Intervista - - TELEVIZION -

E dashur, jam duke i dhënë përgjigjet me telefon dhe thonjtë e gjatë më pengojnë që të shkruaj”. Ky ishte mesazhi i parë që mora nga Diellza Kolgeci, pasi ramë në ujdi për të realizuar një intervistë bashkë. Pasi ke marrë një OK nga Diellza, çdo gjë të bëhet më e lehtë. Është fat të intervistosh një personazh si ajo. Është e drejtpërdrejtë në përgjigje, nuk i anashkalon pyetjet, është e sinqertë dhe ka batutë... Komunikimi me të ka qenë online, për shkak të impenjimeve që ajo ka pasur dhe vazhdon të ketë, gjatë gjithë kohës, por edhe pse në plazh, asnjëherë nuk është totalisht e shkëputur. Ja, për shembull, përgjigjen e pyetjes së fundit të intervistës ( e cila ishte shtesë), e kam marrë nga Diellza në orën 23.00 të mbrëmjes. Shumë e përgjegjshme dhe korrekte. Nuk e di pse më shkruhen vetëm fjalë të mira për Diellzën, ndaj po e mbyll me kaq. Të tjerat, lexojini më poshtë...

Enkeleda Kurcani: - Që ta fillojmë mbarë, Diellza, si dhe pse dreqin je kaq seksi?

Diellza Kolgeci: - (Qesh) Faleminderit për komplimentin, besoj se jam e formuar mirë fizikisht, falë geneve, sportit që e bëj nga mosha 3 vjeçe, si dhe stilit të jetës. Domethënë, unë preferoj ushqimin e shëndetshëm dhe sportin, për një dukje sa më natyrale.

- Mendon se mund të kompleksohen femrat e tjera që rrinë krah teje?

- Nuk e di se si ndihen femrat tjera afër meje, por duke marrë parasysh se shoqërohem me gra te mençura e me vetëbesim, jam e sigurtë se ndihen mirë afër meje. E atyre të cilave u mungon vetëbesimi, shpesh mundohem t‘u jap vetëbesim.

- Mund të të bëj një pyetje paksa delikate? Të ka propozuar ndonjëherë një femër?

- (Qesh) Woooow çfarë pyetjeje! Jo, ende jo, as s‘e kam menduar se si do të kisha reaguar në këtë propozim.

- Aktualisht,

j e me pushime në Mal të Zi. I ke çmendur malazezët, apo jo?

- Çdo herë pushimet i filloj me bregdetin e Malit të Zi e pastaj ndërroj vend dhe i përfundoj prapë me Malin e Zi. E, sa për malazezët, shpresoj të mos çmenden, sepse unë çdo vit jam në vendin e tyre. Andaj le të mbahen të fortë! (Qesh)

- Përse ke zgjedhur shtatorin për të pushuar?

- Pushimet i filloj që nga qershori, por ndërkohë kthehem në Prishtinë për punë të vogla dhe prapë iki në bregdet. Kështu që, zakonisht, 2 muaj jam pranë detit.

- Fotot që ke postuar në Facebook, më shumë e tregojnë Diellzën vetëm. Kush të shoqëron në këto pushime?

- Është shumë interesante... Në të vërtetë, unë j am njeri shumë i shoqërueshëm dhe çdo herë jam me shumë shokë e shoqe, mirëpo pushimet i filloj vetëm dhe 10 ditë jam krejtësisht vetëm në banesën time, që ka një pamje perfekte kah deti. Më shoqërojnë qenushat dhe librat. Pastaj, vijnë familjarë e miq, por mbas asaj kohe që e kaloj vetëm me natyrën dhe detin. Dy muaj janë mjaft, që t‘ i ndaj edhe për vete, edhe me shoqëri. Mendoj se njeriu ka nevojë, një herë në vit, t‘ i kalojë së paku 10 ditë me veten dhe natyrën.

- Çdo gjë që ka të bëjë me artin dhe të bukurën e ke provuar: Moderim, fotografi, modeling, muzi kë, vi deoklipe, f i l m, kurorë Missi... Ka mbetur ndonjë gjë tjetër pa provuar?

- Bota e artit dhe t ë bukurës është s humë e madhe, është ushqimi më i mirë për shpirtin. Ka shumë çka t ë përjetohet në atë botë të madhe, e cila ka shumë larmi, prandaj ka shumë të tjera që s‘i kam provuar prej saj...

- Cila prej eksperiencave t ë mësipërme ka qenë më e paharrueshmj a?

- Eksperiencë e bukur ka qenë xhirimi i filmit me Faruk Begollin, në vitin ‘97 nga regjisori Ekrem Kryeziu, “Dashuria bjeshkëve të nemuna”. Po ashtu, eksperiencë e bukur ishte përfaqësimi i Kosovës për herë të parë në Miss Evropa, ku unë u zgjodha Miss Body of Europe. Eksperiencë e bukur ishte edhe koha kur i sha moderatore në Top Channel, në emisionin “E diell” etj.

- Cilën prej tyre do vijosh të ndjekësh më tutje?

- Aktrimi, modelimi, moderimi janë ato të cilat ende here pas here i bëj, pavarësisht nga projektet që zgjedh.

- “Dashuri e Bjeshkëve të Nemuna 2” ishte një r i kthim për t y pas rreth 17 vitesh. U komentua një skenë nudo në këtë film. Po ti, ç’koment ke?

