Ka edhe mënyra të tjera...

Intervista - - MUZIKE -

shqiptarët e Shqipërisë: “Shumë o ka ma don” do të thotë kur gjithçka shkon mbarë, kur është një ditë e mirë dhe ke gjithçka që ta do shpirti, ta do zemra...

- Nga ai videoklip, të mbetet në mendje shprehja “A po dalim sonte?” thënë me një zë shumë erotik nga Dhurata. Këtë e përdorim edhe ne, shqiptarët e Shqipërisë dhe ia di kuptimin, por desha të të pyes: Ta kanë thënë shpesh këtë shprehje vajzat?

- Kjo është një shprehje normale që, natyrisht, ma kanë t hënë shumë… - Edhe tani që je i martuar? - Jo, jo, tani jam i martuar dhe nuk kanë pse ma thonë mua... - Po nëse ta thonë? - U them: “Dakord, por do marr edhe Teutën (bashkëshorten) me vete...”. Bëj shaka, ë, se ua kam prerë rrugën kërkesave të tilla tani, pas martese...

- Meqë përmende martesën... Ti je martuar më 2010. Thuhet që dashuria në martesë zgjat tre vjet. Ka ndodhur edhe me ty kështu?

- Jo, jo. Kur vendosa të martohesha me Teutën, nuk kam bërë plane sesa vite do të jemi së bashku, por i kemi dhënë fjalën njëritjetrit për gjithë jetën. Në lidhje me atë shprehjen, unë mendoj se është e kundërta: Në martesë, pas t re vjetëve, fillon t amam dashuria… - E ke seriozisht këtë? - Po, mendoj se pasi kalon një periudhë kohe, e njeh më mirë tjetrin dhe dashurohesh më shumë me të….

- Për ju të dy, janë hapur shpesh t hashetheme se j eni ndarë. Pse ka ndodhur kështu?

- Se ju, gazetarët, i përktheni gjërat siç dëshironi, kur keni të bëni me figura publike, siç jam unë dhe Teuta. Shpikni ndarje e gjëra të tjera vetëm për të vendosur një tit- ull, për të shitur ca kopje gazete, apo për të marrë ca klikime më shumë në internet...

- Pra, gjithçka është e gënjeshtërt, asgjë nuk është e vërtetë në t hashethemet për ndarjen tuaj?

- Jo, asgjë nuk është e vërtetë. As na ka shkuar ndonjëherë në mend të ndahemi, sepse shkojmë shumë mirë dhe e duam shumë njëritjetrin…

- Si reagoni ti e Teuta ndaj këtyre thashethemeve?

- Mua nuk më bezdisin aspak sepse nuk i ndaloj dot e jam mësuar me to, por njerëzit rreth meje, njerëz të afërt, të them të drejtën, i bezdisin dhe i shqetësojnë. - E ke fjalën për Teutën? - Jo, sepse ajo është aktore në profesion dhe e njeh botën e shoubizit. Është mësuar edhe ajo me thashethemet. E kam fjalën për njerëz të tjerë të afërt, që nuk janë mësuar. Ata shqetësohen shumë prej tyre...

- Kohët e fundit ti ke bërë vetëm bashkëpunime me femra t ë bukura, si me Morenën, Marien, Dhuratën apo Arevën. Të gjitha, superseksi! Nuk bëhet xheloze Teuta nga gjithë këto femra të bukura?

- Jo, sepse Teuta e di që këto videoklipe janë pjesë e profesionit tim dhe besoj se ndjen kënaqësi, kur sheh videoklipet, ashtu siç ndodh edhe me mua, kur shkoj në teatër dhe shoh Teutën që luan atje.

- Më bëri përshtypje se në të gjitha videoklipet e tua ka shumë luks e veshje shik që, të them të drejtën, të shkon. Të pëlqen luksi?

- Jo dhe aq shumë, sepse nuk ndjehem rehat në ambiente luksoze, apo i veshur shik. Preferoj më shumë ambientet e thjeshta dhe veshjet sportive.

- As pushime si ato që bën në videoklip, në jaht, me shampanjë në dorë e puro në buzë, nuk preferon të bësh?

- Ah, për pushimet ndryshon puna! Të gjithë do t’i preferonim pushime të tilla, apo jo? Pushimi është pushim. Ia vlen luksi...

- Jo vetëm në videoklipin tënd, por edhe në shumë të tjerë, kohët e fundit, mbizotërojnë femra gjysëm lakuriq. Ka aq shumë, sa Ermal Mamaqi, para disa ditëve, kishte shkruar në Facebook: “Sot u prisha tre herë duke parë videoklipe”. Pse ndodh kështu?

- Ermalin e respektoj shumë. Është i talentuar dhe e ka luksin ta thotë një gjë të tillë, se i shkon…

- Dakord, po pse kaq shumë femra t ë zhveshura nëpër videoklipe?

- Po ç‘të të them unë?! Ja, më thuaj ti, shkon t’i bësh videoklipet verore me femra të shëmtuara e të veshura me fustan të gjatë?! (Qesh)

- Jo, jo, ke të drejtë. Më mirë me të zhveshura, por më thuaj, cilën nga bashkëpunëtorët e kohëve të fundit me të cilat ke bërë duete, e çmon më shumë si këngëtare?

- Te të gjitha projektet e mia unë i kam zgjedhur dhe vlerësuar këngëtaret me tw cilat kam bashkëpunuar. Gjithnjë kam preferuar t ë bashkëpunoj vetëm me këngëtare të niveleve të larta. Të gjitha i vlerësoj.

- Po si vajza, kë çmon më shumë?

- Pa diskutim, Dhurata Ahmetajn, e cila është nën menaxhimin tim. Ajo është pjesë e familjes sime, është si motra e madhe e Tarës, vajzës sime…

- Po si femër seksi, cilën do të vlerësoje më shumë? - Teutën. - Cilën Teutë? - Gruan time… - Të pyeta për këngëtaret me t ë cilat ke bashkepunuar së fundmi?

- Aha, koleget nuk i shoh si femra, por thjeshtë si kolege e bashkëpunëtore…

- Ti ke një përvojë ndërkombëtare. Këngët e t ua j anë pëlqyer edhe në Gjermani, edhe në Turqi. Ke menduar ndonjëherë për karrierë në Europë e Amerikë?

- Normalisht që po. Secili nga ne që merret me muzikë, ka dëshirë të ketë sukses ndërkombëtar, gjë që nuk është aspak e lehtë. Duhet shumë punë e përkushtim dhe mbi të gjitha, duhet shumë fat… - Je duke e kërkuar këtë fat? - Jo, nuk jam duke e kërkuar me këmbëngulje, por po punoj për projekte në gjuhën angleze dhe, nuk i dihet. Asnjëherë nuk është vonë…

- Në Shqipëri vjen rrallë, ndërsa në Greqi të shohim më shpesh mes shqiptarëve. Madje, më 4 tetor je i ftuar nga grupi rinor “Albanians DJ” për një koncert madhështor në Athinë…

- Në përgjithësi, unë preferoj shumë vendet e nxehta e në veçanti, Greqinë. Shkoj me shumë qejf aty, sidomos për koncerte, se publiku shqiptar aty është i jashtëzakonshëm, fenomenal. Ndjej shumë kënaqësi kur jap koncert aty...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.