Mini-kekë të kripur me kunguj

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Përbërësit: 3 gota miell 3 vezë 1 lugë e vogël sodë buke 4 kunguj (jo të mëdhenj) të prerë në fije të holla (mund ta bëni edhe të përzier me karota) 50 ml vaj ose gjalpë Djathë i grirë, kripë, piper dhe erëza të ndryshme sipas dëshirës (për shembull arrëmyshk, kopër, kumin, etj.)

Grihen kungujt me rende, ose në kombinat. Përzihen të gjithë përbërësit së bashku dhe futet brumi në format e mini-kekëve. Vihen në furrë, në 160-170 gradë celcius për 30-45 minuta. Janë gati kur një kunj dhëmbësh i futur në to, del i pastër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.