- Po, pikërisht mbas 17 viteve, u ktheva në këtë film. Sa i përket skenës topless e jo nudo, sepse nuk isha nudo; kjo është koment uar më shumë, sepse vetëm ajo skenë është publikuar në youtube dhe është normale të komentohet, kur s‘ ka pas pjesë t ë t j era. Mirëpo, në premierë, nga kritikuesit e filmit, gazetarët dhe publiku, është komentuar loja ime natyrale. Në film është komentuar komplet paraqitja i me, sepse ata kanë pas rastin ta shohin filmin në tërësi e jo vetëm një sekuencë disasekondëshe.

- Në një emision radiofonik ke deklaruar se nuk e ke problem të bësh foto nudo ( artistike), si edhe filma erotikë. Ke pasur oferta të tilla deri më tani?

- Pyetja më është bërë: “A do të pranoje të luaje në ndonjë film erotik?”. Kam thënë që skena romantike dashurie (më pëlqen t`i quaj kështu) do të pranoja të luaja, nëse ato arsyetohen në film, mirëpo erotika keqkuptohet shpesh, ose ngatërrohet me skena dashurie. Nuk mund të quhet film erotik, një film i cili ka një skenë dashurie. Unë e kam thënë dhe po e them prapë që, dy të rinj në një dhomë nuk luajnë shah; dihet që ata kanë momente r omantike në jetën reale, andaj edhe në film paraqitet jeta e njerëzve normalë, apo jo?!

- Më the se do të jesh mjaft e zënë me disa projekte. Për ç’projekte bëhet fjalë?

- Jam e angazhuar me një “talk shou”, emision ky i i deuar nga unë. Për më shumë informata, takohemi në i ntervistën t j etër. (Buzëqesh)

- “Bang bang” është videoklipi i Orinda Hutës, në të cilin ti ishe protagoniste. Si rezultoi ky projekt? Pse vetëm si e ftuar speciale dhe jo si këngëtare?

- Para tre viteve unë realizova një kalendar bardhë e zi, ku secila foto kishte një kuptim më vete dhe një tekst nga këngët e viteve ‘70-‘80. Nga njëra foto, Orinda gjeti inspirimin, sepse ia kisha dhuruar kalendarin kur isha në Vizion Plus. Në atë foto është një pjesë e këngës “Bang Bang” nga Nensi Sinatra. Orinda më kontaktoi dhe më tha se do të kishte pas dëshirë që unë të isha protagoniste në klipin e saj. Ma shpjegoi idenë e skenarit, që ishte inspiruar nga fotoja ime dhe, më pëlqeu ideja. Ishte ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim, ndaj pranova me kënaqësi. Ishte po ashtu bukur që, unë, sadopak, të ndihmoja rikthimin e Orindës, sepse ajo është një këngëtare dhe artiste shumë simpatike. Më pëlqen stili i saj.

- Herë pas here ndodh të merren fotot nga Facebooku dhe, mbi to, bëhet një lajm. E ke pasur këtë problem?

- Jo, nuk më pengon nëse portalet marrin fotot nga Facebooku im dhe ato bëhen lajm, për aq kohë sa ai lajm është i saktë dhe nuk deformohet nga ana e atyre që e marrin.

- Reflekton mjaft pozitivitet dhe, duket e zorshme t ë zi hesh me t y. Ndodh?

- Unë mundohem të jem sa më pozitive, sepse jeta është e shkurtër dhe është gjynah ta shpenzojmë kot. Çdo gjë që më sjell jeta mundohem ta kuptoj dhe t‘ia gjej zgjidhjen. Ndoshta për këtë energji më ndihmon edhe ajo se si jam rritur dhe stili i jetës. Jam person që e dua shumë natyrën dhe kaloj kohë të mirë duke e shijuar atë. Por, edhe unë jam njeri dhe di të bëhem nervoze. Nuk është e zorshme të zihesh me mua; vetëm trego- hu njeri i paedukatë, i padrejtë dhe do habitesh se si të trajtoj, më keq se një obj ekt. Nuk i dua asapak njerëzit negativë, të cilët nuk dinë çka është edukata dhe korrektësia.

- Kush janë miqtë e tu më të mirë, në Prishtinë dhe në Tiranë?

- Kam shumë miq si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë. Nuk dua t‘i them me emra sepse lista do të ishte e gjatë dhe nuk dua të anashkaloj asnjeri, por mund të them se jam me fat që i kam ata, sepse i kam pranë për çdo gjë.

- Etiketohesh si një ndër vajzat jo vetëm seksi, e bukur, por edhe inteligjente. Nuk ka mundësi të jesh kaq e mirë; duhet të ketë diçka që nuk shkon te ti...

- ( Qesh) Faleminderit shumë për këto vlerësime, Enkeleda, duhet të pimë kafe dhe të më gjesh ndonjë të metë. ( Qesh) Ndoshta e meta ime është se jam hiperenergjike. (Qesh)

- Ëmbëlsirën po e lëmë në fund, “Ai”. Ç’mund të na thuash për të? Është temë e lirë kjo...

- Ah, “AI” hmmmmm AI, në të ardhmen, duhet të jetë një burrë i denjë, baba perfekt dhe një shok besnik.

- Po në të tashmen, si është?

- Ngaqë e dua jetën, e dua edhe veten, kuptohet që ai duhet të jetë; si në të kaluarën, si në të tashmen, ashtu edhe në të ardhmen: partner, burrë, shok i denjë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.