Ç’kuptimkaëndrraime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Në ëndërr kam parë sikur një shoku im më vodhi disa lekë. Nuk e mbaj mend shumën, sepse i shte çështje sekondash. Ai ma hodhi ndërkohë që po diskutonim për disa blerje që kishim bërë bashkë. Kur e kuptova, unë i shkova nga mbrapa duke i kërkuar llogari. Çfarë parashikon, ju lutem? - Kur të vjedhin diçka në ëndërr, do të thotë që duhet të keni kujdes në zgjedhjet që bëni në jetë, sidomos në të ardhmen. Ëndrra parashikon gjithashtu shqetësime të vogla që do t’ju bëjnë të ndiheni pak të plogësht dhe pa energji. Zgjidhjen duhet ta kërkoni brenda jush dhe jo duke akuzuar ata që ju rrethojnë. Në fund, ju keni vrapuar pas shokut duke i kërkuar llogari dhe kjo ka lidhje me atë çfarë ju thashë pak më sipër: Kërkojini llogari vetes një herë e pastaj të tjerëve.

Ish-shoku im

- Ç’do të thotë kur shikon në ëndërr një- i sh shok? Pashë një ishshokun tim dhe i thashë: “Hajde të luajmë basketboll”. Ne po luanim e po qeshja me të duke harruar gjithçka që ka ndodhur mes nesh. Pres përgjigje. - Ëndrrat duke luajtur me top, tregojnë dëshirën tuaj që gjithçka t’ju shkojë mirë dhe lehtë. Ëndrra tregon po kështu dëshirën për ta falur këtë person, por nuk ju jepet mundësia për momentin. Po kështu, parashikon që ju tashmë jeni pjekur dhe do të mateni më shumë në të ardhmen në zgjedhjen e shokëve. - Kam parë një ëndërr shumë të çuditshme: Ishin tre zogj që kishin ndaluar te dritarja ime, por nuk lëviznin fare. I kishin krahët të hapur sikur donin të fluturonin, por ishi n të ngrirë. Njëri l ëvizte vetëm sytë. Çfarë do të thotë kjo ëndërr, se më ka bërë merak? - Zogjtë në ëndrrën tuaj parashikon planet tuaja dhe shpresat për t’i realizuar ato, ama fakti që i keni parë të ngrirë, të palëvizshëm, do të thotë që këto plane i keni vetëm në mendje, sepse s’keni bërë asgjë për t’i vënë në jetë. Ndiheni pak i çorientuar në lidhje me jetën tuaj në përgjithësi, sepse dëshironi të realizoni shumë gjëra, ama nuk punoni fare për to. Mos vallë ky është një mesazh shumë i qartë për ju, që duhet të lëvizni e të veproni nëse dëshironi të arrini diçka në jetë?

-

Tre zogj të ngrirë

Më donte për nuse

Në ëndërr pashë sikur djali që pëlqej në realitet, më tha: “Do të vij të flas me familjen tënde sepse dua të kr- ijoj familje me ty”. Më pas më tha: “Dua të bëjmë dy fëmijë, se nuk më mjafton vetëm një”. Unë, e habitur, i them: “Po prit se nuk bëhet bebi kaq shpejt, duhen muaj, ndoshta edhe vite”. Jam kurioze të di, çfarë do të thotë kjo ëndërr? - Duke qenë se shpreheni se është thjesht djali që pëlqeni, kjo më bën të mendoj se nuk jeni e lidhur! Atëhere, një ëndërr e tillë tregon dëshiren tuaj për të qenë me këtë djalë. Gjithë të ardhmen tuaj, ju e ëndërroni me të. Planifikimi për fëmijë nga ana e tij, tregon që diçka do të ndodhë midis jush në të ardhmen, ndoshta afrohet më shumë me ju për të pasur një lidhje sepse plani për fëmijë, tregon një fazë të re në jetën tuaj. Uroj t’ju realizohet dëshira që keni!

Donte të bënte dashuri

me gjyshin

- Kam parë shoqen time të ngushtë sikur më thoshte: “Dua të bëj dashuri me gjyshin tënd”. Unë, e shokuar, i thashë: “Po ai ka vdekur moj, pastaj ti, me gjyshin tim?!”. Kaq mbaj mend. Ç’do të thotë? - Dëshira e shoqes tuaj për të bërë dashuri me gjyshin tuaj, tregon karakterin tuaj delikat, që ndikohet shumë lehtë nga të tjerët dhe faktin që ju shokoheni shumë lehtë. Nuk duhet të besoni gjithçka që ju thuhet apo ju paraqitet. Ëndrra s’ka lidhje me shoqen tuaj, por me ju personalisht. Përmendja e gjyshit të vdekur, përfaqëson atë pjesë të karakterit tuaj që krijon varësi ndaj çdo gjëje që ju paraqitet si e vërtetë. Përpara se të besoni totalisht, analizojini gjërat dhe logjikoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.