Jam kosovar dhe dua të hap një biznes në Tiranë...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

hapni biznesin tuaj, do të shkoni në Drejtorinë e Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë për të regjistruar biznesin tuaj në taksat vendore.

3. Më pas duhet të shkoni te zyrat e punës për të bërë regjistrimin e personave që do të punojnë për shoqërinë tuaj. Dokumentet që duhen, janë: Plotësimi i formularit për deklarimin e punonjësve, dokument identifikimi të punonjësve, nipti i njehsuar me origjinalin dhe ekstrakt i shoqërisë tregtare.

4. Pasi t ë keni kryer r egjistrimin në zyrën e punës, ju duhet t’i drejtoheni zyrës së emigracionit dhe kufirit për të marrë lejeqendrimi për punonjësit që do të jenë me pasaportë kosovare. Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni në: Studio Ligjore “Duraj” e cila është e specializuar në këtë fushë dhe ne do ju vijmë në ndihmë, sigurisht, për të përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Faleminderit për l etrën t uaj dhe j u përshëndes.

- Kam dëgjuar që lëvoret e shumë perimeve apo frutave janë të mira për shëndetin. A mund të na thoni se cilat janë ato dhe për çfarë përdoren kryesisht? Zonja Maria.

- E nderuar zonja Maria, ajo çfarë keni dëgjuar është më se e saktë. Shumë nga ne i hedhin poshtë lëvoret e frutave apo perimeve të ndryshme, duke menduar se nuk janë të ushqyeshme, por ja që shumica e tyre janë jo vetëm një ushqyes shumë i mirë, por edhe kurues për organizmin tonë. Në lëvoret e frutave apo perimeve gjenden shumë përbërës pozitivë për organizmin tonë. Për shembull, para disa kohësh, u zbulua se cipa e hollë poshtë lëvores së portokallit, ajo pjesa e bardhë që ne e heqim, ka veti shëruese kundër kancerit dhe inflamacioneve...

- Lëvoren e limonit kalojeni në rende dhe hidheni në një çaj çfarëdo që keni përgatitur. Kjo përbërje ju mbron nga kanceri i lëkurës. Lëvorja e mandarinës përmban nobiletinë, një pigment ky që ju mbron nga trashja e gjakut, hemorragjia në zemër, tru apo dhe diabeti. Lëvorja me push e kivit është një antioksidues i shkëlqyer që përmban substanca që ju mbrojnë nga kanceri, infeksionet dhe alergjitë. Lëvorja e kivit, sipas studimeve, përmban tre herë më shumë antioksidues sesa vetë fruti. Një studim tjetër tregon se lëvorja e bananes shëron depresionin ngaqë përmban shumë serotoninë, hormon ky që ndihmon në uljen e depresionit.Mjekët këshillojnë që ta zieni lëvoren dhjetë minuta dhe ky ujë, pasi të ftohet, të pihet. Lëvorja e qepës, vërtet është e vështirë të konsumohet, por mos harroni se ajo është një antioksidant i fuqishëm, që ul presionin e gjakut. Merreni qepën e paqëruar, shpëlajeni dhe hidheni direkt në ushqim. Pas zierjes, nxirreni nga ushqimi. Kështu, keni marrë edhe shijen e qepës, edhe vetitë e saj shëruese, njëkohësisht.

- Gjethet e brokolit, po kështu, përmbajnë vitaminë A, e rëndësishme kjo për imunitetin dhe shikim të shëndetshëm. Gjethet e selinosë përmbajnë deri në pesë herë më shumë magnez dhe kalcium sesa kërcelli. Po kështu, selinoja ka edhe veprim të fortë anti-inflamator. Përdoreni sikurse edhe gjethet e karotës. Lëvorja e hudhrës ngadalëson plakjen dhe mbron zemrën. Njomeni një thelb hudhre në vaj ulliri dhe më pas piqeni bashkë me ushqimin në zgarë apo shtojani këtë gjellëve të përgatitura më parë në furrë. Kungulli i paqëruar është i pasur me zink dhe është i shkëlqyer për thonjtë e lëkurën; ju mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Lajeni kungullin me ujë të ngrohtë dhe piqeni në furrë, të lagur me vaj ulliri rreth 20 minuta. Pastaj konsumojeni apo hidheni në supë apo sallatë. Sallata, po kështu, duhet të dominojë në tavolinat tuaja dhe jo vetëm ajo, por edhe rrënjët e saj, të cilat zakonisht ne i hedhim. Po t’i pastroni mirë, ato mund t’i përdorni pasi përmbajnë glutamina dhe aminoacide, që mbrojnë sistemin imunitar dhe kanë aftësinë për të shëruar vendet e lënduara. Veç kësaj, rrënjët e sallatave përmbajnë shumë fibra...

Përgatiti faqen:

Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.