ditën në zyrën e tij dhe këshillat e mrekullueshme të Doktorit, do t’i kemi permanente. Kështu, do shpëtojnë nga plani dhunues që ka thurur Edi Rama për të rrahur ditë pas dite secilin deputet derisa t’ua mbyllë gojën përfundimisht.

- Zoti Basha flet për një Shqipëri në protesta popullore, por ne nuk po shohim asnjë demonstrim real në terren...

- Nuk keni si t’i shihni, sepse ju jeni mësuar të shikoni protestues me pankarta në duar, me gurë e hunj, me çadra automatik e stilolapsa pistoletë. Jo, zotëri! Ka ikur koha e të tilla protestave. Tashmë, protestat bëhen në internet. Zoti Berisha shkon që në orën shtatë të mëngjesit në zyrë, shkruan një status kundër qeverisë e Edvin Ramës dhe mbi një milion fansa hidhen në protesta përmes internetit, në Facebook, në Tuiter, Instagram e në njëmijë forma të tjera, duke treguar revoltën e gjerë popullore që zien dhe shtohet ditë pas dite. Ky është vizioni i ri i PDsë për politikëbërjen moderne.

- Shpresoni t a realizoni mendimin tuaj për të ngritur një komision parlamentar për veprimtarinë e Enver Hoxhës?

- Ai mendim pothuajse është realizuar pasi këtë herë, kam edhe mbështetjen e Doktorit, të cilin për 23 vjet radhazi nuk e linin komunistët e Partisë Socialiste të ngrinte një komision, siç nuk e linin të bënte në Parlament ligjin e lustracionit. Tani që do të kemi parlamentin tonë në zyrat e PDsë, ne jemi të lirë të ngremë dhe të trajtojmë çdo problem, të analizojmë çdo figurë të së kaluarës që e mbajti vendin në izolim të plotë dhe në injorancë kolektive. Madje, është ravijëzuar edhe përbërja e këtij komisioni të cilin mendohet ta udhëheqë antikomunisti Kastriot Islami me nënkryetar Eduard Halimin.

Bisedoi me shaka: Kaso Kosa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.