E la burrin ditën e dasmës

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

duroj dot më, dhe po atë ditë, në diten e dasmës, ajo iku fshehurazi duke i lënë të gjithë dasmoret në tavolinë. Iku gjoja në tualet dhe nuk u kthye më, kishte lënë edhe vellon përtokë dhe askush s’e dinte ku kishte shkuar... Si thoni, sipas jush, familja e saj si ka vepruar në këtë rast me këtë vajzë, a duhet ta falin vajzën e tyre për këtë gjest braktisjeje? Çfarë duhet të bëjë ajo që familja ta pranojë sërish në gjirin e saj, tani që ajo ndodhet mes katër rrugëve? Ju, si do të vepronit në këtë rast?

- Hëm, më vjen vërtet keq për vajzën, sinqerisht, sepse ia kuptoj dhimbjen që ajo ndjen. Edhe unë në të njëjtën situatë si ajo isha, u martova pa dasmë, nuk guxoja të vishja vello për një njeri që më neveritej kur e shihja. Tani kam ikur larg, u arratisa nga partneri dhe njerëzit që dua më tepër çdo gjëje, pra, prindërit. Dy rrugë kisha, o arratisjen, ose vetëvrasjen. Zgjodha të parën, por nuk më lanë në baltë miqtë, ata më shtynë të mos bëja veprime fatale për dikë që nuk ia vlente. Nuk duroj a dot, situata po bëhej e tmerrshme, çdo gjë po arrinte kulmin. Filloi të pinte e pastaj më keq, bënte marrëdhënie me zor. Edhe sot më dhembin kyçet e duarve që m’i shtrëngonte kur bënte dashuri me zor. O Zot, kur i kujtoj, gati në depresion bie, ju betohem. Prindërit nuk duan të dinë çfarë heqim ne, por thonë: “Duroje, e ke burrë!”. Më thoni, a nuk e meritojmë edhe ne një falje? Ne që nuk u kemi kërkuar kurrë gjë atyre. Megjithëse më ka mohuar familja e refuzuar shumë gjëra, unë përsëri në gjunjë u përulesha e i respektoja në maksimum sepse janë prindërit tanë, por mendoni 10 sekonda jo më shumë se si vuan edhe fëmija. Respekte për vajzën dhe uroj që shumë shpejt të gjejë një zgjidhje. Vajza Pafat.

- Ta falin dhe t’i kërkojnë falje, ka ikur koha e qepës. Elson Kola.

- Ata nuk kanë për çfarë ta falin, sepse ajo ka bërë atë që duhej. Bravo vajza! Më mirë në mes të katër rrugëve sesa me një njeri që s’e do. Jona Mema.

- Vajza ka të drejtë, por do të kishte qenë më mirë ta bënte përpara, jo pikërisht atë ditë, ditën e dasmes. Ardiana Salaj Ymeraj.

- Mirë ia ke bërë. Beke Sarandë.

- Shumë mirë ka vepruar, se i ka dalë dhe borxhit duke i thënë që nuk e donte. Ta falin e t’i kërkojnë të falur. Bravo për kurajon që ka patur për të shpëtuar nga ajo martesë. Evita Daku.

- Bravo i qoftë për guximin, por këtë gjë duhet ta bënte më herët se ditën e dasmës. Ble Rina.

- Fajin e kanë prindërit dhe jo vetëm që duhet ta pranojnë në shtëpi, por t’i kërkojnë edhe falje që nuk e kanë dëgjuar përpara. Speranza Shahini.

- Këtu çdo dit ë dëgjon për krime në familje. Çfarë po ndodh me vendin tonë? Nuk është parë e dëgjuar t ë ndodhin kaq s humë vrasje në një vend kaq t ë vogël. Ju, s i mendoni, përse ka kaq shumë krime këtu, cilat janë arsyet e shtimit të tyre? Bashkimi.

- Për sa kohë s’do të kemi një politikë më të shtrënguar, kështu do të jetë gjithnjë. Këtu duhet politika e Enverit, vetëm ajo ia gjente anën këtij populli. Komunisti.

- Në qoftë se do të merrnit vesh që shoqja juaj e ngushtë flirton me të fejuarin tuaj, si do të vepronit? Meri.

- Kam l exuar komentet më parë... E pse duhet të ndahen apo t’i bëjë keq? Jemi në demokraci, ta pranojë dhe të jetojnë të dyja me të. Për mashkullin do të jetë fat i madh, po edhe për shoqet. Ku i dihet, mbase në të ardhmen do ta kemi dhe ne atë fat haha. Erion Nurçe.

- Mendoj se duhet bërë një protestë për turizmin këtu, që çdo gjë e ofrojnë me euro, kjo nuk më duket e drejtë. Ne kemi lekun shqiptar, përse duhet të jenë të gjitha hotelet apo blerjet të llogaritura me euro? A ju duket e drejtë kjo gjë? Albina.

- Sado protestë të bësh, njësoj do të jetë, s’ka për të ndryshuar asgjë, sepse çdo gjë te ne është mbrapsht. Gjynah, se kemi vërtet një vend shumë të bukur, që shumë të huaj e lakmojnë. Eneida.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.