Kush po e shkatërron RTSH-në?

Intervista - - TELEVIZION -

abuzime skandaloze duke u justifikuar me reforma? Koha ndryshon shumë gjëra, por nuk fshin kurrë asgjë.

- Sa e përgatitur je kur gjendesh përballë problemeve që shfaqen?

- Njerëzit përballen me shumë sfida në jetë, por më e vështira është si të mbeten njerëz. Nëse arrin të bësh këtë, atëherë të gjitha problemet, do të jenë një leksion i mirë jete dhe nuk do lënë asnjë shenjë tek ty. -E kënaqur me veten? -Jam krenare për veten dhe këtë nuk kam turp ta pranoj. -Diçka për të korrigjuar? -Mërzitjen… Askush nuk e meriton atë... -Sa e afërt je me kolegët? -I respektoj shumë kolegët e mi. Të jesh me karakter, do të thotë të jesh i drejtë edhe kur nuk të shikon askush. Këtë përpiqem të bëj gjithmonë me ta.

- Një surprizë e pa- një konflikt të hapur në media për ditë me radhë. Falë aftësive të mia menaxhuese në studio, por edhe falë kulturës së tyre, çdo situatë kaloi shkëlqyer në një emision të gjatë dhe plot diskutime.

-E mendon veten gjithmonë në këtë lloj gazetarie?

-Për momentin, po. Nuk kam menduar asnjëherë seriozisht që të largohem nga sporti, por të ardhmes asnjëherë nuk i dihet.

-Cila do të ishte një mundësi tjetër për t’u parë?

-Një post drejtues në media. Pse jo, do të vijë shumë shpejt edhe ai moment. Megjithatë, një gjë është e sigurt, nuk do të bëj asnjë reformë që ta shkatërroj sportin, siç po bëjnë sot drejtuesit e RTSH-së. -Pasione të tjera cilat janë? -Të shkruaj, të lexoj dhe të shëtis pa fund. Nuk lodhem kurrë nga pasionet e mia.

- Prezantimi, një eksperiencë që do të të pëlqente të përsëritej?

-Një nga eksperiencat më të bukura në jetë. E kam fjalën këtu për prezantimin e Festivalit të 50të të Këngës në RTSH. Kam realizuar edhe shumë prezantime të tjera, por kjo është eksperienca më e veçantë. Do të doja shumë të përsëritej, ajo skenë është magjike dhe të mbush me një energji të papërshkruar. Shpresoj që të ketë sërish vend për gazetaret në skenën e Festivalit.

-Si nis dhe përfundon një ditë e jotja?

- Nis me punën e përditshme në televizion, projektet e takimet e shumta dhe përfundon në vatrën time familjare, në shoqërinë e bashkëshortit tim dhe mbrëmjeve që kalojmë bashkë.

-Për çfarë shqetësohet Enkeleida? -Nga mungesa e mirënjohjes. -Çfarë të mbush me gëzim? -Një shtëpi e mbushur me personat që do.

-Cili është libri i fundit që ke lexuar?

-“Muzeu i pafajësisë” nga Orhan Pamuk.

- Ke qenë gjithnjë një nxënëse e mirë?

-Po. Kam patur gjithmonë një raport shumë të mirë me mësueset, sidomos me ato të letërsisë. Ndanim bashkë pasionin për të lexuar, shkruar dhe recituar. Ka qenë gjithmonë pika ime e fortë.

-Si kush ke dashur të bëhesh e vogël?

-Nuk kam në mendje ndonjë person të veçantë, por jam e sigurt që gjithmonë kam dashur të bëhem shkrimtare. E duke qenë se sot jam gazetare, jam shumë afër kësaj ëndrre të fëmijërisë.

-Një stimul që do të të nxiste për një ndryshim?

-Në të vërtetë, kohët e fundit kam parë nga afër një projekt fantastik të “Moscoë Club Albania” që do të jetë në majën e klubeve në Shqipëri, duke u kthyer në një pikë kyçe për publikun e jetës së natës. Kjo më ka bërë të mendoj t’i rikthehem një argëtimi të munguar prej kohësh sepse më në fund edhe vendi ynë do të ketë një vend si gjithë bota e qytetëruar për të kaluar orë të këndshme emocionale dhe artistike. Jam shumë e apasionuar pas DJ me famë si Armin Van Buuren, Tiesto apo edhe David Guetta e mendimi që mund të kemi këtë cilësi muzike në Shqipëri, më nxit shumë të shfaq një anë tjetër timen.

