Sherr mes Ulpiana Lamës dhe Tunës

Intervista - - JAVA VIP -

Nëse nuk do t ë ndodhte, nuk do ta merrnim me mend kurrë se mund të ndodhte. Po flasim për sherrin midis Ulpiana Lamës dhe Tunës.

Ka qenë pikërisht Ulpiana ajo që e ka nisur këtë “lojë”, pasi e ka ironizuar Tunën nëpërmjet një statusi në Facebook ku shkruan: “Me rastin e zbardhjes së bisedës Barrozo-Putin ku ky citohet të ketë thënë se “mund ta marrë Kievin për 2 javë” (Seriously?!) pyetja ime është: Çfarë kanë të përbashkët këngëtarja shqiptare Tuna dhe presidenti rus Putin? Refrenin “un e boj se muna” (unë e bëj se mundem)! E para, si mendësi dominuese e shoubizit që, për të shitur, duhet të skandali- zosh. I dyti, si d e monstri m arrogant i një pushteti që ka forcën, por jo përgjegjësinë”. Dhe pas kësaj, sigurisht që do të vinte edhe reagimi i Tunës e cila i është kundërpërgjigjur Ulpianës duke i t hënë që të merret me horoskop e me dantella dhe të lërë mënjanë diplomacinë e shoubizin, aq më tepër tani që nuk është më prezantuese.

Dhe, ish-prezantuesja, e çuditur për reagimin ndaj statusit që duke e konsideruar një metaforë, ajo pretendon se nuk i drejtohej Tunës, e ka mbyllur me një tjetër status: “Nga e prisja kundërpërgjigjen e nga më erdhi!... Ku më rrihte mua e si u banalizua!”. Në fakt, nga e priste Ulpiana kundërpërgjigjen vallë?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.