Monserrati ngelet shtatzënë

Intervista - - TELENOVELA -

fund Alehandro të përballet me Hoze Luisin.

Virxhinia i kërkon Dimitrios që ta ndihmojë për të mbajtur një sekret dhe e siguron se do t’i japë ç’t’i kërkojë. Duke përfituar që janë vetëm, ajo i rrëmben një puthje. Alehandro është vetëm me Monserratin dhe i thotë se dëshiron që ata të jenë të lumtur së bashku dhe nis ta puthë.

Antonio i jep lamtumirën Ale- handros, duke i thënë se për çështje personale nuk mund të vazhdojë të punojë me të, por vjen policia dhe kërkon Antonion. Ata thonë se ai akuzohet si vrasësi i Loretos, por Alehandro i del në mbrojtje, duke thënë se Antonio është një njeri besnik.

Makario vjen shumë i shqetësuar në shtëpinë e Alehandros dhe e informon ata se u zbulua ndërsa po përpiqej të ndihmonte Antonion të largohej. Monserrati, shumë e frikësuar, pyet nëse ata e vranë Olivaresin.

Hoze Luisi futet në dhomën e Anxhelikës, ajo zgjohet dhe ai i kërkon që të mos bërtasë për të kërkuar ndihmë. Anxhelika e fsheh në dollap, por e motra vjen në dhomë për të kërkuar disa gjëra. Anxhelika përpiqet të nxjerrë jashtë, por ajo këmbëngul dhe hap dollapin. Kur zbulon Hoze Luisin, përpiqet të bërtasë, por gojën ia mbulon Anxhelika. Dimit r i o është j ashtë dhomës së gjumit...

Pedro e r r eh Esmeraldën, ndërsa e kërcënon të mos tregojë asgjë në lidhje me jetën e tij. Ajo është e frikësuar nga goditjet e tij. Karlota dhe Monserrati flasin për krijimin e një familjeje me Alehandron. Në një natë të veçantë, Alehandro dhe Monserrati i jepen pasionit, për të kapërcyer mëritë e kaluara dhe për të rifituar kohën e humbur. Monserrati, së shpejti, do të të lindë fëmijën e Alehandros...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.