ATA QË NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

jfi për punën që ai bën për pastrimin dhe rregullimin e qyteteve, për heqjen e ndërt i meve- çibane, që shëmtojnë qytetin, siç i quan ai, por nuk mund të rrimë pa e pyetur zotin Rama: A e di se për disa nga këto “çibanë” që ai po mburret se po heq tani, siç është rasti i fastfood “Kolonat”, ka qenë pikërisht ai që ka firmosur kur ka qenë kryetar bashkie? A nuk është më mirë, zoti Rama, që t ë mos i l ësh çibanët të dalin, sesa t’i lejosh e më pas t’i heqësh? Dhe, e mira fare është të mos mburresh se ke hequr çibanët që ke “mbjellë” vetë… Por, t ë paktën, urojmë që zoti Rama të ketë zënë mend dhe të mos firmosë çibanë të tjerë më të mëdhenj, t ani që është Kryeministër…

As Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk e takuam dot këtë javë. Atë deshëm ta pyesnim në lidhje me një shqetësim që kanë mijëra emigrantë shqiptarë, anembanë botës. Bëhet fjalë për shkrimin në pasaporta të toponimeve të fëmijëve që kanë lindur jashtë, jo në gjuhën angleze, siç j anë rregullat ndërkombëtare, por në gjuhën shqipe, gjë që ka bërë që pasaportat e tyre të mos njihen nga shtetet e huaja. Ministri ynë i Brendshëm këtë javë u mburr se, ndryshe nga qeveria e Berishës, ai e zgjidhi këtë problem dhe se tani e tutje, emrat do të shkruhen anglisht. Dakord, shumë mirë që u ndreq një gabim, por ne deshëm të pyesnim ministrin tonë të nderuar: Kush do të paguajë për këtë gabim? A e di ai se emigrantët do të duhen të bëjnë pasaporta të reja dhe për këtë duhet të paguajnë rreth 100 euro për çdo pasaportë?! Dhe, e gjitha kjo, për faj të shtetit. A e di ai se në një shtet normal europian, si ata që ne pretendojmë të bëhemi, shteti do të paguante, jo vetëm pasaportat e bëra gabim për faj të tij, por edhe dëmshpërblim për shqetësimin e krijuar shtetasve, për orët e bllokimeve në dogana etj. etj.?!

Një pyetje t ë vetme deshëm t’i bënim zotit Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë. Kush e paguan energjinë eletrike në këtë vend? Ia bëjmë këtë pyetje pak të çuditshme, sepse këtë javë, në një njoftim të Task Forcës për energjinë, thuhej me mburrje se “gjatë gjysmës së parë të vitit, në total, në mbarë vendin janë ndërprerë mbi 483 mijë lidhje të paligjshme të energjisë”. Sikur të bëjmë një llogari të thjeshtë: Task Forca ka prerë në gjysmën e vitit vetëm gjysmën e lidhjeve dhe vetëm gjysma e tyre u takojnë familjarëve… I bie që rreth gjysma e banorëve të Shqipërisë nuk paguan për korrentin që harxhon. A mund të na e sqarojë zoti ministër se si qëndron e vërteta? Janë të fryra shifrat e Task Forcës, apo vërtet gjysma e shqiptarëve nuk e paguan energjinë elektrike?

Eh, sa do të donim t’i merrnim një intervistë Nënë Terezës këtë javë që u mbushën plot 17 vjet prej ndarjes së saj! Deshëm ta pyesnim për vizitën e Papës në Shqipëri, por edhe se si e ndjeu veten kur pa që monumenti i saj ishte hedhur diku si një send pa vlerë... E dinim se ajo shpirtmirë nuk do thoshte gjë, por do mendonte me veten e saj: “Jemi komb me vlera, kemi kaq shumë heronj, kaq shumë monumente, sa nuk kemi ku t’i çojmë statujat...”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.