Arbana Osmani heq dorë nga ekrani!

Intervista - - JAVA VIP -

Ka qenë vetë moderatorja e njohur e Top Channel, Arbana Osmani që, ndërsa ka qenë e ftuar në emisionin “Jamais Vu”, ka bërë publik lajmin se është shtatzënë. Në fakt, kishte kohë që po dëgjonim zëra për një shtatzani të mundshme të Arbanës, por kjo ka qenë hera e parë dhe e vetme që ajo e ka pranuar një gjë të tillë. 30 vjeçarja Osmani është e martuar prej shumë vitesh me Ardit Keron dhe, pas një karriere të suksesshme, Arbana ka menduar se ky është momenti i duhur për t’u shkëputur nga televizioni dhe për t’iu përkushtuar mëmësisë. Kështu, këtë sezon, Arbana do të shkëputet plotësisht nga Top Channel dhe do të shijojë gjithë muajt e shtatzanisë, duke mos lënë pas dore, sigurisht, edhe qëndrimin përpara ekranit të shtëpisë, në këtë sezon të ri. Ndërkohë, janë Alban Dudushi e Ornela Bregu dy emrat që pritet të prezantojnë këtë vit sezonin e ri të emisionit “E Diell”, në krye të të cilit ishin dikur Arbana, Ledioni dhe Xhemi, e cila, nga ana e saj, është shtatzënë për herë të dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.