-Ka patur një kohë të humbur në jetën tënde?

-Kohë e humbur është kur të tjerët nuk vlerësojnë prezencën tënde... Atëherë bëji që të ndjejnë mungesën tënde.

- Në ç’lloj miqësie beson Enkeleida?

-Në miqësinë e sinqertë, të drejtë dhe pa interesa. Ju do të thoni që nuk eksiston… unë e kam gjetur tek familja ime.

-Miqësitë e tua i kanë rezistuar kohës?

-Po, patjetër. Kam miq dhe mikesha prej shumë vitesh dhe jam e lumtur për këtë. Ndoshta nga përditshmëria nuk takohemi shumë shpesh, por kur e bëjmë e nisim aty ku e kemi lënë.

-Për të rrëfyer diçka do të zgjidhje shoqen, apo mamanë?

-Mamanë, patjetër. Ajo është më shumë shoqe se kushdo tjetër.

-Çfarë mendon për femrat brenda dhe jashtë mureve të shtëpisë?

-Unë jam ndryshe, brenda dhe jashtë mureve të shtëpisë. Në shtëpi jam shumë e dashur, e brishtë dhe plot pasion, ndërsa jashtë, e fortë dhe luftarake.

-Si dhe sa mendon se kanë ndryshuar marrëdhëniet femërmashkull kohëve të fundit në Shqipëri?

-Në Shqipëri ka nisur të ndryshojë koncepti i lirisë dhe kjo bën të ndryshojnë edhe marrëdhëniet në çift, në punë, apo edhe ato rastësore femër-mashkull. Femra ndihet shumë më e fortë dhe me të drejta të barabarta, edhe pse në përditshmëri të qëllon të hasësh kafshë që ende fyejnë dhe trajtojnë keq femrat. Është çështje kulture dhe mentaliteti.

-Shumica e miqve dhe mikeshave të tua, janë të martuar, apo single?

-Të martuar, pa dyshim, por ka ende edhe ndonjë që nuk e ka bërë këtë hap.

-Dashuritë me diferencë të madhe në moshë, mendimi yt për to?

- Asnjëherë nuk mund të paragjykosh një raport. Gjëja më e mirë që mund të arrish në jetë, është të gjesh një njeri që t’i njeh të metat, gabimet, dobësitë dhe sërish mendon që ti je absolutisht një njeri i mrekullueshëm. Nëse kjo ndodh, atëherë mosha nuk ka r ëndësi, por nëse nuk ka dashuri, çdo gjë tjetër del zbuluar.

-Ç’më thua për dashurinë që të ka trokitur te porta?

-Nicholas Sparks ka thënë: “Atje jashtë, ekziston një djalë që është i destinuar të jetë dashuria jote, shoku yt më i ngushtë, shpirti yt binjak” dhe unë këtë djalë, kam patur fatin ta takoj në jetë dhe ta ndaj çdo ditë timen me të.

-Çfarë është pasuruese për shpirtin?

-Të dish sa më shumë. Asnjëherë nuk do të lodhesha me dijen.

-Sa e vlerëson paranë?

-Shumë, nuk jam më si dikur. Të vlerësosh paranë, do të thotë të vlerësosh punën dhe veten.

-Një blerje që e ka justifikuar cmimin? -Unaza ime me diamant. -Gëzimet familjare, apo daljet me shoqërinë janë më shumë në tipin tënd?

-Gëzimet familjare, kryesisht. Unë jam shumë e lidhur me familjen time dhe çdo festë e kalojmë së bashku. Por edhe me shoqërinë, më pëlqen shumë kur mblidhemi e festojmë pa u kujtuar sa shkoi ora.

-Diçka që do të të bënte të dilje nga vetja?

-Nëse dikush do të provonte të cënonte familjen time. E kam shumë të shenjtë.

-Vit pas viti, e gjen veten më të fortë, apo më të brishtë?

-Më të fortë dhe kjo falë mbështetjes dhe kurajos që më jep çdo ditë Flori, bashkëshorti im. Kjo botë është vend sprove. Njeri i fortë është ai që mirësinë e pret me falenderim dhe vështirësinë me durim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.