Me cilën shenjë mund të jetë mik një Bricjap?

Intervista - - HOROSKOPI -

Në pamje të parë, gjithçka e vë kundër Bricjapin me natyrë të mbyllur, me Akrepin karizmatik dhe llafazan, por pasi ka kaluar faza e parë e njohjes, Bricjapi dhe Akrepi mund të bëhen miq të mirë. Megjithatë, ata duhet të bëjnë kujdes, pasi që të dyve nuk u pëlqen të humbasin. Nëse duan të bëjnë lojëra shoqërore (letra, mos u nxeh, etj.) duhet të jenë në të njëjtin ekip, sepse përndryshe, mund të nxehen gjakrat! Bricjapi-Shigjetari Një Bricjap dhe një Shigjetar mund të bëhen miq, por kujdes, se mund të ekzistojnë fërkime të dyanshme. Karakteri pak si shumë i sinqertë i Bricjapit mund të lëndojë ndjeshmërinë e Shigjetarit. Gjithashtu, paqëndrueshmëria e Shigjetarit mund të mos i pëlqejë Brichjapit, që do ta qortojë pse nuk është gjithmonë pranë tij. Megjithatë, të dyve u pëlqen të qeshin dhe të zbaviten, pra, nuk është e çuditshme të qeshin me të madhe në kurriz të miqve të tyre. Një shoqëri e mundshme, pra, por delikate. Bricjapi-Bricjapi Fraza që thotë se “gjërat e ngjashme, afrohen” merr gjithë kuptimin e vet në një miqësi që lidh dy të lindurit në shenjën e Bricjapit. Këta dy miq do të jenë në harmoni të plotë, pasi lidhja e tyre është bazuar në respektin reciprok. E vetmja e metë e tyre është se janë shumë seriozë dhe u mungon nganjëherë sensi i aventurës. Megjithatë, nëse kanë besim te njëri-tjetri, ato mund të bëjnë gjëra çudibërëse së bashku. Mund t’i shohësh duke u tundur në pistën e vallëzimit, duke bërë koreografi, etj. Në fund, mund të themi se Bricjapi mund të tregohet shumë zbavitës kur rrethohet nga miqtë e ngushtë. Bricjapi-Ujori Ujori dhe Bricjapi mund të jenë miqtë më të mirë të botës, sepse e vlerësojnë reciprokisht njëri-tjetrin. Secili ka cilësi që plotësojnë ato të tjetrit. Binomi Ujor-Bricjap është shumë i mirë për të pasur sukses në mësime, për të lozur me letra, ose për të fituar një turne tenisi dyshe. Në një mbrëmje mes miqsh, të gjithë do ta kenë zili miqësinë dhe mirëkuptimin e Ujorit dhe Bricjapit. Kjo miqësi mund të Bricjapi-Peshqit Një marrëdhënie e qëndrueshme dhe e thellë, kështu është miqësia mes një personi të shenjës së Peshqve dhe një Bricjapi. Shpirti i rafinuar i Bricjapit do të kënaqet nga shpirti artistik i Peshqve. Daljet mes tyre mund të bëhen në një ekspozitë, shfaqje teatrale, ose një shëtitje në natyrë. Që të dy ata janë të qetë dhe mund të krijojnë një miqësi jetëgjatë, me kusht që Peshqit të kuptojnë nevojën për vetmi dhe izolim që mund të ndjejë ngadonjëherë Bricjapi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.