Eva Murati: Kam emrin e femrës së parë, por jam një engjëll!

Parë te “Antilope“në “Agon”

Intervista - - AKTUALITET -

Evën elegante e të ëmbël e takova në një sallon bukurie. Ajo të sjell ndërmend atë, të parën e femrave dhe, po bëhej akoma më e bukur, për një ngjarje të rëndësishme, ku ishte e ftuar. Komplimentet që merrte në sallon, i priste me një buzëqeshje dhe me shprehjen: “E, mirë, mos ma bëni shumë qejfin. Mos e teproni kaq shumë”... Nuk mund të më shpëtonte një personazh si ajo. Mistika e Evës nis që me emrin e saj, për të vazhduar me angazhimet profesionale. Në “Antilope”, së bashku me Artion Vreton dhe Qetsor Ferrunaj, por herë pas here edhe në krah të Krastës së madh, në emisionin “Duartrokitje”, Eva Murati tregon se nuk është thjesht një bukuroshe...

Ah, po, para se t’ju tregoj bisedën që bëra me të, nuk mund të mos ju them se “Adami” i Evës është djali i ishkryeparlamentares së Shqipërisë, zonjës Jozefina Topalli, Genar Topalli. Hëm, kaq shumë gjëra interesante te kjo vajzë. Tani kam 1 milion pyetje në mendje. Mjerë Eva!

Enkeleda Kurcani: - Eva, një emër me goxha peshë ky. Pse Eva?

Eva Murati: -

Emrin ma ka vënë gjyshi. Eva, si femra e parë, pasi isha fëmija i parë në familje, gëzimi i parë.

- Ti, si i ke marrdhëniet me mëkatet, apo ato nuk tregohen?

- (Qesh) Besoj se jam një engjëll nga kjo anë, nuk i ngjaj Evës së parë që tundohet lehtë. Shpeshherë më kanë cilësuar si tepër serioze për në televizion. Besoj në Zot dhe besoj se ashtu siç sillemi, ashtu na kthehet mbrapsht. Përpiqem të bëj maksimumin, që mbrapsht të më kthehen gjëra të mira.

- Si nisi aventura jote në Agon?

- Ka qenë periudha shtator-tetor kur në të gjitha televizionet zakonisht bëhen përzgjedhje të reja, duke rifreskuar imazhet. Në fakt, kam shkuar në momentin e fundit tek Agoni, pasi më kishin kthyer përgjigje pozitive disa kanale dhe kisha vendosur për tjetër gjë. Por, mbas prezantimit të parë me stafin e Agonit dhe emisionin që më propozuan, mendja filloi të më kthehej, derisa vendosa përfundimisht...

- Artion Vreto dhe Qetsor Ferrunaj janë bashkëprezantues me ty në “Antilope”. Si u vendos për këtë treshe?

- Kur bëra kasting, në fillim, mendova se po konkurroja për një emision muzikor, shumë më i përshtatshëm për moshën time, por më pëlqyen për më tepër se kaq, prandaj vendosën të më jepnin një emision më serioz, që i përshtatet më tepër natyrës sime. Me Artjonin dhe Qetsorin jemi një treshe e mirë, pasi përveç faktit që jemi tre karaktere të ndryshëm, përfaqësojme edhe tre breza të ndryshëm të shoqërisë. Mendoj se harmonizimi i këtyre ndryshimeve ishte çelësi i suksesit të programit.

- Është ky format, i ngjashëm me “Le Iene” në Italia Uno?

- “Le Iene” është frymëzimi, pasi ne trajtojmë tema të ngjashme me ta, formati dhe misioni i të dy emisioneve është i njëjtë: Konstatimi i problematikave të ndryshme që shqetësojnë publikun. “Le Iene” ka kohë që operon si emision investigativ duke prekur edhe tema vërtet të nxehta e duke u bërë shtysë për zgjidhjen e këtyre problemeve, ndërsa “Antilope” është ende në fillimet e saj.

- Përse “Antilope”?

- Antilope është një kafshë e bukur dhe e fisme, e cila ka një veçori që na bëri përshtypje. Kur është në rrezik, bashkohet në tufë, duke formuar një forcë të pathyeshme, aq sa edhe luanët nuk guxojnë t‘i sulmojnë. Emisioni ka për detyrë konstatimin, vënien në pah të problemit, prandaj ne jemi bashkë, për t‘u përballur me “luanët”.

- Domethënë, ti je një Ilari Blazi shqiptare?

- Ilari Blazi, përveçse një bjonde rrezëllitëse, është një nga prezantueset më të suksesshme dhe me përvojë në shoubizin italian, por mbi të gjitha, një nga personazhet më popullore, e cila me pozitivitetin e saj, ka fituar zemrat e atij publiku. Shpresoj shumë që të jem kështu një ditë; ashtu si ajo, edhe unë të fitoj zemrën e publikut shqiptar.

- Po përsa i përket bashkëpunimit me Krastën në emsionin “Duartrokitje”, ç’mund të na thuash?

- “Duartrokitje” është një botë larg nga “Antilope”. Nëse në “Antilope” boshti janë batutat therëse dhe ironia, në spektaklin “Duartrokitje” këto nuk pinë ujë. Është një program i cili ka për qëllim të sjellë para publikut artistë shqiptarë që kontribuojnë si ambasadorë me artin e tyre jashtë Shqipërisë, por që nuk e kanë gëzuar duartrokitjen e vendit të vet. Kam mësuar shumë nga Adi; është vërtet një figurë për t’u patur shembull.

- Je kaq e re dhe ke marrë përsipër një barrë... Është e rëndë apo e përballueshme?

- Kur mendoj se sa i ngarkuar ka qenë ky vit, edhe vetë habitem se si kam gjetur kohën për të bërë gjithçka. Pastaj, kujtoj orët pa gjumë dhe them: “Ah, po!”. Unë bëj një jetë tepër aktive. Nëse nuk e sfidoj gjatë gjithë kohës vetveten, më duket sikur ka qenë një kohë e shkuar kot. Shumë shpesh e gjej veten të ngarkuar me shumë projekte të cilat një person i vetëm nuk do t’i kishte pranuar, por impenjohem shumë në çdo punë që bëj. Mendoj se për realizimin e tyre, i

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.