A do të shpëtoj ndonjëherë prej frikërave të mia?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Quhem Irena, jam studente, por më vjen turp të tregoj më shumë për veten. Unë vuaj nga këto frikëra... Kam frikë: Se mos pi acidin kur pastroj banjon, se mos më marrin e më dërgojnë prostitutë ose se mos e dua vetë këtë gjë, frikë se mos përdor sendet e mprehta ose sëpatën për të vrarë ndonjë, se mos i marr revolen ndonjë polici dhe më futin në burg, f ri kë se kushërira i me duket më e bukur dhe tërheq vëmendjen e tjerëve, frikë se mos shaj Zotin dhe hyj në gjynah, frikë se mos gris hipotekën e s htëpisë që mezi e morëm ose dokumente t ë t j era t ë r ëndësishme, frikë se mos shtyj ndonjë njeri e ta hedh para makinës, frikë se mos shaj njerëzit e dashur e të respektuar, frikë se mos ngjitem në lartësi dhe hidhem, ose hidhem në gropat e thella dhe frikë se mos hedh te koshi i plehrave bashkë me plehrat, sendet me vlerë... Jam shumë në ankth sepse ngado, përballem me frikërat e mia... A do të shpëtoj ndonjëherë prej tyre? pushim e pikërisht at y “ngulmojnë” duke të folur, aq sa njeriu jo vetëm që ka frikë se mos po e humbet kontrollin dhe ndjen ankth e depresion, fillon edhe të dyshojë s e mos është i çmendur ose se mos do të çmendet. Kjo frikë vjen pasi ai e kupton se mendimet e tij janë absurde e të papranueshme dhe sipas shkencës sonë, vetë ky fakt që njeriu është në luftë me to, pra, i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm, jo vetëm që përjashton çdo mundësi ndodhie, por është edhe një tregues për qëndrueshmëri t ë fortë mendore. Kurrë nuk ka ndodhur që një njeri me ankth, panik apo obsesiv të çmendet, por ec e mbushua mendjen këtyre klientëve për këtë gjë. Këta pacientë të axhituar dhe dukshëm në ankth, trembin j o vetëm familjarët, por edhe disa doktorë të urgjencës. Vetë fakti, pra, që njeriu i vuan si të “huaja” këto mendime, do të thotë se ai është në luftë deri edhe me fantazinë e keqe dhe s ’ ka pse të ngatërrohet kjo me mundësitë apo dëshirën e tij për ndonjë humbje kontrolli, pasi “hatanë” këtu mund ta bëjë mjeku, i cili vërtet e “sëmur” atë po t’i thotë se ruaju, mos shko te fëmijët, mos mbaj në shtëpi thika apo sende të mprehta se mos bën ndonjë “hata”.

Klienti i trembur fillon të besojë se “fati” e ka ndihmuar që ai nuk ka bërë ndonjë “hata” dhe nuk e kupton se ky lloj “fati” do ta ndihmojë gjithmonë, pasi nuk ndodh kurrë që ai të bëjë këto gjëra të cilat i ka aq frikë.

Së dyti, në këtë mënyrë, klienti nuk beson tek aftësitë dhe ndërgjegjia e tij, por kujton se “shpëtoi” nga “rreziku” sepse u largua nga sendet e mprehta, lartësia etj. pra fiton reflekse të gabuara, të kushtëzuara dhe në vend që ta çmësojë ankthin si një sjellje të mësuar (të gabuar) e mëson atë me shumë si një lloj “refleksi” i keq, i kusht ëzuar. Klientet, gjatë psikoterapisë dhe hipnoterapisë, çuditen dhe gëzohen shumë kur e kuptojnë këtë “mashtrim” ndaj vetëdijes. Te libri “Ankthi” në fq. 215 thuhet se “fiksim kognitiv” kanë kaluar 97-99 % e popullsisë, por ai menaxhohet duke e injoruar e duke mos u shqetësuar pse erdhi, pasi ne nuk j emi mendimi e askush nuk e di se ç’do t’i vijë në mendje pas disa minutash. Ne nuk j emi mendja dhe as nuk luftohet mendja me mendje. Çdo fiksim krijohet duke i dhënë tepër rëndësi asaj që s’ka, duke u përqendruar tek ajo, pra, jemi ne që i japim “fuqi” obsesionit, i cili do të zhdukej me kalimin e kohës, po qe se nuk do të mund ta bënte “funksionin” duke na trembur e duke na “detyruar” të bëjmë kompulsione apo rituale që quhen keqpërshtatje. Klienti mëson se çdo njeri, në çdo moshë, mashkull apo femër, i ka këto që quhen fantazi e bukur dhe e keqe deri edhe “perverse”. Me to ne veprojmë si me ëndrrat, që të bukurat i tre- gojmë kurse t ë këqiat i “fshijmë” ashtu si fshijmë pluhurat. A duhet të trembet njeriu nga ëndrrat?

Normalisht jo! Kështu pra konsiderojeni edhe këto obsesione si ca ëndrra me sy hapur, nga të cilat mund t ’ j u çlirojë shumë mirë psikoterapia me disa seanca dhe terapitë e “ëmbla” e jo ato me ilaçe që krijojnë varësi e kanë efekte anësore.

Si rasti juaj trajtojmë vazhdimisht, edhe pse çdo klient e kujton veten për rast unik e t ë papërmirësueshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.