Ç’është ky sulm në mushkëri?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje doktoreshë Mira! Vëllai im ka pasur para tre ditësh një krizë frymëmarrjeje aq të madhe saqë humbi vetëdijen dhe e dërguam me ndihmën e parë në spital. Aty na thanë që ka patur probleme në mushkëri, nuk mbushej dot me oksigjen. A mund të më thoni çfarë është ky sulm në mushkëri? Si ka mundësi të ndodhë dhe a është e rrezikshme për jetën e pacientit? Si shpjegohet që ai të ketë një problem të tillë kur është vetëm 30 vjeç? Theksoj që ka filluar të pijë cigare. Mos vallë kjo gjë ka ndikuar t e shëndeti i tij? Faleminderit dhe pres një përgjigje nga ju. Dr. Mira Xhixha, aler

gologe: - mënyrë të shpejtë dhe mund të ketë humbur ndjenjat, siç thoni ju. Ju duhet të keni marrë shpjegim për gjendjen nga mjekët që e kanë reanimuar në urgjencë dhe besoj se do t’ju kenë rekomanduar një konsultë tek alergologu dhe kardiologu, pasi këto dy konsulta janë të rëndësishme, duke parë gjendjen e tij.

- Me kriza të tilla dispneje, marrje fryme, paraqitet astma bronkiale e cila është një sëmundje e shkaktuar nga pezmatimi alergjik në rrugët e frymës dhe shfaqet me kriza të forta ose të lehta të frymëmarrjes. Po ashtu, me kollë ose jo, edhe me simptoma të tjera shoqëruese. Rasti i vëllait tuaj, meqenëse pi duhan, duhet konsultuar edhe me mjekun kardiolog, për të diagnostikuar apo përjashtuar sëmundje t ë zemrës që shfaqen me marrje fryme. Duhet gjithashtu t’i bëni një grafi të mushkërive dhe matjen e nivelit të yndyrnave në gjak. Jeni e mirëpritur për konsultë! Me r espekt, doktoreshë Mira.

- Jam Jolinda, 35 vjeçe. Sa herë shkoj nëpër plazhe, marr infeksion gjinekologjik. Më thoni ju lutem, si ta parandaloj këtë gjë? Unë përpiqem shumë që të ruhem dhe përsëri sëmurem. Si shpjegohet?

Dr. Mehmet Rrodhe, patolog (Citolog): - E nderuar Jolinda, këto infeksione kanë disa shkaktarë, si: bakteriet, mykun, viruset e protozoaret. Nga infeksionet gjinekologjike preken të gjitha grupmoshat e femrave, duke mos bërë përjashtim moshat e vogla, të rriturat dhe ato që nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale. Në periudhën e plazhit, në verë, këto infeksione gjinekologjike janë më të shpeshta, pasi plazhet kanë një popullaritet të shtuar dhe jo çdo person tregon një kujdes të veçantë për higjienën personale dhe atë të ambientit. Kujdes i veçantë duhet treguar me higjienën personale, sidomos në atë intime, duke mundësuar ndërrimin e rrobave dy herë në ditë dhe të mos mbahen në trup gjatë nëse janë të lagura, sepse favorizojnë mykun. Përdorimi i peshqirëve duhet të jetë personal sepse fshirja me peshqirin e tjetrit bëhet shkak për marrjen e viruseve që mund të ndodhen në këta peshqirë. Një rëndësi të veçantë duhet t’i kushtoni edhe shezlongut. Ai duhet të fshihet para se të shtriheni në të dhe mbi të, vendosni një peshqir të pastër. Po kështu, rëndësi duhet t’i kushtoni dhe lagështirës së shezlongut; mos u shtrini mbi të nëse është me lagështirë. Ambienti përreth duhet të jetë i pastër sepse infektohet nga hedhja e mbeturinave e shtrirja në rërë bëhet shkak për marrjen e mikrobeve bakteriale. Futja në ujë deti të papastër ose në pishina të pakontrolluara është përsëri një arsye e infeksioneve të shumta. Të gjitha këto, kur nuk respektohen, bëhen shkak që femrat të marrin një lloj infeksioni gjinekologjik, si ai bakterial, mykotik, viral apo protozoare.

- Shenjat fillestare të një infeksioni gjinekologjik fillojnë me skuqje të organeve gjenitale, kruarje dhe sekrecione me aromë jo të mirë, me ngjyrë gri apo si të verdhë e deri në krijimin e puçrrave me qelb. Ndonjëherë, shenja të para të infeksioneve gjinekologjike janë edhe shqetësimet urinare si: Shpeshtimi i urinimit, djegie gjatë urinimit sepse nga mikrobi nga lloji i infeksionit të marrë varet edhe ecuria e infeksionit. Nëse lihet pa mjekim, infeksioni shtohet e shenjat janë më dominante, si për shembull, dhembje në fund të barkut. Ky infeksion mund të depërtojë deri në mitër, tuba e vezore, ndaj këshilla e parë është higjiena personale te femrat e rritura, kujdes prindëror te vajzat e vogla, higjiena e ambientit, e rrobave, e peshqirëve, shezlongut, kujdesi ndaj ujit të detit të ndotur dhe pishinave të pakontrolluara. Në rastet e shfaqjes së ndonjë shenje të infeksionit gjinekologjik, duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku gjinekolog dhe t’i nënshtroheni vizitës gjinekologjike e bakteriologjisë virale, përfshirë dhe Pap-testin. Asnjëherë mos merrni ndonjë medikament pa bërë më parë vizitën mjekësore e sidomos antibiotik, sepse janë shumë të dëmshëm dhe nuk veprojnë në shumë shkaktarë të infeksioneve gjinekologjike. Në rast se jeni çift dhe keni infeksione të tilla, duhet të mjekohet edhe partneri bashkë me ju. Kujdes të madh duhet të kenë gratë shtatzëna sepse kanë imunitet më të ulët dhe për rrjedhojë, infeksioni zhvillohet më lehtë. Në fund, theksoj që duhet të bëni kontroll të rregullt periodik te gjinekologu, të bëni aktivitet fizik dhe të mbani regjim ushqimor të shëndetshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.